Nė Malėsi shėnohet 28 Qershori dita e BESĖLIDHJES sė MALĖSISĖ
30.06.2007

 
                                                                                                                            


SHKA “Gruda” organizoi shėnimin e 28 Qershorit ditės sė Besėlidhjes sė Malėsisė e cila u mbajt nė QKI “Malėsia” nė Tuz, mė 28 qershor 2007 nė ora 19:00.
Programin e drejtoi studentja Valentinė Ivezaj antare e SHKA
“Gruda”.
Nė emėr tė SHKA Gruda mirseardhje tė pranishmėve u bėri Zef Berishaj antarė i kryesisė i cili edhe pėrshendeti mysafirėt e veēantė tė kėtij manifestimi.
Nė pjesėn akademike tė programit pėr kėtė ngjarje tė njohur tė Malėsisė pėrshėndetėn z. Martin Ivezaj, nė emėr tė pjesėmarrėsve nė Kuvendin e Besėlidhjes mė 1970, nė emėr tė Misionit franēeskan tė Malėsisė pėrshėndeti z. patėr Pashku Gojēaj, nė emėr tė bashkėsisė islame z. Rexhep Lika imam i Ulqinit, i cili ishte pjesėmarrės nė Kuvendin e Besėlidhjes mė 1970, nė emėr tė Besėlidhjes tė Malėsisė sė Madhe nė Shqipėrinė nėnė pėrshėndeti z. Pashko Toma, kurse nė emėr tė Komunės sė Malėsisė pėrshėndeti z. Maliq Ēunmulaj.
Fjalėn e rastit pėr kėtė datė tė madhe historike tė Malėsisė e mbajti z. mr. Rrok Gjolaj, kryetarė i SHKA
“Gruda”.
Nė pjesėn artistike zotėri Tomė Bojaj kishte pėrgatitur pjesė me pamje nga Besėlidhja e 28 Qershorit tė vitit 1970, kurse SHKA-tė dhe shoqata nga Malėsia : SHKA
“Rapsha”, Shoqata “Besa e Trieshit”, SHKA “Ramadan Sharkiq”, SHKA “Dedė Gjon Luli”, SHKA “Besa”, SHKA “Liria” dhe SHKA “Gruda”, dhanė program tė begatshėm artistik.
Pėr mysafirėt e veēantė SHKA
“Gruda” shtroi njė darkė solemne nė restorantin “Niagara” tė cilėn e sponzoroi Prentash Gjeka Sinishtaj. 
 

Malėsia nė 37 vjetorin e Besėlidhjes
(28 Qershor1970 - 28 Qershor 2007)

z. Mr. Rrok Gjolaj

Tė nderuar zonja dhe zotrinj!

Kam njė kėnaqėsi dhe nderė tė veēantė qė sot kėtu para jush, pjesėmarrės tė nderuar, tė mbaj kėtė fjalė rasti, nė kuadrin akademik tė kėtij manifestimi historiko-kulturor qė organizoi SHKA “Gruda” e pėrkrahur nga tė gjithė ju dhe sidomos nga tė gjitha SHKA-tė dhe Shoqatat artisistike tė Malėsisė pėr tė pėrkujtuar 28 Qershorin, kėtė datė tė lavdishme tė sė kaluarės sonė tė afėrt.
Pėrkujtimi i ngjarjeve, datave dhe evenimenteve tė tjera qė kanė shoqėruar ndėr shekuj trojet tona ėshtė detyrim i pėrhershėm yni, pasi kėshtu nderojmė tė parėt tanė, vetveten dhe historin tonė me tė cilėn krenohemi para vetes dhe botės qė na rrethon.
Malėsia e Madhe ndėr shekuj ėshtė e mbushur me ngjarje e data, qė nga ato mė tė rėndėshishmet e deri tek ato tė zakonshmet. 37 vjetori i Besėlidhjes sė Malėsisė, qė po e pėrkujtojmė sot ėshtė jo vetėm njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme, por ėshtė njėkohėsisht ndėr mė tė lavdishmet qė ka “prodhuar” historia jonė. Mė 28 Qershor tė vitit, kėtu nė Tuz, nė qendrėn tonė tė Malėsisė, burrat trima e tė urtė, pėrfaqėsues nga tė gjitha pjesėt e Malėsisė sė bashku me Kleriket e nderuar tė tė dy besimeve tona, pasi u mblodhen dhe dhanė mendimet e tyre pėr tė “mjekuar” njėrėn nga plagėt qė kullonte gjak pėr shekuj me radhė nė trojet tona, pra plagėn e “GJAKMARRJES” dhanė Besėn e burrave, qė gjakmarrja apo hakmarrja tė ndalet vetėm te DORASI, dhe mos tė shkojė mė tej.
Gjakmarrja prej shekujsh ka qenė njė plagė e hapur qė kullonte gjak tė pastėr shqiptarėsh pa faj. Ka qenė pikėrisht gjakmarrja ajo qė  kėpuste pa pushim filiza tė njomė ende pa shijuar mirė ėndrrat e jetės, qė ndante nė mes jetėn e njė familjeje, qė “prodhonte” familje tė mėdha jetimėsh, fėmijėt qė kurrė nuk e njohėn babėn e tyre, qė kurrė nuk patėn fatin t’i pėrkėdhel apo puth njeriu i shtrenjtė i tyre Babai. Gjithashtu qindra femra shqiptare visheshin nė tė zi jo vetėm figurativisht, por mbi tė gjitha shpirtėrisht, pasi duke ju vrarė burri i ri u vritej dashuria dhe ėndrra, me tė cilėt kishin lidhė jetėn, nė besė tė Zotit, por edhe nė besė tė ropit (familjeve).
Gjakmarrja kishte pėrmasa tė mėdha kur shuheshin edhe familje tė tėra. Po gjaku kėrkohej jo vetėm nė shtėpi, por edhe nė tė afėrm, fis e bajrak. Mjerimi qė shkaktonte gjakmarrja bėnte qė tė pikėlloheshin burrat e urtė e trima tė trojeve tona, por mjerish kjo shpesh i gėzonte armiqėt tanė qė nė atė mėnyrė na paraqitshin si njerėz tė egjėr, tė paqytetėruar e tė pakulturuar, pra si racė e komb qė nuk dimė tė vetėqeveriseshin. Por, historia jonė na mėson se megjithėse kemi qenė popull shpesh nė zgrip tė mbijetesės, nė momente tė caktuara kemi ditur tė bashkohemi e tė marrim vendime tė mėdha tė cilat na kanė ndihmuar tė jemi bashkė nė rrugėn tonė tė qėndresės, lirisė dhe tė ruajtjes tė identitetit tonė qė e trashėguam nė shekuj.
Kėshtu ndodhi edhe mė 28 qershor tė vitit 1970 kur u muar njė vendim i madh dhe historik. Kjo vepėr madhore e organizuar nga burrat mė tė mirė tė Malėsisė dhe drejtuesat fetar qė shėrbenin atėherė nė Malėsi: si Gjergj Daku Gjokaj, patėr Gjergji Marstjepaj, imam Rexhep Lika, Liko Mani Ēunmulaj, Gjokė Prėtashi Ulaj, Nikollė Luca Gjonaj, Brahim Dema Dreshaj, Nikollė Gali Lekoēaj, Selim Tahiri Fėrluēkaj, Viktor Luca Perkaj, Mark Toma Margilaj, patėr Kola Berishaj, Marash Dokė Lani Dedvukaj, Nikė Soka Dushaj, Nikollė Zefi Ivezaj, Mark Gjeti Gjokaj, Beqir Alia Akshabanaj, Lucė Doka Lucaj, Bajram Rrustemi Kajoshaj, Nua Ujka Vulaj, Gjon Uci Berishaj, Demush Sadiku Gjokaj, Sul Brahimi Krniq, Nua Vuksani Junēaj, Rrok Pjetri Gojēaj, Marash Kola Vulaj etj.Por ka patur edhe figura madhore qė e kanė pėrkrahur dhe ndihmuar si Anton Ēeta etj.
Nė kėtė rast nuk kam mundėsi t’i pėrmend tė gjithė ata qė kryen veprėn mė madhėshtore tė Malėsisė nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20.
Ngjarjes historike tė 28 qershorit tė vitit 1970 i kanė paraprirė dy kuvende mė 24 maj dhe 7 qershor ku ėshtė diskutuar me guxim e urti pėr plagėn e rėndė tė hakmarrjes dhe janė bėrė pėrgatitjet e duhura qė mė 28 qershor tė sllet njė vendim historik.
Janė shumė kuptimplota dhe historike fjalėt e Gjergj Dakut Gjokaj (prijėsit tė Besėlidhjes), qė i tha nė Kuvendin e 28 qershorit tė vitit 1970: (citoj) “Sot jemi tubue pėr tė sjell nji vendim, pėr tė ba nji besėlidhje pėr nji punė njerėzore, e cila pėr ne edhe pėr ata qė do tė vinė mbas nesh do tė ketė nji randėsi tė madhe historike”.
Nė Kuvend fjalėn tė gjithė pėrfaqėsuesit e bajraqeve shumė tė tjerė tė cilėt atė ditė sidhnin mendimin e popullit organizuar fis pėr fis e shtėpi pėr shtėpi. Tė gjitha ishin mendime tė matura, tė urta e tė guximshme sepse prijėsit e Besėlidhjes kishin besimin e popullit tė Malėsisė, prandaj edhe u vendos: (citoj) “Pėr vėllavrasje, vrasje ose pėr nji vepėr tjetėr qė ka tė bajė me hakmarrjen, tė dėnohet, qitet nė gjak, ndjeket, etj vetėm fajtori, kurse pjesėtarėt tjerė tė familjes sė ngushtė, ma tė gjanė apo tė vėllaznisė e fisit, pa marrė parasysh se nė ēfarė mardhėniesh tė gjakut janė me fajtorin, janė tė lirė”. Kėto janė fjalė monumentale tė historisė sonė qė e kishin burimin nė gjakun e derdhur pėr liri ndėr shekuj, e kishin burimin nė trimėrinė dhe urtin e malėsorve tė zgjuar ndėr shekuj. Mund tė thuhet se kėto fjalė, kjo Besė e dhėnė ende nuk kishin zėnė vend mirė nė ēdo familje tė Malėsisė kur shkrepi rrufeja o gurzezė pėr ta dridhur dhe pėr ta shkatrruar besėn e dhėnė tė Malėsisė. Por, jo, jo, ajo nuk ndodhi, as nuk mund tė ndodhte nė kėtė djep tė trimėrisė e urtėsisė ku nėnat tona kishin pėrkundur e edukuar trima tė urtė si Nua Vuksanin Junēaj me familje e vėllazėri i cili e vulosi pėr jetė Besėn e dhėnė tė Malėsisė dhe hyri nė historin dhe zemrat e malėsorve si figura mė e dashur, mė e ndershme dhe mė e rrespektuar e saj. Nė kėtė mėnyrė Besėlidhja e Malėsisė filloi tė jetojė dhe pati jehonė nė tė gjitha trojet shqiptare, etj.
Kjo mė sė miri mund tė vėrtetohet nga jehona qė iu dha kėsaj ngjarje nė shtypin e kohės.
Tė nderuar pjesėmarrės, ėshtė kėnaqėsi e madhe pėr ne qė nė pėrvjetorin e 37 tė Besėlidhjes sė Malėsisė tė vimė me Besėn e pathyer, tė vimė me fjalėt emocionuese se gjatė tėrė kėtyre viteve nė Malėsinė Besa ėshtė ruajtur dhe do tė ruhet ndėr shekuj.
Tė gjitha kėto vite qė Besėlidhja jona ka qenė e do tė jenė e shenjtė na japin tė drejtėn tė themi se ne malėsorėt kemi treguar qytetėrim, civilizim e kulturė bashkėkohore Europerėndimore, pjesė e sė cilės jemi qė nė agimin e jetės mbi kėto troje.
Me krenari ne duhet tė kujtojmė se malėsorėt ndėr shekuj janė shquar pėr shumė virtyte jetėsore, si: Bujaria, Mikpritja, Trimėria e mbi tė gjitha Besa. Tė gjitha kėto virtyte janė tė njohura nė rrafshin kombėtar, por edhe ndėrkombėtarė.
Kėto virtyte treguanė qėndresėn dhe vitalitetin tonė, edhepse mbi ne kaluan rrebeshe e stuhi tė shumta.

Tė nderuar pjesėmarrės!

Edhe vėllezėrit tonė tė gjysmės tjetėr sė Malėsisė sė Madhe qė jetojnė nė shtetin nėnė nė Shqipėri, ka mbi ty vite qė kanė marrė vendimin historik tė ngushtimit tė gjakmarrjes vetėm tek DORASI dhe me kėnaqėsi edhe atje konstatohet se qė nga Besėlidhja, para mė shumė se dy vitesh nuk ka asnjė gjakmarrje jashtė Besėlidhjes.
Kjo tregon se Malėsia e Madhe megjithse e ndarė me kufije (qė shpresojmė nė kėto rrjedha evropiane tė jenė simbolike) ėshtė e bashkuar shpirtėrisht, sepse gjaku, besa dhe jeta janė tė njėjta ndėr shekuj.
Gjithėsesi, gjakmarrja nuk ėshtė element civilizimi qė i pėrshtatet kohės sė sotme edhe pse e ngushtuar tek dorasi. Por pėr ta eliminuar kėtė plagė shoqėrore, qė dikur ishte edhe mbarrė evropiane e mė gjerė, nevojitet shteti ligjor i drejt pėr tė gjithė shtetasit e vet. Sidoqoftė ne malėsoret e kemi hellur hapin e madh pėr mbylljen pėrfundimtare tė plagės sė gjakmarrjes, madje “Besėlidhja e Malėsisė” e 28 qershorit tė vitit 1970, ėshtė jo thjeshtė njė Besė e mbajtur, por njė Institucion i cili rrezaton qytetėrim, zhvillim e besim nė tė ardhmen mė tė mirė tė popullit tonė dhe popujve tjerė tė rajonit nė integrimet e reja evropiane qė ka nė themel bashkimin e Evropės e jo ndarjen e saj.
Nder e lavdi atyre burrave qė bėnė “Besėlidhjen e Malėsisė”, por nder e lavdi edhe tė gjithė atyre burrave dhe burrėreshave qė e mbajtėn tė pathyer Besėn e dhėnė.


  z. Mr. Rrok Gjolaj              
(kryetarė i SHKA
“Gruda”)        

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2007 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
 
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.