U shėnua nė Nju Jork , 96 vjetori i "Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe" 26.03.2007

 

 

nga BEQIR SINA, Nju Jork 

 

 

 

Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911 e udhėhequr nga Dedė Gjo Luli : Kthesė e rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptar

 

 

 

EASTCHESTER - BRONX(NY):   Shoqata Atdhetare"Dedė Gjo Luli" dhe Fondi Humanitar "Malėsia", organizojė tė shtunėn nė mbrėmje, nė lokalin "Eastwood Manor" nė Bronks - Nju Jork, mbrėmjen festive me rastin e 96 vjetorit tė "Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe". E njohur si Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911 - nė dhjetėvjeēarin e parė i shek XX e sidomos, viti 1911-tė, shėnon njė faqe tė ndritur e tė paharrueshme tė qėndresės burrėrore tė malėsorėve tė Mbishkodrės, tashmė e mirenjohur historikisht me emrin Kryengritja e Malesise se Madhe. 

 


 

Autori i librit,"Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911", z. Gjergj NikPrelaj, shkruan se :"  Viti 1911, ėshtė njė kthesė e rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptar. Kjo kthesė nuk ėshtė njė ngjarje historike e rastit, por, rezultat i tėrė luftės sė deriatėhershme tė kėtij populli pėr ēlirim kombėtar nga sundimi pesėshekullor osman, nė mėnyrė qė pas njė rruge tė rėndė dhe tė mundimshme kundėr kėsaj perandorie tė madhe, populli shqiptar tė realizonte, qofte edhe pjesėrisht,qėllimin e vet,pėrkatėsisht sovranitetin nė njė pjesė tė hapėsirės sė vet historike dhe etnike.Nė tė gjitha kėto ngjarje historike njė vend tė vecante zė Malėsia, e cila, nuk e njohu plotėsisht pushtetin qėndror osman dhe as nuk I zbatoi ligjet turke,por nė radhė tė parė , tė drejtėn zakonore, tė quajtur si Kanuni i Lek Dukagjinit.Nė Malėsi asnjėherė nuk pushoi lufta pėr liri dhe pavarėsisht nga faktit se kjo pjesė e popullit shqiptar gjithmonė gėzonte autonomi fisnore me njė organizim tė posacėm administrative.Kryengritja e Malėsisė e Vitit 1911 ėshtė lėvizje e armatosur e kryesisht fiseve tė saj: Hotit ,Grudės,Kelmendit,Kastratit dhe Shkrelit. Pėrkujtimi i kėsaj kėsaj ngjarje nė bashkėsinė shqiptare nė Nju Jork, ka zėnė njė vend tė veēantė, thuajse pėr ēdo vjet nga kėta malėsorė shqiptarė, tė cilėt, nė kohė dhe rrethana tė ndryshme emigruan nė SHBA-ės. Ata me anė tė kėtij pėrkujtimi jo vetėm qė synojn tė japėn njė kontribut tė madh nė ndriēimin e historisė sonė kombėtare, por me shumė zell tua lėnė trashėgim edhe fėmijeve tė tyre.

 

 

 

      Tubmin e ka drejtuar Sandėr Sinishtaj, Drejtuesi i kėsaj mbrėmje Sandėr Sinishtaj : Ju faleminderojė pėr pjesmarrjen tuaj nė kėtė pėrkujtimore kushtuar 96-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. Pėrkujtimore, tė cilėn ne e kemi ndarė nė dy pjesė nė atė akademike dhe atė muziko - argėtuese tė pėrgatitur nga SHKA "Bashkimi Kombėtar" kėngėtaren e mrėnjohur  Lirie Dedvukaj, Isa Gjokaj dhe David Stanaj. Sot, ne po kujtomė heroin tonė kombėtar Dedė Gjon Luli, kėtė prijsė, i cili, luftojė qė brezat e ardhėshėm tė jetonin tė lirė. Mirpo, fakeqėsisht populli shqiptarė vazhdojė tė pėrjetojė momente tė errėta. Liria e tij ende vazhdon tė privohet nė disa troje etnike shqiptare , sidomos nė Mal tė Zi. Por sa filluam tė shpėtojm e tė lirohemi nga torturat dhe keq trajtimet e shetit policor nė Kosovė, nė Mal tė Zi, ndaj shqiptarėve po kryen tortura dhe keqėtrajtime, burgosje dhe shantazhe pėr shqiptarėt, me tė vetmen arsye se ata janė shqiptarė", tha Sinishtaj.

 

 

     Ai kėrkojė mė pasė qė me njė minut heshtje tė nderojnė tė gjithė heronjėt e dėshmorėt e kombit. Mė pasė dy solistė tė SHKA "Bashkimi Kombėtar", kėnduan hymnet kombėtare tė tė dy vendve SHBA-s, dhe atė tė R, sė Shqipėrisė. Famullitari i Kishės Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės” nė Hartsdale, New York, i pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj, me kėtė rast, tha  tė bėjmė njė lutje tė posaēme pėr popullin liridashės tė Kosovės, qė tė fitojė pavarėsisnė. Nė pėrkujtim tė kėtij rasti, viojė ai, tė kėtij kujtimi ndaj heroit tonė kombėtarė Dedė Gjon Luli, dhe tė gjithė herojve tanė, le t'a lusim Zotin, t'a bekojė kėtė tubim, tė bekojė herojtė tanė, tė bekojė popullin shqiptarė kudo qė jeton e ndodhet ai sot, gjithashtu edhe kėtė ushqim qė po marrim tij - Amen !.

 

    Folėsi kryesorė i kėsaj mbrėmje ishte sekretari i Shoqatės Atdhetare"Dedė Gjo Luli", zoti Marijan Berishaj. Ai foli rreth rrugės qė kalojė kjo kryengritje, e cila pati jehonė tė madhe.

 

 

     Marjan Berishaj, evokoi ngjarjet e kryengritjes, qė paralajėmruan pavarėsinė e Shqipėrisė. Ai saktėsoi se Kryengritja filloi me 24 mars 1911, dhe zgjati deri me 4 gusht tė po atij viti.E udhėhequr totalisht nga malėsorėt trima do ėt njihet ėn histori si Kryengritja e Malėsisė sė Madhe. Kryengritėsit morėn rrufeshėm nėn kontrollin e vet karakollat turke tė Rapshės sė Hotit, duke u pasuar me karakollėn e Cemit, Traboinit, Vermoshit, Selcės, Selishtit, Pikalės, Fundėnės- Lloparit, Omerbozhajve, kalanė e Vranės, fortifikatėn nė Pllanicė, Majėn e Helmit, Deciqin, duke future kėshtu tė gjithė Malėsinė ėn kryengritje, madje duke kaluar edhe nė Kelmend. Kulmi I kėsaj kryengritje pėr folėsin e tubimit, z, Berishaj, ishte 6 prilli, ku ėn Bratile tė Deciqit, nėn urdhėrine  trimitDedė Gjo Luli, kushėriri I tij, nikė Gjelosh Luli sė bashku me Gjon Ujk Miculin dhe Pjetėr Zefin ngritėn tė lirė flamurin shqiptar. Pėr Berishajn, flamuri shqiptar, qė valvitej pas 432 vjetėsh robėri, shpalosėn aspiratat e shqiptarėve pėr shtet tė pavarur nė Ballkan....

 

 

       Pas bekimit tė kėsaj mbrėmje, fjalėn e mori diplomati shqiptar nga Misoni ynė nė Kombet e Bashkuara, z. Ardis Stasoli.  :"Zonja e zotėrinj !, tha Stasoli, ngjarje tė tilla historike, nuk shėrbejnė vetėm pėr t'u mbledhur sė bashku nė njė tyrezė, mbi tė gjitha ato shėrbejnė pėr tė risjellė historinė, pėr tė rikujtuar tė kaluarėn tonė, dhe momentet mė tė rėndėsishme tė saj me qėllim qė brezat e rinj tė mėsojnė mbi vetveten. Ne kemi nevojė qė vazhdimisht tė ri-vizitojmė historinė tonė dhe tė nxjerrim mėsime prej saj. Gjatė fjalės ai pėrmendi faktin se :"Vendi ynė nė kėtė moment gjendet mė pranė se kurrė pėr realizimin e dy ėndrrave tė kahmotėshme, e para pavarėsia e Kosovės, dhe e dyta , integrimi nė familjen Europiane. Por, pavarėsisht se gjendemi mė pranė se kurrė nė realizimin e tyre, ngelet ende shumė pėr tė bėrė. Koha qė jetojmė vazhdonė tė na paraqitete si sfidė ashtu siē paraqitej pėr gjyshėrit tanė vite mė parė. Nė kėtė kontekst, pėrfundojė diplomtai shqiptar,:"Duke ju urura edhe njėherė pėrvjetorin e 96-tė tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, ngjarje kjo qė shėnoi fillimin e krijimit tė shtetit shqiptar dhe duke uruar nė tė njėjėtn kohė qė sė shpejti te jemi duke festuar dhe pavarėsinė e Kosovės, ju konfirmojė mbėshtetjen e Misionit tė R. tė Shqipėrisė nė OKB pėr ēdo iniciativė dhe projekt nė ndihmė tė zhvillimit tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

 

 

  

         Ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut,Joseph J. DioGuardi, presidenti i Lidhjes Shqiptaro - Amerikane, ndėr tė tjera tha se:" Gjatė  kohė unė mėsova edhe pėr Ded Gjon Lulin, heroin tuaj kombėtar, i cili, luftojė pėr kauzėn shqiptare. Njeriun, i cili sipas historisė ka ngritur i pari flamurin shqiptarė, edhe mė parė se Ismail Qemali. Ai e bėri kėtė qė tė njihej indetiteti shqiptar, para pushtimit sllavo-sėrb. Fatmirėsiht, ngritja e flamurit pra 1912-tės, bėri atė qė tė njiheshin shqiptarėt. Kėta, pra sipas tij, janė herojt shqiptar, tė cilėt ne edhe po kujtojmė sot, nė 96- vjetorin e Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. Ėshtė turp pėr njė vend qė nuk njeh heronjėt e tij. Dhe ėshtė edhe mė turp pėr ēdo komb qė nuk pėrkujton heronjėt e tij. Shqiptarėt megjithse njė popull i vogėl por, kanė njė histori tė madhe dhe tė shėndėrritėshme. Ka shumė heronjė. Tė cilėt sakrifikuan dhe u flijuan pėr kombin shqiptar. Dhe kėta heronjė jetojnė deri nė ditėt tona. Mbrėmjen e pėrshėndeti edhe  udhėheqėsi i Shoqatės Ndėrkombėtare "Solider" me seli nė Gjenevė, zoti Astrit Leka, i ardhur nga disa vende tė Amerikės Jugore(Argjentina, Uruguaji dhe Kili), ku siē tha ai kishte shkuar tė promovonte njė ide tė tijėn, pėr vendosjen e statujės sė Heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu, nė njė ndėr sheshet e kėtyre kryeqyteteve.

 

 

     Mysafir i kėsaj mbremje ishte dhe senatori i shtetti tė Nju Jorku, Jeff Klein me bashkėshorten e tij.: "Mė vjen mirė qė ndodhem mes jush nė kėtė celebrim. Me shqiptarėt jamė ndier gjithmon i lumtur dhe krenar. Pasi ju edhe hebrenjėt keni njė histori tė njėjtė. Njė histori tė shkruar me plotė sakrifica . Ju jeni njė nga popujt mė tė integruar nė kėtė vend. Unė, tha ai jamė njė mbėshtetės i juaji dhe i qėllimeve tuaja nė punėn e kontributin tuja pėr pavarėsinė e Kosovės". Nė fund tė mbrėmjes zoti Gjoke Gojēaj, kryetar i
shoqatės "Dede Gjo Luli", duke iu falemnderuar pjesmarrėsve, tha se :'Pjesėmarrja e juaj, jo vetėm qė na gėzonė dhe na nderonė , por pėr mė teper  dhe kujton kėtė pjesė tė historisė tonė kombėtare, vendlindjen tonė.  Shoqata Atdhetare"Dedė Gjo Luli" dhe Fondi Humanitar "Malėsia", organizojė njė fushat mbledhje parash, pėr familjet e tė 18 tė arrestuarve shqiptar nė burgjet malaziese, gjegjėsisht familjet e tyre me 40 mijė dollarė, tha ai. Darka  nė restorantin Eastwood Manor nė Bronx, New York, vazhdojė me, recitime, rapsodi popullore dhe argėtimin e kėngėtarve tė  mirėnjohur  Lirie Dedvukaj, Isa Gjokaj, Albert Stanaj dhe David Stanaj, me grupin e Bashkimi Kombėtar nga Nju Jorku.

 

 
 
Malesia.Org ® - Tuz Malėsi
All rights reserved
© 2000 , 2007