| |
SHKA Rapsha
30 vjet tė krijimtarisė kulturo-artistike"
postuar:
19.08.2008
Me
datėn 09.08.2008, nė skenėn verore nė Vitojė, SHKA RAPSHA,
nė mėnyrė solemne shėnoi 30 VJET TĖ KRIJIMTARISĖ
KULTURO-ARTISTIKE nė Drume.
Nė kėtė tubim madhėshtor, pėrveē numrit tė madh tė
qytetarėve tė Malėsisė, ashtu siē dijnė tė tubohen nė
Vitojėn aq joshėse, ishin prezent personalitete nga pushteti
lokal, mandej kryebashkiaku i Rochester Hills z. Bryan
Barnett, tė ftuar nga Kosova dhe Shqipėria etj.
Me kėtė rast organizatori kishte pėrgatitur program nga dy
pjesė: akademike dhe artistike.
Nė pjesėn e parė tė programit ishin tė pėrfshira
pėrshėndetja e organizatorit, fjala e rastit dhe
pėrshėndetjet e personaliteteve tė ndryshme.
Nė emėr tė SHKA RAPSHA tė pranishmit i pėrshėndeti dhe u
dėshiroi mirėseardhje kryetari i parė i kėsaj shoqėrie z.
Marash M. Junēaj. Poashtu, ai pėrshėndeti dhe falenderoi tė
gjithė ata tė cilėt kanė kontribuar nė realizimin e
projekteve tė kėsaj shoqėrie.
z. Prėlė N. Junēaj-kryetar aktual dhe njėri nga anėtarėt mė
tė vjetėr tė kėsaj shoqėrie, mbajti fjalėn e rastit, me
ērast para tė pranishmėve paraqiti njė kronologji tė
shkurtė tė aktiviteteve tė kėsaj shoqėrie, nga themelimi i
saj e deri sot.
Nga biseda e tij veēojmė:
Sikurse tek tė gjithė popujt e botės, ashtu edhe tek neve,
folklori lindi si nevojė e brendshme e jo si dukuri
artistike, lindi si fenomen qė ėshtė i lidhur drejtpėrdrejtė
me jetėn tonė, me tė gjitha elementet me tė cilat ėshtė i
lidhur, si elemente tė qenėsishme qė flasin pėr
origjinalitetin e njė kombi dhe pėr identitetin kombėtar tė
njė populli.
Nė vazhdim, foli mbi aktivitetet nga viti 1978 deri nė vitin
2001 (nga Shpresa deri tek Rapsha), pėr tė vazhuar me
aktivitetet nga viti 2001 e deri sot.
Nė fund, theksoi se SHKA RAPSHA ėshtė organizatore e mirė
e shumė manifestimeve, si: Logu Tradicional nė Vitojė me
rastin e Festės sė SHNJONIT, Festa e Flamurit (disa vite
me radhė), DITĖT E LIDHJES SHQIPĖTARE-TĖ PRIZRENIT,
organizimi i tri Festivaleve - FMFB RAPSHA 2003, Festivali
i dramės RAPSHA 2004 dhe FMF RAPSHA 2005-Malėsi e Madhe,
si dhe manifestime tjera.
Nga personalitete tė pushtetit lokal, tubimin pėrshėndeti
kryetari i KU tė Tuzit z. Smajl-Maliq Ēunmulaj.
Poashtu, tubimin pėrshėndeti edhe kryebashkiaku i Rochester
Hills z. Bryan Barnett.
Z. Haziz Hodaj, nė emėr tė SHKA MALĖSORI (shoqatė motėr me
SHKA RAPSHA) nga Gjonaj-Prizeren, pėrshėndeti tė gjithė tė
pranishmit dhe njėheri pėr SHKA RASPSHA solli dhuratė njė
fotografi.
Nė emėr tė Qendrės Kombėtare pėr Veprimtari Folklorike z.
Esat Ruka, poashtu pėrshėndeti kėtė tubim madhėshtor.
Nė fund tė pjesės sė parė tė programit, organizatori ndau
MIRĖNJOHJE pėr kontributin e dhėnė nė ruajtjen dhe
kultivimin e vlerave kulturo-artistike, mandej FALENDERIME
pėr bashkėpunim nė ruajtjen dhe kultivimin e vlerave
kulturo-artistike pėr shoqata tė cilat ju pėrgjigjėn ftesės
pėr pjesėmarrje nė kėtė manifestim si dhe MIRĖNJOHJE pėr
kontributin material nė realizimin e projekteve tė SHKA
RAPSHA.
Nė pjesėn tjetėr tė programit, tė pranishmit ndoqėn program
artistik ku morėn pjesė: Ansambli MIRDITA nga Mirdita,
SHKA GRUDA nga Gruda, SHKA BESA nga Trieshi, Ansambli
SHQIPONJA nga Malėsia, z. Corrin Barnett dhe SHKA
RAPSHA.
Nė fund tė programit, organizatori pėr tė pranishmit kishte
pėrgatitur koktej, ndėrsa pėr tė ftuarit special shtroi
darkė solemne.
Prėlė N. Junēaj
|
|