Me pėrjashtim tė Dodė Lucaj, tė arrestuarit nga ''Fluturimi i Shqiponjės'' tė gjithė tė tjerėt jashtė burgut tė Spuzhės, por jo tė lirė
  postuar: 05.08.2008

Tė burgosurit janė dėnuar me 51 vjet heqje lirie me akuzė sė kanė pėrgatitur kryengritje tė armatosur nė Malėsi, me qėllim tė krijimit tė trojeve etnike shqiptare. Nė liri, me levizje tė kufizuara derisa aktvėndimi tė fuqizohet.

 

Prova kryesore e gjykatės malazeze ėshtė njė ditar i shkruar; imagjinuar. Kjo tregon mjaft ku ėshtė drejtėsia nė Mal tė Zi!

 

Sot, nė Gjyqin e lartė tė Malit tė Zi, nė seancėn e 64-tė, u shpallė dėnimi pėr tė arrestuarit nė aksionin policor “Fluturimi i shqiponjės”. Ishte kjo edhe njė dėshmi e fundit se fjala ėshtė pėr njė proces tė montuar politik.
 
 Nė arsystimin e vet, gjykatėsi e vėrtetoi se ditari ishte i vetmi burim i provave i cili sipas tij u dėshmua gjatė procesit. Argumentet tjera si 50 cm. fitil, apo njė beret e vjeter, apo edhe flamuri kombetar shqiptar, i arrestuar, ishin aq jobindės pėr tė sprovuar dėshmitė sa qė edhe njė laik mund tė vėrej se dėnimi ishte urdhėr politik e jo drejtėsi.
 
 Duhet pohuar se sikur aktakuza tė ishte dėshmuar, malėsorėt muarėn dėnim minimal, por kur dihet se ajo nuk u dėshmua, dėnimi i publikua del drakonike, edhe pse ata sot, me pėrjashtim tė Dodė Lucaj, lėshuan burgun Shpuzėn.
 
 Kėshtu Dodė Lucaj u dėnua me 6 vjetė e gjysme burg, sikur edhe Anton Sinishtaj me 6 vite, kurse Gjon Lucaj i cili ėshtė nė arrati 3 vjet e 4 muaj.
 
 Gjon Dedvukaj u dėnua me 5 vjetė heqje lirie, sikur edhe Viktor Sinishtaj, Zef Berishaj fitoi 4 vite sa edhe Sokol Ivanaj. Kolė, Rrok e Pjetėr Dedvukaj u dėnuan me nga 3 vjetė burgim, Viktor Dreshaj e Gjergje Ivanaj nga 2 vjetė e 5 muaj, ndėrsa Gjon Martini Dedvukaj, Mark Ivanaj, Nikollė Lekoēaj, Vasel Kolēaj dhe Malot Bojaj  nga 6 muaj heqje lirie.
 
 Duhet pohuar se njė pjesė e familjarėve ishin tė kėnaqur nga fakti se tė afėrmit e vetė sot vetėm i kanė pranė, por njė pjesė tjetėr nuk tregonte shenja kėnaqėsie, pasiqė kėtu nuk ėshtė fjala pėr liri, por pėr zvarritje tė procesit me liri tė kufizuar, pasiqė shtetasit amerikanė nuk mund tė lėshojnė Malin e Zi, kurse qė tė gjithė kanė qarkullim tė kufizuar vetėn nė Podgoricė.
 
 Duhet cekur faktin se procesi i sotėm u realizua nėn masa tė papara tė sigursė, kurse para dyerėve tė Gjyqit pritnin qindra malėsorė.
 
 Me kėtė rast, pėr medien lokale e ndėrkombėtare u pronuncuan deputeti Vasel Sinishtaj dhe Kryetar i Kuvendit tė Tuzit, z. Nikollė Camaj, tė cilėt pėrsėriten qendrimet e tyre tashmė tė njohura lidhur me kėtė ēėshtje. Nikollė Camaj tha se pret qė Mali i Zi tė vij nė vehte e tė pėrmirėsojė gabimin e bėrė me kėtė shpallje dėnimi dhe ti lirojė tė dėnuarit, para fuqizimit tė Vendimit. Ai tha se mbėshtetja e dėnimit nė njė shkrim fiktiv-ditarin, ndjell pasiguri pėr tė gjithė ata qė mendojnė apo shkruajnė ndryshe nga ajo qė dėshiron pushteti.
 
 Albert Camaj

 
 


© Copyright 
2000 - 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.