|
Eksluzivisht
per www.Malesia.org , na
eshte derguar nga organizatoret e Konferences teksti i
platformes politike shqiptare ne Mal te Zi (ne gjuhen shqipe dhe
anglishte), dhe ne jemi te paret qe publikojme verzionin e
artikuluar politik per te drejtat e shqiptareve ne Mal te Zi, e
qe do te deponohet ne Kongresin amerikan me dt. 29.04. 2004 .
Njė shtet
bashkėkohor demokratik, nė rrjedhėn e vet natyrore tė zhvillimit
dhe krijimit te vet, duhet vazhdimisht tė sigurojė kushtet qė
tėrsisht tė plotėsojė nevojat e gjithė qytetarėve tė saj e nė
veēanti tė pakicave kombėtare qė janė pjesė pėrbėrėse e tij, nė
pajtim me standardet e larta ndėrkombėtare. Nisur nga ky parim,
shqiptarėt ne Mal te Zi, duke u angazhuar ne ruajtjen e
identitetit kombėtar, do te ndihmojnė nė proceset e
demokratizimit me ē'rast
do tė dėshmohen si element i ruejtjes sė paqes e stabilitetit
ne Europėn Juglindore, duke u paraprirė proceseve integruese
europiane. Si vazhdimėsi e pėrpjekjeve dhe kėrkesave themelore
politike tė partive nacionale dhe subjekteve tė tjera shqiptare
ne Mal te Zi shpalojmė kėtė :
PLATFORMĖ POLITIKE PĖR DEFINIMIN E STATUSIT TĖ SHQIPTARĖVE NĖ
MAL TĖ ZI
Pikėmbėshtetje e kėsaj Platforme pėr pėrgatitjen
e koncepteve tė pėrgjithshme tė vetėqeverisjes lokale, e cila
ka qellim te pėrmbushė premisėn themelore demokratike, pėr t'u
siguruar pjesėmarrja aktive e shqiptarėve nė pushtet, ėshtė
Karta Evropiane mbi Vetėqeverisjen Lokale. Si parime bazė tė
kėtij dokumenti janė demokratizimi i brendėshem, decentralizimi
i pushtetit dhe shkarkimi i kompetencave te pushtetit qendror ne
hapėsirėn e ndėrmjetme nė mes komunės dhe pushtetit qėndror, e
qė nė praktikėn politike definohet si rajon, tė cilės duhet t'i
nėnshtrohet ēdo instrument juridik mbi vetėqeverisjen rajonale e
qė
paraqet bazėn mbi tė cilat ėshtė
ndėrtuar instrumenti juridik pėr vetėqeverisje rajonale nė
Bashkėsinė Evropiane . Nisur nga ky fakt, shqiptaret nė kėtė
platformė pėr definimin e statusit te tyre politik i shtrojnė
poato kėrkesa legjitime pushtetit qėndror tė Malit tė Zi, tė
cilat bashkėsia ndėrkombėtare u vė parakusht shteteve nė
tranzicion, tė cilat dėshirojnė tė bėhen pjesė e familjes
europiane. Pėr realizimin e ketyre kėrkesave legjitime politike
shqiptare kėrkojmė garancė palėn ndėrkombėtare.
Konceptet
themelore
Pushtetet rajonale janė pushtete hapėsinore nė
mes pushtetit qėndror dhe pushtetit lokal, me ērast nuk ėshtė e
obligueshme tė jenė pasojė e marrėdhėnieve kierarkike nė mes
pushteteve rajonale dhe lokale. Vetėqeverisja rajonale
pėrcakton, rregullon dhe udhėheq me pjesė tė punėve publike me
pėrgjegjėsi vetanake nė interes tė popullatės nė rajon dhe nė
bazė tė parimeve kirerakike. Atje ku egziston pushteti rajonal
do tė jetė prezent parimi i vetėqeverisjes rajonale nė
legjislaturen e brėndshme.
Marrėdhėniet me
pushtete tė tjera territoriale nėnshtetėrore
Kompetencat
rajonale do tė pėrcaktohen me statut tė rajonit apo me ligje tė
shtetit. Marrėdhėnia mes pushteteve rajonale dhe
pushteteve tė tjera territoriale nėnshtetėrore do t'i
rregullojne parimet e vetėqeverisjes rajonale tė pėrcaktuara me
dokument siē i pėrcakton Karta Evropiane mbi Vetėqeverisje
Lokale si dhe parimi i epėrsisė (kierarkisė), pushtetet rajonale
dhe pushtetet e tjera territoriale nėnshtetrore mund tė
pėrcaktojnė marrėdhėniet dhe bashkėpunimin e tyre reciprok nė
suaza qė i lejon ligji.
Involvimi nė
procesin shtetror tė vendosjes
Pushtetet rajonale
do tė kenė tė drejtė bashkpunimi nė vendimmarrjen shtetrore e qė
ndikon nė kompetencat e tyre dhe nė interesat thelbėsore, apo nė
qellimin e vetėqeverisjes rajonale. Ai bashkpunim do tė
realizohet nėpėrmes pėrfaqėsimit nė organet vendimmarrėse dhe
nėpėrmjet debatave tė ndryshme nė mes shtetit dhe pushteteve
rajonale. Pushtetet rajonale apo organet e tyre pėrfaqėsuese do
tė jenė tė prezentuara apo do tė kėshillohen nėpėrmes organeve
kompetente apo procedurave ndėrkombetare dhe realizimit tė
kontratave ndėrshtetrore nė tė cilat janė tė definuara
kompetencat apo qellimet e pushtetit rajonal, poqėse atė e
mundėson kushtetuta apo ligji.
Kontrolli i
pushteteve rajonale nga ana e pushtetit qėndror
Ēdo lloj
kontrolli i pushtetit rajonal nga ana e pushtetit qėndror do t'i
kontribuojė garancės sė respektimit tė legjislatures pozitive.
Kontrolli i autorizimeve tė bartura mund tė pėrmbajė edhe notėn
vlerėsuese tė efektshmerisė se tyre. Kontrolli administrativ i
pushtetit rajonal mund te zhvillohet konform procedurave qė i
parashohin pėrcaktimet ligjore dhe kushtetutore. Ky lloj
kontrolli mund tė behet (ex post facto) dhe ēdo masė e marrė
duhet tė jetė konform interesave qė kanė pėr qėllim mbrojtjen
e tyre.
Mbrojtja e
pushtetit rajonal
Pushtetet rajonale
formohen nė bazė tė statutit te rajonit. Ato mbėshtetėn me mjete
juridike ku individėve, bashkėsive etnike, religjioze apo
kulturore u garantohet artikulimi i interesave tė tyre duke u
mbrojtur dhe pranuar e drejta e qytetareve pėr shprehje tė lirė
tė mendimeve dhe organizimeve politike, kulturore, fetare duke e
ruajtur dinjitetin e individit. Kufijtė rajonal nuk mundė tė
ndryshohen pa marrėveshje me rajon tė caktuar. Kėshilllimi
paraprak mund tė pėrfshijė edhe referendumin.
Marrėdhėniet e
jashtme, e drejta pėr bashkim dhe mėnyra e tjera tė
bashkėpunimit
Nė bazė tė
sė drejtės pozitive tė legjislatures evropiane, rajoni dhe
pushteti rajonal ka tė drejtė tė pėrfaqsohet (me seli te
perherėshme, e qė ne tė drejten nderkombetare trajtohet si zyre
paradiplomatike) nė organet e institucioneve evropiane, tė
formuara pėr qėllime tė aktivitetit ndėrajonal. Pushtetet
rajonale mund tė bashkėpunojnė
me pushtetet teritoriale tė shteteve tė tjera nė suaza tė
kompetencave dhe ligjeve me detyrime ndėrkombetare dhe respektim
tė politikės sė jashtme tė shtetit. Pushtetet rajonale kanė tė
drejtė tė formojnė lidhje / integrime, apo tė zbatojnė
aktivitete ndėrrajonale nė ēėshtje qė hyjnė nė suaza tė
kompetencave tė tyre ligjore. Pushtetet rajonale mund tė jenė
edhe anėtare tė organizatave nderkombėtare tė pushtetit rajonal.
Rajoni dhe
pushteti i tij zhvillon marrėdhėnie dhe ka te drejte ti
misherojė ato me nenshkrime tė kontratave nderajonale, ne fusha
ekonomike, arsimore, kulturore dhe turistike me rajone pėrtej
kufirit. Pėr rajonet ne fjalė, rėndėsi tė posaēme ka lidhshmėria
afatgjate me rajonet simotra ne shtetin amė me Republiken e
Shqiperisė. Nė atė drejtim, rajoni ēel mundėsi tė definimit tė
kufiri si koncept tė padukshėm e qė ėshtė tendecė e integrimeve
evropiane.
Filozofia politike
e integrimeve ne shkallen rajonale ėshtė parim fundametal i
organizimit te pushtetit ne Evropen e Bashkuar. Nisur nga ky
fakt, shqiptaret janė posaēėrisht tė interesuar, qė tė
zhvillojnė mundėsitė e dhėna nga bashkėsia ndėrkombetare per
transformim tė hapėsirės sė trojeve nė hapėsirė tė rrjedhave dhe
integrimeve evropiane.
Administrata
rajonale
Pushtetet rajonale
do te kenė pėrfaqsuesit e vet nė Kuvend. Kuvendet rajonale do
tė zgjedhen drejtperdrejt nė zgjedhje tė lira dhe te
fshefta nė kuadėr tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Pushtetet e
kėtilla do tė kenė mjetet e veta financiare, administraten e vet
dhe kuadrot e veta, te percaktuara me aktin juridik me te larte
te rajonit-statut . Nisur nga kjo qe u cek, statusi i rajonit
duhet te jetė i percaktuar me simbole, steme dhe flamur, kenge
dalluese te rajonit me te cilat karakterizohen njesitė federale
por pa prerogativa te sovranitetit. Si parakushte per formimin e
rajonit, si hapesire e vetqeverisjes lokale, si shkalle e
ndermjetme ne mes pushtetit lokal dhe atij qendror, jane marrė
kriteret qe lidhen me dimensionin historik dhe tradicional,
specifika kulturore, doke, mentalitet te banorėve, perberja
multietnike, e qė nderlidhet e plotesohet cilesisht me teresinė
ekonomike. Nisur nga respektimi i principit te banimit te
perhershem tradicional i shprehur si autoktoni, e qe si koncept
te kėtille e pranojne aktet juridike te Bashkesise Evropiane mbi
Vetėqeverisjen Lokale ne baze teritoriale, hapėsira e banuar me
shqiptarė ne Mal te Zi, perbėhet nga tre rajone , ku
shqiptaret janė shumicė:
I
Rajoni i Ulqinit
(
Ulqin, Ane e Malit, Krajė)
II
Rajoni i Malesise
(Malėsi
e Madhe)
III
Rajoni i Plaves
(Plavė
e Guci)
Kompetencat e
rajonit duhen percaktuar me statut. Struktura themelore e
pushtetit ne rajon duhet tė perfshijnė: kuvendin rajonal,
qeverinė rajonale, kėshillin e lartė tė gjygjit te rajonit dhe
organet e administrates.
Kuvendi rajonal do
te perbėhej nga dy dhoma:
-
dhoma e qytetareve dhe
-
dhoma e bashkesive lokale,
Kuvendi do te zgjidhte ombdusmanin rajonal.
Gjyqėsia:
·
gjykatat e shkalles se pare do te ishin ne komune dhe subrajone,
·
gjygjet ne rajone do te ishin pjese e sistemit gjyqėsor te
shtetit, keshtu qe ne teritorin e rajonit do te ishte;
a)
gjykata e apelit,
kurse ne nivelin shtetėror
b)
gjykata supreme .
Policia lokale:
Ne suaza te
rajonit funksionon policia lokale, e cila do te jete shprehje e
perberjes nacionale te tij. Kompetencat, kontrolli, shfrytezimi
i mjeteve te dhunes, ēėshtjeve tė tjera policore si dhe
marredheniet e ndersjella me Ministrine e Puneve te Brendshme te
Malit te Zi do te rregullohen me ligj.
Organi legjislativ
suprem ne Mal te Zi si shtet rajonal do te ishte i perbere nga:
dhoma e qytetarve dhe dhoma e rajoneve. Dhoma e qytetarve do te
zgjidhej sipas sistemit proporcional ku njesitė zgjedhore do
duhej te ishin konform hapėsires rajonale, kurse dhoma e
rajoneve do te ishte e perberė nga kater pėrfaqsues nga
ēdo rajon, e qė do te perfaqsonin Keshillin nacional te
shqiptareve ne Mal te Zi, si organ kulmor perfaqsues, per
vetėqeverisje rajonale. Keshilli Nacional (qe ne esence do te
ruante poziten mbipartiake), do t'i mbeshtette partite nacionale
shqiptare ne garim per pjesemarrje ne pushtetin qendror, duke u
ndihmuar atyre ne perzgjedhjen e kandidateve per deputet ne
Kuvendin Republikan.
STATUTI I
RAJONIT
RREGULLIMI I RAJONIT
Neni 1.
Hapesira e rajonit eshte njesi e vetėqeverisjes
rajonale ne suaza te shtetit te sotem te Malit te Zi .
Neni 2.
Rajonin e perbejne njesite e vetqeverisjes
lokale si vijon:
.
Neni 3.
Emertimi zyrtar
i rajonit eshte : RAJONI I
. .
Rajoni eshte person juridik. Rajoni ka stemen e vet, flamurin,
kengen dalluese dhe diten e rajonit. Dukja dhe perdorimi i
stemes flamurit dhe kenges dalluese percaktohen me vendim te
posacem te Kuvendit te rajonit.
Neni 4.
Selia e Kuvendit te rajonit (ne tekst te
metejshem : Kuvendi) eshte ne
..
Selia e Pleqesise se Rajonit (ne tekst et
metejshem : Pleqesia) eshte ne
Neni 5.
Rajoni eshte njesi e vetėqeverisjes lokale e te
gjithe qytetarve te saj.
Te gjithe qytetaret i gezojne te drejtat e
njejta ne baze te principeve baze tė te drejtave te njeriut,
lirive dhe barazive, te drejtes ne pune dhe mbrojtje sociale.
Neni 6.
Gjuhe zyrtare ne rajon jane barabarėsisht gjuha
shqipe dhe gjuha malazeze. Menyra e realizimit te dygjuhesise
rregullohet me anen e ketij statuti dhe rregulloreve tjera.
Veēoritė autoktone etnike dhe kulturore te rajonit janė te
mbrojtura me kėtė statut .
Neni 7.
Kuvendi mund te shpallė si qytetar nderi,
personat te cilet kanė merita te posacme. Qytetarit te Nderit i
jepet Urdheri i Rendit te Pare te Rajonit.
Neni 8.
Kuvendi mund te shperndaje dhurata dhe
fletefaleminderime qytetareve per suksese te vecanta ne lemite e
jetes ekonomike dhe shoqerore e qe kanė peshe te madhe per
rajonin.
Neni 9.
Rajoni duke e zhvilluar interesin e perbashket
ne cuarjen perpara te zhvillimit shoqeror vendos lidhje me
rajone tė tjera si ne vend poashtu edhe jashte kufijve te
vendit. Rajoni mund te anetarėsohet ne organizata dhe lidhje
nderkombetare rajonale, duke ēelur pėrfaqėsi tė pėrherėshme tė
tij nė Kuvendin e Rajoneve Evropiane dhe ne Bruksel. Kuvendi bie
vendim per vendosjen e lidhshmerise afatgjate dhe te perhereshme
me rajone tė tjera dhe asociacione tė tjera nderkombetare,
posacerisht do te zhvillojė bashkėpunim pertej kufiri me rajone
apo rrethe (varėsisht nga emertimi i tyre ne shtetin ku gjenden)
e posaēėrisht me ato nė Republiken e Shqipėrisė.
Neni 11.
Ne procesin e prurjes se rregulloreve dhe
ligjeve ne Republiken e Malit te Zi, rajoni mund te japė
iniciativa, mendime dhe sugjerime organeve kompetente
shtetėrore.
VETĖQEVERISJA DHE FUSHĖVEPRIMI PUBLIK
Kreu 1.
FUSHĖVEPRIMI VETĖQEVERISĖS
Neni 12.
Rajoni ėshtė i pavarur ne marrjen e vendimeve
per ceshtjet e vetqeverisjes ne fushveprimin e tij.
Neni 13.
Ne hapesiren vetėqeverisese rajoni ben:
1.
harmonizimin e
interesave dhe ndermerr aktivitete per zhvillim te metutjeshem
te komunave dhe bashkesive lokale ne perberjen e rajonit si te
tille,
2.
harmonizimin e
qendrimeve te komunave dhe bashkesive lokale per te cilat vendos
sistemi qendrore, respektivisht harmonizon rregullimin e
interesave te perbashketa per te cilat vendosin organet e
komunave dhe bashkesive lokale brenda rajonit.
3.
sigurimin e kushteve
per rregullimin e hapesires se planifikimit dhe rregullimit
urban, per ceshtjet komunale te infrastruktures, per mbrojtje
dhe perparim te ambientit dhe shendetit te banoreve.
4.
Vendos dhe i
siguron kushtet per zhvillim te kultures, perkujdesjes
feminore, ceshtjes sociale, kultures fizike, sportit dhe
kultures teknike duke e harmonizuar rrjetin per zhvillim te
institucioneve kulturore, shendetėsore, sociale, komunale etj.
5.
kryrjen e punes se
kompetencave te dorezuara nga komuna dhe bashkesia lokale ,
6.
krijimin e
institucioneve publike dhe personave trė tjerė juridikė per
realizimin e qellimeve te perbashketa te komunava dhe bashkesive
lokale ne rajon.
7.
mbeshtetjen e
zhvillimit ekonomik e posacerisht zhvillimit te turizmit,
bujqesise dhe lemive tė tjera ekonomike e qe nuk e ndotin
rrethin si te tille.
Neni 14.
Rajoni miraton rregullore ne lemi si vijon :
1.
sistemimin e stausit
tė te punesuarve ne rajon ,
2.
sistemimin e
institucioneve rajonale dhe ndermarrjeve, si dhe stausin e te
punesuarve ne to,
3.
mbrojtjen e te
mirave kulturore, historike dhe toponimeve tipike te rajonit,
4.
percaktimin dhe
rregullimin e selive dhe emertimin e rrugeve dhe institucioneve
arsimore, ne komuna dhe bashkesi lokale
5.
mbajtjen e
referendumeve,
6.
edukimit
parashkollor, shkolles fillore te mesme dhe edukimit
deridiplomik,
7.
rrugeve, ujesjellsit
dhe puneve publike e qe jane ne interes te rajonit,
8.
institutcionet
kulturore, rekreative dhe sportive, muzeumeve dhe biblotekave
nga interesi lokal i rajonit,
9.
punesimin dhe
perkujdesjen sociale
10.
higjiene,
shendetėsi, rehabilitimi i personave me nevoja te posacme,
11.
bujqesi, blegtori,
meliorim, ujitje, peshkim dhe gjueti,
12.
turizem, hoteleri
13.
organizatat
humanitare dhe vullnetare,
14.
rregulllimin e
marinave dhe linjave detare,
15.
aeroprteve,
16.
ujesjellėsit,
17.
mbrojtja e flores
dhe faunes,
18.
tregut dhe
panaireve,
19.
parashikimi dhe
parandalimi i fatkeqėsive natyrore dhe aktiviteteve gjate dhe
pas tyre,
20.
rrjeti radiodifuziv,
TV dhe rrjeti i internetit
Neni 15.
Ne procesin e aprovimit te akteve juridike dhe
akteve tė tjera, tėrė kohen i harmonizon qendrimet duke u
keshilluar me organet kompetente te komunes dhe bashkesise
lokale. Rajoni mbeshtet veprimin aktiv te qytetareve te cilet
kanė qellim te zhvillojne bashkpunim me te gjitha subjektet ne
rajon. Rajoni si i tille bazohet ne principet e
decentralizimit dhe subsidiaritetit, thjeshtsimit te procedures
dhe punes transparente publike si koncept te veprimit te vet
demokratik.
Neni 16.
Selia e rajonit mund te nderrohet, por si seli
duhet gjithehere te jetė brenda vet rajonit Inicijativen per
nderrimin e selise mund te japin Kuvendi ne baze te konsultimeve
paraprake te organeve kompetente te komunes dhe bashkesise
lokale, si dhe te gjithe qytetareve te rajonit.
MBROJTJA E VEĒORIVE AUTOKTONE, ETNIKE DHE KULTURORE
Neni 17.
Rajoni promovon vecoritė shoqerore, hapesinore,
natyrore, etnike, kulturore, fetare etj. Rajoni i promovon
zakonet dhe doket e veta dhe i ruan toponimet autentike rajonale
si te tilla.
Neni 18.
Barazia e perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe dhe
gjuhes malazeze realizohet ne:
-
jurisprudencė,
aktivitete administrative, kulturore dhe politike ne krejt
rajonin, si dhe ne
-
proceduren e
organeve udheheqese.
Neni 19.
Ne Rajon, puna e Kuvendit dhe e Pleqesise
zhvillohet ne gjuhen shqipe dhe malazeze duke u siguruar
dygjuhesia :
1.
shkrimi i tekstit te
vules eshte me te njejten madhesi te shkronjave,
2.
mbishkrimet duhet te
jene me madhesi te njejte ne pllaka te organeve administrtive,
perfaqsuese dhe ekzekutive, si dhe ne pllakat e personave
juridikė,
3.
ne mbishkrime dhe ne
logo.
4.
deputetit te
Kuvendit, anetarit te Pleqsise apo qytetarit i sigurohet ne tė
dy gjuhet :
·
mberritja e materialit te mbledhjes se Kuvendit dhe Pleqesise se
rajonit,
·
shkrimi i procesverbalit dhe prezentimi i tij,
·
prezentimi i ceshtjeve zyrtare dhe ftesave te organeve
ekzekutive, perfaqsuese, dhe organeve te rajonit si dhe
materiali per mbledhje te organeve perfaqsuese dhe ekzekutive
.
Neni 20.
Ne krejt hapesiren e rajonit, ne bashkesi lokale
apo komuna, ku jetojne shqiptaret, gjuha shqipe dhe ajo malazeze
do tė jenė tė barabarta.Vendimin mbi perdorimin e gjuhes shqipe
si gjuhe te barabartė ne rajon, nga rreshti 1 i ketij neni e
sjell komuna dhe bashkesit lokale. Barazia e gjuheve eshte e
konfirmuar me kete statut, si dhe me aktet e tjera dhe statutet
e komunave dhe bashkesive lokale.
Neni 21.
Shqiptareve u garantohet e drejta e perdorimit
publik te simboleve kombetare, gjuhes dhe shkrimit shqip, e
drejta e ruajtjes sė identitetit kulturore dhe kombetare, dhe
ne ate drejtim mund tė formohen shoqeri kulturore te cilat
jane autonome, me te drejta tė organizimit te lire te
veprimtarise botuese, ne edukimin e femijeve dhe arsimimit te
tyre ne shkollen fillore, te mesme dhe ate universitare ne gjuhe
te vet, sipas programeve te caktuara ne te cilat eshte e
pėrfshirė mire historia dhe kultura e tyre. Ne ndertesen e
rajonit perpos flamurit te Malit te Zi, flamurit te rajonit,
vendoset flamuri shqiptar.
Neni 22.
Per te ngritur barazinė gjuhesore ne vend te
posacem ne rajon punesohen numer i caktuar i punetoreve te cilet
aktivisht e flasin njeren dhe tjetren gjuhe. Personat juridikė
qe kanė kompetenca zyrtare ne komunikim te ndersjellte mund te
perdorin vetem gjuhen shqipe.
Neni 23.
Rajoni u siguron banorėve te vet dhenien e
dokumenteve dhe formularėve qe perdoren per ceshtje zyrtare ne
tė dy gjuhėt . Dokumentet publike te leshuara nė gjuhėn shqipe
konsiderohen fuqiplote, ashtuqė emri personal ne te gjitha
dokumentet te shkruhen me alfabet tė shqipes.
Neni 24.
Sigurimi i arsimit ne gjuhen amtare ne te gjitha
nivelet, e posacerisht per lendet qe kanė te bejne me
identitetin kombetare, kulturor dhe historinė nacionale.
Neni 25.
Rajoni u mundeson kushtet per realizim te
kthimit te lire dhe fitimit te statusit te barabarte juridik te
gjithe te migruarve duke promovuar lidhjet e tyre me
vendlindjen.
FUSHEVEPRIMI
PUBLIK
Neni 26.
Per kryerjen e ceshtjeve publike nga
fushėveprimi vetėqeverises, rajoni formon dikastere publike.
Dikasteret publike organizohen me vendim te posacem te Kuvendit.
Me keto dikastere publike udheheqin kryeshefat e tyre, e qe ne
baze te konkursit te hapur i emėron Pleqesia e Kuvendit.
Neni 27.
Rajoni mbeshtet bashkpunimin efektiv te
qytetareve te rajonit ne realizimin e interesit te pergjitheshem
dhe garanton te drejten e bashkėpunimit me krejt subjektet e
interesuara. Me vendim te Keshillit Komunal disa nga kompetencat
e fusheveprimit vetqeverises mund te barten ne rajon ne
koordinim me vendimin e Kuvendit. .
Neni 28.
Selia e dikastereve publike percaktohet me
vendime te Kuvendit. Rregullat mbi veprimin e tyre te brendeshem
i konfirmon Pleqesia.
ORGANET E RAJONIT
Neni 29.
Organet e rajonit jane : Kuvendi i Rajonit,
Pleqesia e rajonit dhe Prefekti .
KUVENDI I RAJONIT
1. Vecoriėt themelore
Neni 30.
Kuvendi i Rajonit eshte organ perfaqesues i
qytetareve te vet.
Neni 31.
Kuvendi miraton :
1.
Statutin e Rajonit
dhe rregulloren per punen e Kuvendit,
2.
Vendimet dhe aktet e
tjera themelore me te cilat rregullohen ceshtjet ne fushveprimin
e krejt Rajonit,
3.
zgjedh dhe shkarkon
kryetarin, nenkryetarin e Kuvendit, kryetarin dhe nenkryetarin e
Rajonit, i zgjedh dhe i shkarkon anetaret e Pleqesise, organet
punuese te Kuvendit si dhe i emėron apo shkarkon personat e
tjere te caktuar sipas ligjit dhe ketij statuti,
4.
e miraton buxhetin
dhe logarine perfundimtare,
5.
formon institucionet
publike dhe personat tjere juridikė per kryerjen e aktiviteteve
ekonomike, shoqerore te interesit te vecantė per Rajon,
6.
rregullon
fushveprimin e dikastereve,
7.
shqyrton ceshtjet e
ndryshme me ineteres ne Rajon.
Neni 32.
Me rregullore te punes se Kuvendit per se afermi
rregullohet, menyra e konstituimit, thirrjes, votimit dhe
rrjedhes se procescverbalit si dhe ruejtja e rendit gjate
mbledhjes.
2. Rregullimi
Neni 33.
Kuvendin e Rajonit e perbejne 41 anetarė nga te
cilet , se paku 4 anetare janė te pakices nga numri i banoreve
ne rajon..
Neni 34.
Kuvendi ka kryetarin dhe dy nenkryetarė.
Propozimin me shkrim per Kryetar te Kuvendit e japin se paku
dhjete (10) anetarė te Kuvendit, duke e vertetuar ate propozim
me nenshkrimet etyre.
Neni 35.
Kryetari dhe dy nenkryetaret zgjedhen me vota te
fshehta. Per kryetar dhe nenkryetar te Kuvendit zgjedhen
kandidatet per te cilet ka votuar shumica e te gjithe anetarėve
te Kuvendit. Kur propozohen me shume kandidatė per kryetar dhe
nenkryetar te Kuvendit, dhe asnjeri nga kandidatet nuk e fiton
numrin e duhur te votave te krejt votuesve, votimi persritet per
dy kandidattėt qe kanė fituar numrin me te madh te votave ne
rrethin e pare te votimit. Poqese, dy apo me shume kandidatė
kanė fituar numer te njejte te votave, votimi persėritet sipas
rendit te shkronjave tė alfabetit. Ne votimin e persėritur,
zgjedhet kandidati i cili ka fituar numrin me te madh te
votave. Nese ne votimin e persėritur, kandidati nuk e fiton
numrin e duhur te votave, persėritet procedura e kandidimit.
Neni 36.
Kryetari i Kuvendit i udheheq mbledhjet e
kuvendit. Kuvendin e perfaqėson Kryetari. Detyrat dhe obligimet
e Kryetarit dhe Nenkryetarit te Kuvendit rregullohen sipas
Rregullores mbi Punen e e Kuvendit.
3. Te drejtat dhe obligimet e anetarve te
kuvendit
Neni 37.
Anetaret e Kuvendit zgjedhen ne kater (4) vite,
aq sa u zgjat edhe mandati.
Neni 38.
Anetaret e Rajonit e japin betimin ne gjuhen
shqipe apo ne gjuhen malazeze e cila ka kete tekst:
"Betohem se te drejtat dhe obligimet e mia si
anetar i Kuvendit te Rajonit do ti kryej me koshience dhe
pergjegjesi, per zhvillimin ekonomik kulturor dhe social te
Rajonit, dhe gjate mandatit tim do t'i permbahem Statutit te
Rajonit duke e mbrojtur ate dhe duke promovuar vecoritė rajonale
te tij. »
Kryetari i Kuvendit e lexon tekstin dhe cdo
anetar pas thirrjes vec e vec te tyre e shqipton fjalen
»betohem« dhe pas betimit e nenshkrun ate.
PLEQESIA
Neni 39.
Pleqesia e Rajonit eshte organ ekzekutiv.
Neni 40.
Pleqesai numėron deri 13 (trembedhjete) anetare.
Ajo ka kryetarin dhe dy nenkryetare.
Neni 41.
Anetaret e Pleqesise i zgjedh dhe i shkarkon
Kuvendi i Rajonit me shumicen e votave e me propozim te
Kryetarit te Pleqesise. Pleqesia per pune te vet i pergjigjet
Kuvendit. Kryetari, dhe nenkryetaret dhe anetaret e Pleqesise
jane pergjegjes per vendime qe i sjell Pleqesia. Me propozim te
¼ (nje te keterten) e anetareve te Kuvendit mund te zhvillohet
procedura e votėbesimit te Kryetarit, apo tė ndonje anetari te
Pleqesise. Votėbesimin mund ta inicoje edhe vet Kryetari .
Vendimi mbi mosbesim te tyre hyn ne fuqi poqese per te voton
shumica e te gjithe anetarve tė Kuvendit. Poqese u jepet
mosbesimi Kryetarit apo Pleqesise ne pergjithesi, ata duhet te
japin doreheqje.
Prefekti i Rajonit
Neni 42.
Prefekti i Rajonit therret mbledhjet e
Pleqesise dhe eshte bartes i pushtetit ekzekutiv rajonal. Sipas
pozites ai eshte Kryetar i Pleqesise. Rajoni ka dy nenprefekta.
Nje nenperfekt ėshtė pjestar i pakices ne Rajon.
Neni 43.
Prefektin dhe Nenprefektin e zgjedh Kuvendi me
vota te fshefta te tė gjithe anetareve. Zgjedhja e Prefektit
behet me te njejten procedure sic behet zgjedhja e Kryetarit apo
Nenkryetarit te Kuvendit konform ligjit dhe ketij Statuti..
Neni 44.
Prefekti per pune dhe per kompetenca te veta i
pergjigjet Kuvendit.
Neni 45.
Kompetencate e Prefektit te Rajonit jane:
1.
perfaqėson Rajonin ,
2.
therret dhe i
udheheq mbledhjet e Pleqesise,
3.
udheheq koordinon
dhe mbikeqyre pune e dikastereve publike ne rajon,
4.
rregullisht
keshillohet per realizimin e vetėqeverisjes lokale me kryeshefat
dhe kryetaret e komunave dhe bashkesive lokale ne suaza te
Rajonit,
5.
jep urdheresa te
vecanta per realizimin e rregulloreve dhe akteve tė tjera
juridike te Kuvendit dhe Pleqesise,
6.
kryen pune tė tjera
nga kompetenca e tij e percaktuar me rregullore dhe me kete
Statut.
Neni 46.
Prefekti duhet te pranojė ne bisede cdo qytetar
me vendbanim ne Rajon ne afat prej 60 ditesh nga dita e
kerkeses se tij. Ai mund te autorizojė nenkryetaret e vet apo
ndonje anetar te Pleqesise te perfaqsojė ate ne raste konkrete.
Pleqesia, per kompetencat e veta eshte e obliguar qe te pranojė
ne bisede cdo qytetar me vendbanim ne Rajon nė afat prej 30
ditesh nga vendosja e kerkeses.
Neni 47.
Prefektit i pėrfundon funksioni kur e shkarkon
Kuvendi. Poqese pushteti qendror fillon proceduren per shkarkim
te Prefektit, ate do ta shkarkojė Kuvendi pasiqe ti kete
shpenzuar te gjitha mundesitė juridike per mbrojtjen e tij, dhe
kur te jene evidente nga vendimi i plotfuqishem juridik se
Prefekti e ka shkelur kushtetutshmerine ligjshmerine dhe i ka
shkaktuar dėme Rajonit , gjegjesisht pas vendimit te prere te
organeve kompetente ne rastin e konfrontimit te kompetencave ne
mes organeve shtetėrore dhe organeve vetėqeverisese te Rajonit.
TE MIRAT MATERIALE, PRONA DHE FINANCIMI I RAJONIT
1. Te mirat materiale dhe prona e rajonit
Neni 48.
Rajoni posedon te mirat materiale dhe pronen e
vet . Krejt tundshmeria dhe patundeshmeria qe i takojnė Rajonit
si dhe te drejtat qe i takojne aztij perbėjne pronen dhe te
mirat materiale te Rajonit. Me te mirat materiale dhe pronen e
Rajonit, Rajoni duhet te kujdeset si zot shtėpie i mire. Ne baze
te aktit themelor te Kuvendit dhe menyres se udheheqjes se
prones, perkujdeset dhe udheheq Pleqesia e Rajonit.
2. Financimi i Rajonit
Neni 49.
Rajoni ka te ardhura te cilat i udheheq vet. Te
ardhurat e rajonit varen nga punet te cilat i udheheq ai . Ato
jane si vijon :
1.
te ardhurat nga
patundeshmeria dhe tundeshmeria qe jane prone e tij,
2.
te ardhurat nga
ndermarrjet dhe personat tjera juridike si dhe te ardhurat nga
koncesionet te cilat i lejon,
3.
te ardhurat nga
shitja e tundeshmerive dhe patundeshmerive qe jane prone e tij,
4.
dhuratat,
trashegimia etj.,
5.
taksat dhe qirate ,
6.
dotacionet te
parashikuara me buxhetin shtetėror gjegjesisht te parapara me
ligje te vecanta,
7.
denimet materiale
dhe marrja e pronesise per mosrespektim te ligjit,
8.
te ardhura tė tjera
.
Neni 50.
Buxheti i rajonit aprovohet per vitin kalendarik
dhe vlen per vitin per te cilin eshte aprovuar . Buxheti
aprovohet ne fillim te vitit per vitin qe vjen . Poqese buxheti
nuk aprovohet para fillimit te vitit, sillet vendimi per
financim te perkoheshem me se tepermi per afat tremujor.
Propozimi i buxhetit vjetor konfirmohet nga Pleqesia e Rajonit
dhe i jep Kuvendit me se largeti deri me dt. 15 maj te vitit
vijues.
AKTET E RAJONIT
Neni 51.
Kuvendi i Rajonit ne baze te tė drejtave dhe
obligimeve te konfirmuara me rregulla nga Statuti; miraton
Statutin, vendimet, llogarinė perfundimtare te buxhetit,
deklerata, rezoluta, faleminderime, duke dhene poashtu sqarime
autentike te akteve juridike qe i miraton ai. Per cdo njeren
nga keto akte para aprovimit te tyre mund te zhvillohet debati
publik. Propozimin per vendim te zhvillimit te debatit publik e
konfirmon Pleqesia e Rajonit, kurse vetė debatin publik e
udheheq dikasteri kompetent ne bashkpunim me komunat dhe
bashkesitė lokale. Debati publik sipas rregullave zgjat 15 dite
kurse verejtjet dhe sygjerimet mund tu drejtohen dikasterit
kompetent te komunave dhe bashkesive lokale ne afat 30 ditor nga
fillimi i debatit publik. Lajmerimi mbi debatin publik domosdo
duhet bere nepermjet mediave , gazeta, Radio, TV.
Rregullat
kalimtare dhe pėrmbyllėse
Neni 52.
Nderrimet dhe plotesimet e Statutit te Rajonit
aprovohen ne menyre dhe me procedure te parashikuar per
sjelljen e tyre. Ne rast te nderrimit te neneve qe jane
karakteristike per vecoritė specifike te Rajonit ato duhet bere
me dy te treten e anetarėve te Kuvendit te Rajonit.
Neni 53.
Satuti i Rajonit hyn ne fuqi pas 8 ditesh nga
aprovimi i tij, kurse botohet ne Gazeten Zyrtare te Rajonit.
Neni 54.
Prefekti eshte i obliguar qe ne afatin 8 (tete)
ditor nga aprovimi i ketij Statuti apo akteve themelore qe i
sjell Kuvendi, t'ia dergoje organit publik shtetror kompetent.
Klasa:
numri zyrtar :
vendi dhe data,
Komento ne forum
|