| |
Nė 10 vjetorin e vdekjes -
nė Katedralen Shėn Patrik, nė Nju Jork u mbajt
meshė pėrkujtimore pėr Nėnė Terezėn
nga:
BEQIR SINA, Nju Jork
Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane.
Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas
thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht
Zemrės sė Krishtit" Nėnė Tereza.
"Saint Patrick's Cathedral" - Fifth Avenue - New
York City: Nė Meshėn Pėrkujtimore pėr Nėnė
Terezėn qė u mbajtė tė shtunėn, nė darkė, mė 29 shtator, nė
orėn 7:00 pas dite, nė Katedralen "St. Patrick" nė
Manhattan, morėn pjesė mbi njė mijė besimtarė katolikė, dhe
mijra turistė tė huaj kanė ndjekur rastėsishtė, kėtė meshė.
Meshė kjo, e cila u mbajtė nė dy gjuhėt - shqip dhe anglisht. Duhet
pėrmendur fakti, se njė pjesėmarrje e madhe e pjesėtarėve tė
kmunitetit shqiptar tė New Yorkut me rrethe, ka tėrhequr
vemendjen e mijėra e mijėra turistėve tė huaj dhe qytetarėve
tė Nju Jorkut. Mesha e sė shtunės, nė njėrėn nga Katedralet
mė tė njohura tė SHBA-ve, nė New York, ka qėnė mbrėmė njė
spektakėl, qė do tė nderojė figurėn e madhe tė kombit
shqiptar, Nėnė Terezės, nė historinė e saj. Mesha ishte njė
rast i rrallė qė Katedrala tė japė pėlqimin pėr njė Meshė
ekskluzive, siē e dha pėr Meshėn kushtuar Nėnė Terezės, duke
nderuar jo vetėm figurėn e saj, por edhe mbarė komunitetin
shqiptar tė Amerikės. Mbasi, siē dihet, edhe pjesa mė e
madhe e opinionit amerikan, shqiptarėt, sot, i njeh
nėpėrmjet emrit dhe biografisė sė Nėnė Terezės.
Kjo ishte mesha e tretė ekumenike e komunitetit tonė, qė
mbahet nė katedralen mė madheshtore nė SHBA-s, dhe njė ndėr
mė tė mėdhat e botės, Katedralen "St. Patrick" nė New York.
Njė Meshė Ekumenike qe mbajtur nė kėtė Katedrale nė vitin
1969, me rastin e 60 vjetorit tė gazetės "Dielli", organ i
Federatės Pan Shqiptare tė Amerikės "Vatra", i tha gazetės
Bota Sot, Reverend Jose Marabe, J.C. D. Mesha e dytė u dha
po nė kėtė katedrale, ku e veēanta e saj ėshtė se, pėr herė
tė parė nė historinė e komunitetit tonė, Liturgjia dėgjohet
nė gjuhėn shqipe, nga altari i Katedrales sė New Yorku-ut,
me rastin e vdekjes sė Nėnė Terezes, mė 1997. Mesha e tretė,
u dha mbrėmėjen e sė shtunės, dhe organizatore e Meshės
ishte pėrsėri Kisha Katolike Shqiptare 'Zoja e Shkodrės" me
nė krye famullitarin Dom Pjetėr Popaj i shoqėruar nga Dom
Viktor Dedaj, Diakon Marash Shkreli dhe kori i kėsaj kishe.
Duhet cituar fakti; se pėrveēse besimtarve tė shumtė katolikė,
pėr tė nderuar figurėn dimensionale tė nobelsites shqiptare,
nė meshėn pėrkujtimore pėr Nėnė Terezėn, kishin ardhur edhe
besimtarė nga Qendrat Islame Shqiptare pėr New York dhe New
Jersey, nga Kishat Ortodokse Shqiptare, si dhe liderė
politikė, pėrfaqėsues nga organizatat kulturore-shoqėrore
dhe mediat shiqptare-amerikane tė komunitetit shqiptar nė
Amerikė. Nė meshėn e mbrėmshme mori pjesė edhe Ambasadori i
Republikės sė Shqipėrisė nė Misionin e Pėrhershėm
pranė Kombeve tė Bashkuara, shkėlqesia e Tij z. Adrian
Neritani, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J.
DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligės Qytetare, bashkėshortja
e tij z Shirli Cloyes - DioGuardi, si dhe kryetari i degės
sė partisė Lidhja Demokratike e Dardanisė pėr Amerikė, zoti
Agim Rexhaj, nėn kryetari i vatrės dr Gjon Buēaj e tjerė.
Kjo meshė pėrkujtimore u mbajt pas disa meshave tė
pėrshpirtshme qė u mbajtėn prej 3 deri mė 9 shtator nė Kishėn
Katolike Shqiptare tė New Yorkut,"Zoja e Shkodrės", nė
pėrkujtim tė aktiviteteve tė 10 vjetorit tė vdekjes sė Nėnė
Terezės, nė tė cilat morėn pjesė mijra shqiptarė tė New
Yorkut me rrethe. Mesha pati karakter pėrkujtimor dhe, u
dha nė dy gjuhėt shqip dhe anglisht, duke pasur parasysh
traditat shekullore ekumenike shqiptare. Mesha ishte
masovike dhe marrin pjesė bashkatdhetarė tanė tė tė tri feve:
katolike, myslimane dhe orthodokse.
Nėnė Tereza - Gonxhe Anjeze - Bojaxhiu 1910-1997
Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane.
Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas
thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket
plotėsisht Zemrės sė Krishtit", tha nė fillim tė
meshės nė tė dy gjuhėt, Famullitari i Kishės
Katolike Shqiptare nė Nju Jork, Dom Pjetėr Popaj,
duke risjell tė freskta, njė nga fjalėt publike tė
Nėnė Terezes.
Ai tha se Nėnė Tereza, ishte me shtat imcak, por me
besim shkėmbor, tė patundur, iu besua misioni tė
kumtonte dashurinė e etur tė Jezusit pėr njerėzimin,
veēanėrisht pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr. "Hyji
vijon ta dojė botėn dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u
shprehur tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn e Tij".
Nė shpirtin e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me
dashuri tė zjarrtė pėr Tė, kishte njė dėshirė tė
vetme: "Tė shuante etjen e dashurisė sė Tij pėr
shpirtrat njerėzore".
Kjo lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, tha
famullitari dom Pjetėr Popaj, lindi mė 26 gusht 1910
nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė
sė Ballkanit. Mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė
dhe Drane Bojaxhiut, u pagėzua me emrin Gonxhe
Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn pesė vjeē e
gjysėm e u krezmua nė nėntor tė vitit 1916. Dhe vdiq
nė Kalkuta tė Indisė, mė 5 shtator 1997.
I pėrndershmi dom Pjetėr Popaj vijoi, se, ndėrsa
misioni i saj pėrhapej me tė shpejtė, bota filloi
t'ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe veprės qė ajo
kishte nisur. Meritoi shumė ēmime pėr veprėn e saj,
duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri, nė vitin
1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel
pėr Paqen, mė 1979. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka
qė e vinte nė qėndėr tė vėmendjes, i pranoi "pėr
lavdinė e Zotit e nė emėr tė tė varfėrve", ka thėnė
I pėrndershmi dom Pjetėr Popaj .
Nė kėtė meshė, nga altari, leximet u bėnė nga zonja
Alma Shkreli, zoti Marijan Cubi - kryetar i
Kėshillit tė Kishės Katolike Shqiptare "Zoja e
Shkodrės" nė Hartsdale, dhe bashkėshorti i Almės
zoti Nikollė Shkreli.
|
|