Protesta e shqiptareve para ambasades malazese nė Washington dhe
Shtėpisė sė Bardhė
 11.09.2007

nga: BEQIR SINA, Nju Jork
 

Diplomatėt malaizes nė Washington u "struken" pėr disa orė para protestuesve.
 
 
WASHINGTON D.C:   Ndėrkohė qė ende mbahen tė burgosur dhe po keqėtrajtohen sistematikisht nga brutaliteti i pėrdorur prej policisė dhe agjentėve tė sigurimit malajzese nė Podgoricė, kanė qė rreth 700-800 shqiptaro amerikanė, kanė marrė pjesė dje paradite, nė njė protestė paqėsore kundėr qeverisė Malazeze dhe keqpėrdorimeve tė, tė drejtave sociale, politike, dhe kulturore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Kjo, protestė qė pėrkon me njė vjetorin e arrestimit tė 14 shqiptarėve pėr komplot kundra qeverisė sė Podogoricės, kėrkojė qė me anė tė mjeteve demokratike, t'i kundėrvihet brutalitetit primitiv malaizes pėrdorur pėr 12 muaj burgim  ndaj tė 14 tė burgosurve politik shqiptarė, mes tyre 3 me shtetėsi amerikane. Me kėtė protestė, protestuesit kanė shėnuar edhe fillimin e njė procesi qė Diaspora shqiptare nė Amerikė, ka filluar tė ri-organizohet pėrsėri, pėr tė denancuar me ēdo formė  opresionin shtetėror malazes, kundra shqiptarėve. Protesta u mbajtė njė ditė mė parė se tė nisė nė Podgoricė, procesi Gjyqėsor  pėr tė 14 akuzuarit, e operacionit tė policisė " Fluturimi i Shqiponjės”
 
Rreth 700-800  shqiptarėt, kane protestuar pėr rreth 5 - 6 orė nė fillim para kangjellave tė Shtėpisė sė Bardhė, nė parkun Lafayet dhe rrugėn Pensilvenia, dhe mė pasė kanė vijuar duke marshuar rrugėve tė Washingtonit, deri sa kanė mbrritur para  ndėrtesės sė Ambasadės sė Malit tė Zi nė kryeqytetin e SHBA-s, Washington D.C, ku edhe dorzuan njė peticion. Ata kanė kėrkuar prej qeverisė amerikane qė tė angazhohet edhe mė shumė pėr tė ndikuar tek qeveria malezeze pėr lirimin e shtetasve tė saj: Rrok dhe Kolė Dedvukaj, tė arrestuar bashkė me grupin e shqiptarėve nga Malėsia e Madhe nė aksionin e njohur si "Fluturimi i shqiponjės". Rreth 18 shqiptarė u arrestuan mė 9 shtator tė  vitit 2006 nė mesin e tė cilėve tre me shtetėsi amerikane nė akuzėn se po pėrgatisnin sulme terroriste nė Mal tė Zi.

Nė protestė morėn pjesė grupe tė ndryshme shqiptarėsh nga shtetet federale nė pjesėn e bregut lindor tė oqeanit Atlantik, Nju Jorku, Nju Jersi, Pensilvenia, Miēingani, Karolina e Veriut,Virxhinia, Washingtoni,  kryesishtė shqiptarėt e Malit tė Zi, qė jetojnė nė SHBA-ės. Ata protestuan paqėsisht nė Washington duke hedhur parrulla kundėr mėnyrės sė qeverisjes sė Podgoricės, e cila sipas tyre shkel nė mėnyrė flagrante tė drejtat e shqiptarėve.
 
Demonstrata para Shtėpisė sė Bardhė,  dhe para ndėrtesės sė sė Ambasadės sė Malit tė Zi nė kryeqytetin e SHBA-s, Washington D.C,  u organizua nga Shoqata Malesia e Madhe me qėndėr nė Miēigan. Qėllimi i tyre  ėshtė pėr tė tėrhequr vemendjen e zyrtarėve amerikanė rreth gjendjes sė tė drejtave politike, shoqėrore dhe ekonomike tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Demonstruesit e ardhur nga disa shtete tė Amerikės, kryesisht nga Miēigani, mbanin flamujė shqiptarė e amerikanė si dhe pankarta  ku protestohej vazhdimi i mbajtjes nė burg nė Mal tė Zi tė 14 shqiptarėve pėrfshi 3 shqiptaro amertikanė tė akuzuar nga Podgorica zyrtare pėr futje armėsh pėr qėllime terroriste nė mal tė Zi. Veprimtari i komunitetit shqiptar Bahri Ramadani - kryetar i komunitetit shqiptaro - amerikan ne Karolinin e Veriut dhe Virxhinise, thote se , thotė :" Protesta ishte paqėsore dhe i a arriti qėllimit. Pasi zgjojė jashtėzakonishtė vemendjen e opinionit tė kryeqytetit amerikanė". Kur , protestuesit arritėn para ambasadės, diplomatėt malazes nė Uashington "struken" pėr disa orė para protestuesve, tha zoti Ramadani.
 
Pjesmarrėsit nė demonstratė i bėjnė thirrje qeverisė malazeze qė tė heqė dorė plotėsisht nga praktika diskriminuese ndaj shqiptarėve dhe tė lejojė respektimin e tė drejtave tė njeriut. Ata u bėjnė thirrje demokracive evropiane dhe Shteteve tė Bashkuara qė t’i kėrkojnė Malit tė Zi qė tė zbatojė ligjet ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e pakicave.Organizatorėt e protestės thonė se shqiptarėt e Amerikės do tė vazhdojnė tė kėrkojnė mbrojtjen me ligj tė tė drejave tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, zbatimin e tyre dhe pėrfshirjen e tyre nė strukturat politike, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė gėzojnė tė drejta tė barabarta me popullsinė sllave qė pėrbėn shumicėn nė Mal tė zi.
 

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2007 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.