Shugurimi i qendres  “Sanctae Crucis” ne Sukruq

 

Te merkuren me date 20.06 u be shugurimi i kishes dhe qendres shpirtnore `Sanctae Crucis` ne Sukruq. Per kete eveniment te rendesishem jo vetem per famullin tone por dhe per krejt Malesin ishte present kardinali msnr. Joakim Majsner i cili dhe e udheheqi ceremonin e rastit. Kardinali ne Malesi mberriti te marten ne mbremje dhe u mireprit nga Malesoret ashtu sic vetem ata edhe dine ta bejne. Ai qendroi ne Arze-Traboin ku edhe gjinden motrat gjermane ne sherbim te kesaj famullie. Te nesermen Kardinali i shoqeruar nga P.Fran Dushaj pati edhe nje takim me kreret e lart te shtetit ku biseduan per probleme te ndryshme. Po te njejten dite ne Sukruq u mbajt nje mbremje akademike ne nder te Kardinalit.Ne kete mbremje ishin present shume fytyra fetare si Ipeshkvi i Tivarit msnr. Zef Gashi, ai i Kotorit msnr. Ilija Janiq ,donatoret e huaj te ardhur nga vendet e ndryshme  Evropjane enkas per kete rast si dhe vendas. Mbas nje programi modest te pregaditur nga femija e kopshtit, bisedimeve te rastit dhe eksopzites se fotografive te P.Pashko Gojcaj, Nikolle Lucgjonaj dhe Kole Dedvukaj u mbajt edhe nje koktel i pergatitur nga prinderit e femijve te kopshtit, si shenje mireseardhjeje te Kardinalit dhe te gjith mysafireve tjere nga Europa. Dita kryesore ishte ajo e 20 qershorit, ku ne ora 18h filloj ceremonia kryesore – shugurimi i qendres. Ne prezenc te klerikeve me te lart fetar nga vendi dhe shtetet tjera, donatoret, ambasadoret e shteteve te ndryshme, dhe pothuajse mija besimtareve, ceremoniali i ketije shugurimi u percejll nga po te gjitha medijat vendase. Njeheri kjo ngjarje ishte edhe nje nder temat kryesore te medijave, meqense nje klerik kaq i larte i fese katolike nuk kishte qene asnjeher me pare ne vendin tone.Perkujtojme se kardinali Joakim Majsner ishte dora e djatht i papes Gjon Palit II I cili tashme nuk jeton me, dhe vazhdon te jet poashtu mik i mire i papas Bendiktit te XVI. Ajo qe gjat gjith ketyre diteve me se shumti edhe preku ndjenjat e te gjith te pranishemve ishte kur kardinali ne fund te meshes, kur po bente faleminderimet, tha se ` do i tregoj papes se cka pash dhe perjetova gjat qendrimit tim ne Malesi!` Si shenje falenderimit dhe njeheri kujtim per visit vendit tone, kardinalit ju dhuruan kukullat ne veshje kombetare dhe instrumentet tradicionale shqiptare. Mbremja kulminante perfundoj me nje dark solemne per te gjithe te ftuarit.

  Qendra `Sanctae Crusic` e cila filloj te punohet para 7 vitesh, ne truallin e dhuruar nga Gjelosh Dedvukaj, me ne fund mbas shume investimeve, punimeve u perfundua shut sic ishte parapar -si nje objekt madheshtor. P.Fran Dushaj – i cili eshte edhe udheheqes i kesaj qendre tregoj se fjalet jan te teperta per te treguar sepse vet pamjet flasin per punen e bere.Ai falenderoj te gjith te cilet ndihmuan duke shpreh kenaqesi se mbas te gjithes ai ishte ndar i kenaqur me te gjith dhe se te gjithe e kishin perkrahur, pa marr parasysh se a ishin te vendas apo te huaj, te konfesionit tone apo konfesioneve tjera. Kjo qender pervec kishes, qe nga shugurimi mban emrin Kisha e Shen Franceskut, ne compleks te vet ka edhe kopshtin `Nena Tereze`- i cili kopsht tashe punon me vite me rralle, pastaj  ndertesen e Konviktit – rektoratin, sallen sportive,  shkollen dhe apartmana te cilat jan te parapara per seminare, kongrese etj. Te gjitha keto jan te rregulluara dhe te furnizuara me mobilje perkatese, dhe pothuajse te gatshme per tu vur ne funksion. Nje bukuri qe te shef syri ne kete compleks objektesh eshte me se e rrall…me qense ne plot kuptimin e fjales kjo qender eshte e nivelit boteror, me standardet me te larta dhe kvalitative per ku do ne Europ. Dhe fati yne, kjo bukuri eshte e jona dhe ne sherbim tonin, apo edhe me mir ne sherbim te brezave te ardhmeris! Në ne eshte qe ta cmojm kete!

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2007 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.