Promovimi i Romanit "Vdekja e valėve" e autorit Anton Gjuravēaj
postuar: 24.07.2008

 

Mė 24,07.2008 u bė promovimi i Romanit “Vdekja e valėve e autorit Anton Gjuravēaj nė kėtė promovim folen Linēenc Marku, Fatmir Toci, Anton Gojēaj si dhe autori i librit Anton Gjuravēaj , po ashtu moren pjes edhe grupi letrar jehona si dhe djalosghi nga Trieshi Kol Lucaj.

 

Parafjalė

 

Letrave bashkėkohore shqipe iu shtohet edhe njė zė tjetėr i ri dhe i rėndėsishėm nė  interpretimin e njeriut, nė dimensionin e tij tė brendshėm dhe nė raport me mjedisin, pėrmes autorit tė prozės Vdekja e valėve, Anton Gjuravēaj, i cili me njė rrėfim  intensiv, shprehės dhe tė ngarkuar me njė atmosferė tė thellė tė botės mbarėshqiptare tregon shtrembėrimet qė pėson natzra njerėzore pėrmes shtypjes sė pakuptimtė tė njeriut nga tė tjerėt dhe vetėbarrierzimi qė po ai i bėn vetės.

Autori luan mjeshtėrisht  me brumin qė i ka dhėnė tradita shqiptare, e pėrdor atė nė funksion tė realizimit artistik, i cili bėhet domethėnės nė dhėnien e individit, nė njė mungesė saktėsie kohore dhe vendore, pikėrisht siē ndodh shpesh nė gojėdhėna.

 

Dhunuesi dhe i dhunuari jetojnė brenda njė pseudoetike  diktatoriale, e cila ushtron frikėn si mjet sundimi, pėrbėn ndoshta thelbin e kėsaj vepre.Jemi pėrballė njė ndryshimi tė madh, nga shoqėria e mbyllur mbytėse drejt  asaj tė hapur e tė lirė pėr tė gjithė.

Pikėrisht liria pėrjetohet si njė ankth i fortė nga ata qė me vetėdije i kishin shėrbyer prodhimit tė frikės, ndoshta duke menduar se i shėrbenin  njė ideali, i cili po shndėrrohej nė sytė e tyre si jo i tillė.


Absurditeti i tė jetuarit  me kodet dhe rregullat e njė bote tė vjetėr dhe tė paaftė pėr tė interpretuar botėn e re, e cila tashmė ka hyrė  nė njė rrugė pa kthim, nga  njerėz anormalė tė portretizuar nga autori si shtrembėrime tė skajshme tė natyrės njerzore, i jep  prozės njė ndjenjė ironie tragjike rrėqethėse, kur pėrmes saj pėrsonazhi si Osmani shtrihen pafundėsisht nė kohė nga kujtesa e hidhur kolektive.

 

Madje rrėfimi shkakton njė dhimbje tė pafundme e njė keqardhje tė fortė pėr tjetėrsimin  e njeriut tė kushtėzuar nga pushtimi i gjatė dhe mė pas nga sundimi i egėr i ideologjisė  sė kuqe dogmtike, qė ėshtė e njėsojtė me pushtimin, saqė njerzit nuk identifikojnė ndryshimin mes Osman pashės, sundimtar pushtues pėrbindėsh, dhe Osmanit, nė kryepolic ēnjerėzorė i pashpirt,sepse njeriu i zakonshėm, raportet e tė cilit ishin thjesht raporte pothuajse  epike me botėn qė e rrethon , nuk sheh  asnjė dallim,duke e quajtur  kėtė qėnie karikaturė pėrverse tė natyrės njerėzore, me tė njėjtin emėr tė pashait pushtues.Dhimbja shtohet mė ttepėr kur mendon se ėshtė  sistemi, nė tė cilin njerėzit vepojnė, shakkau i kėtij njeriu karikaturė  dhe se cenimi nė tjellėsi i  natyrės njerėzore kthen  pothuajse nė pamundėsi rifitimin e njė njeriu normal.

 

Aftėsia shquese e autorit pėr tė perceptuar dallime tė qėnėsishme nė shtrembėrimin e natyrės njerėzore si shkak i mungesės sė thellė tė lirisė nga sundimi i padrejtė i sistemeve  qeverisės, e bėn kėtė prozė  mjaft tė veēantė nė dėshmimin  e njė tė vėrtete atrtistike, qė  do tė ruajė nė rreshtat e saj tė vėrtetėn  historike.

 


Vinēens marku
Lektor i Letėrsisė sė huaj

nė Departamentin e letėrsisė nė Universitet “Luigj Gurakuqi”, Shkodėr, mė 09.12.2007

 
 


© Copyright 
2000 - 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.