|
''Festimi'' i 96 vjetorit tė kryengritjes sė
Malėsisė
07.04.2007
Shqiptarėt pėr ēdo vit kremtojnė festat mė
tė rėndesishme historike, njėra nder kėto festa ėshtė edhe
pervjetori i kryengritjes sė Malėsisė. Mbasi qė nė tė gjitha
teritoret shqiptare festohen datat historike, pėr Malėsinė
njėra nder datat mė tė rėndesishme ėshtė edhe pervjetori i
kryengritjes sė Malėsisė kur burrat dhe burrėreshat e ketyre
vendeve me 6 prill tė vitit 1911 arritėn tė mboshtin
kupatorin shekullor tė popullit shqiptar, perendorinė turke.
Me 6 prill subjektet Shqiptare qė kanė pushtetin nė komunėn
urbane tė Tuzit organizuan shėnimin e 6 prillit. Sė pari
pėrfaqsuesit e komunės vizituan shtėpin muze Dedė Gjon Luli,
kurse nė mbrėmje nė ora 19:30 nė shtėpin e kulturės nė Tuz
organizuan shėnimin e kėsaj ngjarjeje.
Sė pari drejtuesit e subjekteve politike pėrshendetėn
publikun e pranishėm, kurse fjalėn e rastit e mbajti prof.
nga univerziteti i Shkodrės znj. Paulina Hoxha, e cila e
mbajti njė kumtesė mjaft interesante.
Programin e drejtoi znj. Ana Dushaj kurse organizatorėt pėr
tė pranishmit shtruan njė koktei modest.
Me 7 prill nė Bardhaj tė Hotit
legjendarė te shtėpia muze Dedė Gjon Luli nėn organizimin e
kėshillit pėr ndėrtim u mbajt or pėrkujtimore kushtuar 6
prillit kryengritjes sė flamurit Kombėtarė dhe 96 vjetorit
tė kryengritjes sė Malėsisė, me kėtė rast fjalėn e rastit e
mbajti z. Stak Dushaj i cili foli pėr kėtė ngjarje tė
shėnuar jo vetem pėr Malėsinė por edhe pėr mbarė kombin
tonė. Pastaj Kolė Vulaj nė emer tė SHKA Gruda recitoi
vjerrshėn kushtuar kryengritjes sė Malėsisė tė cilėn e
shkroi ai vet. Interpretimi i tij artistik ringjalli
emocionet dhe duartrokitje tė pjesmarrsėve edhe pse nė kėtė
rast ishte njė numėr i vogėl.
Stafi MALESIA.ORG
ju uron ditėn e kryengritjes sė Malėsisė tė gjithė
malėsorėve kudo qė janė.
|