Shoqeria Kulturo-Artistike Bashkimi Kombetar ne Nju Jork - Nje shembull i vertete i
bashkimit kombetar

  postuar: 03.08.2008

 

BEQIR SINA, New York 

 

 

Shoqeria Kulturore “Bashkimi Kombetar” eshte ruajtese dhe kultivuese e  muzikes se bukur folklorike shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, bartesja  e kesaj pasurie kombetare tek brezi i ri.
 

 

ARTHUR AVENUE - BRONX NY : Ishte koha kur ne Rapsh te  Malcise(Mal te Zi) do te zhvillohej festivali mbar kombetar "Rapsha 2005". Nje festival, ky, si çdo vite po josh nje numer te konsiderueshem te shqiptareve nga  keto treva, por edhe bashkeatdhetaret tane qe shkojne atje nga vende tjera te botes.  Ideja e festivalit nga fillimi ka qene gjithmone, qe ky festival te jete nje  manifestim i fuqishem gjitheshqiptar, per ruajtjen e kultivimin e te gjitha  vlerave kombetare, qe burojne prej folklorit tone.

Gjergj Ddedvukaj, eshte udheheqes i Shoqeris Kulturore - Artistike  "Bashkimi kombetar", nga Nju Jorku, pjesmarres i kesaj shoqerie ne kete festival, dhe shume festiavle te tjera por qe ky festiavl i ka lene mbresa te medha, jo vetem tek ai por edhe tek grupin e tij. Gjergj Dedvukaj, ka lindur ne vitin 1953 ne  fshatin Spije ne Hot te Malsise, me dashurine per kontributin kombetar, dhe eshte vete nga keto ane. Qysh ne diten e femijerise, ai u muar me aktivitete kombetare ne shkollen fillore ne  vendlindjen e tij, dhe mori pjese me kenge e çifteli si dhe ne pjese te ndryshme Teatrale.  Erdhi ne Amerike, ne moshen 15 vjeçare ne vitin 1969. Me vete sebashku me te  vellane mori edhe çiftelin, te cilen nuk e ka ndare qysh ne vogli.

 

- Ai thote se festivalin "Rapsha 2005" SHKA "Bashkimi Kombetar", tri vjet me pare, atje u paraqite me nje program te ri - sipas tij i pershtatur me konkurencen e grupeve vendase. Patem treguar atje, se sa i kemi ruajtur edhe ne vlerat dhe traditat e Malsise, edhe ketu perteje oqeanit. Pastaj, ai thekson se puna e jone me angazhimin e madh te kegetarve e velletarve e instrumentistve, eshte nje gje mjaft interesante, e cila ka ardhur duke u rritur, prej  nga Festivalet e Kishes Katolike Zoja e Shkodres ne New York, e deri ne ne Festivalin e Pare Folklorike ne Micigan , Kishen e Shen Palit ne Rochester Hills. Nje festival i shkleqyer dhe mbresalenese tha ai. Duke medituar qe nje festival te ngjashem ta organizojne kesaj rradhe edhe ne New York, pra vetem folklorik, siç shprehet ai.

Sipas tij, Shoqeria Kulturore - Artistike "Bashkimi kombetar", ne pajtim me idealin e vet atdhetar, ne te gjitha aktivitetin e saj, ne programet  e shfaqjeve ndjek pasqyrimin e krijimeve artistike folklorike, nga te gjitha krahinat etnografike te Botes shqiptare. Ne shoqerin tone, tha ai gjen nje  shtrirje te gjere gjeografike, prej nga Malesia, Shqiperia e Veriut e Mesme dhe e  Jugut, nga Kosova, Çameria, dhe te gjitha trevat etnike. Udheheqesi artistik,  i kesaj shoqerie, zoti Dedvukaj, tha se :"Shoqeria kulturore - artistike  "Bashkimi kombetar", ne programet e saja te shumta, synon t'u jap shikueseve te  vet, krijimtari te mirefillte burimore, qe eshte ruajtur brez pas brezit dhe  pasqyrojne identitetin kulturor artistik.

 

Sipas datimeve, thuhet se :"Shoqeria kulturore - artistike "Bashkimi  kombetar", eshte themeluar ne vitin 1998 ne New York, SHBA. Shoqeria perbehet  prej 25 -30 pjestare: instrumentista, kengetare dhe valletare, prej moshave te  ndryshme nga me te rinjet e deri tek te moshuarit. Qellimi kryesor i  Shoqerise, thone pjesmarresit e drejtuesit e kesaj shoqerie, eshte ruajtja e kultivimi  i muzikes se bukur shqiptare edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pra,  bartja e kesaj pasurie kombetare tek brezi i ri.

Ata thone se :"Disa nga anetaret e Shoqerise kane lindur dhe vepruar ne  trojet tona, ne : Shqiperi, Kosove, Malesi dhe vise te tjera etnike. Kurse  anetaret e tjere kane lindur ne Amerike, dhe jane talente qe duhen mbeshtetur dhe  perkrahur nga te gjithe. Ne te gjitha paraqitjet e Shoqerise para komunitetit  tone, spektatori eshte i mahnitur me profesionalizemin, kostumet e bukura dhe me  repertorin e pasur te kengeve dhe valleve nga te gjitha trojet etnike  shqiptare. Disa nga anetaret e Shoqerise, qe tani jane rapsod te njohur ne komunitetin  tone ne Amerike, kane marrre pjese edhe ne Festivalin e Gjirokastres, qe nga  viti 1988 e mbrapa, ku interpretimet e tyre paten jehone te madhe ne Boten  shqiptare te muzikes popullore e folklorike, kombetare.

 

SHKA Bashkimi Kombetare,  prezantoj me dinjitet dy here shqiptaret e  Amerikes ne festivalin e Gjirokastres ne Shqiperi. Ne vitin 2003, per her te  pare shoqeria prezantoi shqiptaret e Amerikes, ne festivalin mbare kombetar ne  Rapsha 2003, ku u mbajt per her te pare festivali mbare kombetar ne trojet
etnike shqiptare nen Mal te Zi. Ajo ishte grupi qe prezantoj shqiptaret e Amerikes, ne festivalin kombetar ne Gjirokaster ne Shqiperi. Duke nxjerre ne pah vlerat e mirefillta te folklorit tone shqiptare, me nje program prej te gjitha trevave te kombit tone.

Gjergj Dedvukaj, i tha  gazetes kombetare Bota Sot, ne SHBA-s, se" Entuziasmi, i SHKA Bashkimi Kombetar ne cdo aktivitet dukej qe para nisjes. Grupit tone ne keto festivale, si edhe heren e fundit ne Kishen e Shen Palit ne Rochester Hill ne Festivalin e Pare Folklorik Shqiptare, tha ai na eshte rezervuar nje program prej me gjate se 30 minuta. Kjo, sipas tij eshte nje pervilegj per grupin tone pasi si pjesmarres ne keto festivales, na, eshte dhene nje kohe me e gjate se ajo e grupeve te tjera. Ne keto programe ne gjithmon kemi shfaq orgjinalitetin e kengeve, valleve dhe muzikes folklorike shqiptare, te ruajtur paster edhe ne mergim."

 

Fillimi i programit behet me nje luajtje te nje pjese ne lahut - duke vijuar me pase me kegen e vallen "Maje krahu" tregon ai. Me keto program ne kemi pas si qellim te tregojme se megjithese jemi me se 30 vjet ne Amerike, perseri ne e trashegojm kengen dhe muziken folklorike kombetare, duke e percjellur ate origjinale deri tek brezi i ri ne kurbet. Kjo do te thote, megjithse jemi larg gjeografikisht, por jemi shume afer shpirterisht dhe me gjak. Jemi ne Amerike - per te treguar se me te vertet kemi ruajtur te paster vlerat e traditen tone popullore.

Dedvukaj mendon se :"Pika me kryesore e programit dhe ajo qe  mendohet se  jane me te sukseseshmt, per SHKA Bashkimi Kombetar, jane ato qe luajn lahutarin, valletaert dhe kengetaret e rinje si dhe instrumentistet. Prej grupit tone vazhdon te dallohet nje djale qe tani eshte 19 vjecar dhe ka sjellur ne Amerike, lahuten prej Malesie. Ai eshte nje instrumentiste i talentuar, quhet Vasel Shkreli. Nderkaq nje supriz i ketyre festivalve, vazhdon te mbetet edhe interpretimi i nje djali te vogel, i lindur ne Amerike, qe ka marre pjese edhe ne festivalin e Gjirokastres ne vitin 2004, 14 vjeçari Albert Stanaj.  Nderkaq ne grup bene pjese edhe, Gjergj Camaj - valletar, e instrumentist, arkatar dhe udheheqes i grupit te valleve.


Nosh Camaj - adhurues e ketij grupi thote se :"Kam mendimin se keto grupe po i ndihmojn shume kombit, si vendlindjes, por edhe bashkekombasve tane ne mergim. Keto grupe e shoqerojn, e bashkojn, e moderizojn levizjen kulturore - artistike kombetare, nepermjet tubimeve, koncerteve, shfaqjeve festive neper festat kombetare, dasmat e gazmendet familjare, me vlerat me te mira kombetare. Ai , thote se ka ngelur i mahnitur nga koncertet e kesaj grupe, ato po na mbajne gjall me kenget dhe vallet e bukura floklorike."

 

Se fundi, Gjergj Dedvukaj udheheqes artistik i Shoqerise kulturore - artistike "Bashkimi Kombetar", thote se beje thirrje  per suprotimin e vazhdueshem ne klutivimin e muzikes dhe folklorit tone, te bukur shqiptare, Ai thote se :"SHKA "Bashkimi Kombetar, eshte nje organizate Jo-fitim prurese dhe se fondet financiare te saj jane te pakta per te perballuar festivalet. Ne ju bejme thirrje ju per çfardolloj suportimi nga ana financiare dhe e mirepresim çdo ndihme nga ju si bashkeatdhetar. Kontributi qe do te jepni per kete shoqeri do te zbritet nga taksat tuaja ne fund te vitit. Kontributin tuaj mund t'a drejtoni ne adresen 2343 Arthur Avenue Bronx NY 10458. Tel(718)364 -7911 & Fax (718) 933 2522 - thote drejtuesi dhe themeluesi i kesaj shoqerie Gjergj Dedvukaj .

 



 

 

 

 
 


© Copyright 
2000 - 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.