Holanda i vjedh fitoren Shqipėrisė.
                                           Gjyqtari Rili anullon nje gol te rregullt


Nuk mundėm tė krijonim njė tjetėr mbrėmje tė madhe, edhe pse dhamė gjithēka. Njė humbje e pamerituar. Barazimi ishte mė i drejtė. “Ne luajtėm shumė mirė nga pikėpamja taktike dhe luftarake. Mė erdhi keq pėr humbjen”, - tha trajneri Oto Bariē, nė fund tė ndeshjes. “Nuk e kuptoj se pėrse u anulua goli”.
Njė ndėshkim qė erdhi atėherė kur tė gjithė ne prisnim tė merrnim rezultatin e pestė rresht pozitiv dhe barazimin e katėrt nė tetė takimet. Fitorja minimale e Marko Van Bastenit (gati nė ekstazė kur Rud Van Nistelroi nė minutėn e 91) nuk ishter produkt i lojės sė yjeve tė tij, por ashtu si nė Amsterdam njė vit mė parė, me ndihmėn e arbitrit. Nėse izraeliti Aron Jefet nė ndeshjen e parė kundėr “tulipanėve” nuk dha tė paktėn tri penallti tė pastra, anglezi Rili, nė takimin e dytė kundėr tyre, anuloi njė gol krejtėsisht tė rregullt tė shėnuar nga mbrojtėsi Mario Melshiot nė portėn e tij, nė fund tė pjesės sė parė. Gjithsesi kjo mund tė quhet njė tjetėr gafė e tij
“Nuk ėshtė rezultat i merituar, pasi Shqipėria luajti shumė mirė pėrballė njė kundėrshtari tė madh. Shqipėria krijoi shumė raste”, - pohoi Bogdani, pas pėrfundimit tė takimit. “Barazimi ishte mė i drejtė. Shqipėrisė nuk i mungoi asgjė”.
Njė pjesė e parė e madhe e ndėrtuar me zgjuarsi nga tekniku i Shqipėrisė, Oto Bariē dhe e ekzekutuar nė mėnyrė perfekte nga tė tė gjithė lojtarėt. Kronika flet tėrėsisht pėr kuqezinjtė. Nga minuta e parė, kur luajtėm topin e parė. Duro merr faullin e parė, ndėrsa nė minutėn e 7-tė, Shqipėria ishte pranė golit, kur Bogdani goditi fuqishėm njė top brenda zonės tė vogėl, qė u pėrplas nė trupin e Andre Oter. Nė fushė fillojnė tė shfaqen dulet e para: Kristi Vangjeli- Robin Van Persi, Debatik Curri- Rud Van Nistelroi dhe Lorik Cana-Uesli Shnajder. Mbrojtėsi i Arisit tė Selanikut, Vangjeli, njė nga mė tė mirėt nė fushė, doli fitues nga sulmuesit tė Arsenalit, Robin Van Persi.
Nė minutėn e 26-tė Duro tmerron tė gjithė tifozėt holandezė kur qeth shtyllėn pingule. Nė tė 40’ ėshtė radha e Bogdanit qė rrezikoi portėn e Van Der Sarit. Kulmi i pjesės sė parė ishte goli i anuluar me tė padrejtė nga gjyqtari anglez Rili, kur mbrojtėsi Mario Melshiot nė tentativė pėr tė larguar topin shėnoi me kokė njė autogol. Por, anglezi thotė jo. Nė mėnyrė tė padrejtė Aq sa Oto Bariē nė pėrfundim tė pjesės sė parė, protestoi ashpėr ndaj qyqtarit anglez.
Pjesa e dytė nisi me Alban Bushin nė vend tė Kapllanit, i cili nuk shfaqi asgjė nga reporteri i tij. Nė tė 69’ Duro i lė vendin Haxhit. Loja merr tė tė tjera ngjyra. Rrezikojmė mė shumė, jemi mė afėr portės. Por, Cana, nė njė mbrėmje shumė tė lodhshme dhe nervoze, ndoshta dhe nga mbulimi i rreptė i Shnajderit humbi logjikėn dhe nė tė 87’ ndėshkohet me karton tė kuq. I panevojshėm. Njė gjest i tepruar i mesfushori tė Marsejės ndaj Van Nistelroi. Si pėr tė ndjellė minutėn fatale 91. Golin e Holandės. Atėherė kur tė gjithė prisnin fishkėllimėn e anglezit Rili. Xhon Van Bronkost rrėmbeu njė top nė tė majtė tė sulmit tė holandezėve, kaloi Dallkun, u fut nė zonė duke i dhėnė njė pas tė artė Rud Van Nistelroit, qė midis Dedes dhe Currit lėshoi diagonalisht topin drejt portės, pėr tė thyer pas katėr ndeshjes Arjan Beqaj, i cili ishte nė njė tjetėr ditė tė mirė.

Historia kundėr Shqipėrisė

Shqipėri-Holandė, njė pėrballje qė u rikthye nė Tiranė pas 43 vjetėsh, kur pėr herė tė parė dhe tė fundit nė “Qemal Stafa” (atėherė gjysma e kėtij aktual) dy ekipet u ndeshėn mė 25 tetor 1964. Ballafaqimet me “tulipanėt” kanė qenė gjithmonė tė hidhura: katėr ndeshje, katėr humbje.
Kėshtu ndodhi edhe nė takimin e parė, mė 24 maj 1964, kur Shqipėria humbi 2-0 nė Fejėnord, pėr eliminatoret e Kampionatit Botėror Angli 1966, kur pas mbyllėm pjesėn e parė nė barazim 0-0, pėsuam dy gola brenda katėr minutave: Shrijvers (48’) me penallti (e dyshimtė sipas portierit tė pėrfaqėsueses sonė, nė atė takim, Mikel Janku) dhe Muler nė tė 52’.
Edhe nė ndeshjen e kthimit, mė 25 tetor 1964, humbėm me tė njėjtin rezultat 2-0, por kėsaj radhe holandezėt shėnuan golin e parė, tri minuta pas fillimit tė takimit (Van Nee, 3’) dhe golin e dytė, tri minuta para pėrfundimit tė ndeshjes (Geurtsen, 87’). Nė takimin e tretė tė zhvilluar nė Amsterdam, mė 11 tetor 2006, pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, tradita nuk ndryshoi: pėsuam dy gola, (tė parin e shėnoi Van Persi), ndėrsa tė dytin e pėsuam me autogol (Nevil Dede), por nė ndryshim nga dy ballafaqimet e vitit 1964, nė takimin e tretė kundėr “tulipanėve” shėnuam me anė tė Debatik Currit golin e nderit.
Takimi i djeshėm, i katėrti kundėr Holandės duhet tė pėrfundonte tė paktėn nė barazim 0-0. Por fati nuk e desh, madje as arbitri anglez Majk Rili. Gol i anuluar pėr Shqipėrinė nė pjesėn e parė dhe njė gol fatalisht i shėnuar nga Holanda nė minutėn e 91, nga sulmuesi i Realit tė Madridit, Rud Van Nistelroi.

Jashtė fushės

Atmosfera - “Shqipėri, Shqipėri!”. Kėto ishin thirrjet e zakonshme nė gjatė gjithė ditės sė djeshme nė Tiranė. Ethet e ndeshjes sė shumė pritur Shqipėri-Holandė, sė pari nisėn jashtė stadiumit. Kryeqyteti shqiptar u shndėrrua dje nė njė pikė referimi pėr gjithė shqiptarėt kudo nė botė, dhe pėr mė tepėr pikėtakim krenarie i tė gjithė tifozerisė kuqezi tė ardhur nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, por dhe nga Kosova e Maqedonia. Atmosfera ishte e kėndshme, emocionet tė mėdha. “Shqipėri, Shqipėri!”. Tė gjithė me shpresė te fitorja. Tė uruar nė tė gjitha dialektet e shqipes.

Tifozėt – Tė zjarrtė. Tė zhurmshėm. Tė ngjirur. Tė nxehur nė kulm kundėr Holandės. Njė rast qė nuk pėrsėritet shpesh. Tė veshur kuqezi pėr tė sfumuar ndonjė “njollė” portokalli ata ishin “dekori” mė i bukur i Tiranės. Nė njė ditė tė ngrohtė si ajo e djeshmja. Tė gjithė nė aventurėn pėr tė qenė pjesė e ndeshjes, tė paktėn nė rrugė. “Qemal Stafa”, nuk mund tė pranojė mė shumė se 10 pėr qind tė atyre qė dje manifestuan nė rrugėt kryesore qė tė ēonin drejt Stadiumit Kombėtar. Shumė e kishin ėndėrruar njė biletė. Por, edhe pa tė, u mjafton tė dėgjojnė jehonėn qė vjen nga stadiumi pėr tu treguar “Ultras kuq e zi” deri nė pritje tė pėfundimit tė takimit. Kalimi i autobuzit tė Kombėtares pėr tė ēuar futbollistėt nė stadium i ēmendi tė gjithė. I pėrshendėtėn tė gjithė lojtarėt duke treguar njė gisht lart, si shenjė “1”-sh, atė tė fitores.

“Cana” – Fanellat me emrin e njėrit prej lojtarėve mė tė dashur tė Kombėtares, mesfushorit Lorik Cana, ishin edhe mė tė shumtat nė “dyqanet” e rrugės. Nuhatje ekspertėsh tė tregut dhe njohės tė filozofisė sė tifozėve. “Mė jep njė Cana!”, - ishte njė kėrkesat e pėrsėritura dhjetra herė. Rivaliteti me mesfushorin e Marsejės, e bėnte vetėm Bogdani, por jo Erioni nė fushėn e lojės, por fanela mė emrin “Bogdani” me numėr 22, edhe pse ato ishin thjesh disa imitime “Umbro”, tė kushedi kujt kompanie turke apo kineze. Gjithsesi ia vlente ta koleksionojė njė. Qoftė edhe pėr fat nė ndonjė ndeshje kalēetoje.


 Holandezėt- Shifrat e para bėnin fjalė pėr rreth 500 tifozė holandezė. Paraditen e djeshme tė shpėrndarė nė rrugėt e kryeqytetit dukeshin tė paktė, ashtu nė grupe tė vogla. Tė veshur nė ngjyrėn e tyre tradicionale, portokalli, ata konsumuan sasi tė pafundme birre nė lokalet kryesore tė bllokut (lum pronarėt e lokaleve), ndėrsa pėrqendrimi mė i madh i tyre ishte pranė Taivanit. Qejflinj tė mėdhenj holandezėt. Tė mėsuar nė ndjekje tė Kombėtares sė tyre. As duan t’ia dinė se ku janė: nė Romė, Paris, Berlin, Londėr apo Tiranė. Mbeten njėlloj. Tifozė. Ēuditėrisht shumica e tifozėve tė “tulipanėve” ishte nė njė moshė jo fort tė re. Midis tyre edhe “ultrase” femra, por dhe ndonjė qė ecte me ndihmėn e njė paterice. Tė ēmendur pas futbollit.


                                                                                                                              A.S.SH.

 
 


© Copyright 
2000 , 2007 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.