Michigan : Festivali i Parė Folkolirk i Diasporės Shqiptare nė SHBA-ės
postuar: 05.07.2008

BEQIR SINA, New York.
 

Detroiti me magjine dhe merkulline e kengeve dhe valleve shqiptare ne Amerike


ROCHESTER HILLS - DETRIOT (MICHINGAN) Ne Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku mendohet se jetojnė aktualishtė mė shumė se gjysmė milioni shqiptarė, tė emigruar kėta nė kohė e rrethana tė ndryshme, tradita e kėngėve dhe e vellave tona folklorike, ekziston pėr mė shumė se njė shekull. Cdo nje vendbanim shqiptar nė SHBA, ka pasur njė eveniment me kėngė e valle popullore. Qė fillon prej nga dasmat dhe gazmendet e tona, e deri tek kremtimi i festave kombėtare. Sidomos, Dita e shpalljes sė Pavarėsisė - Dita e Flamurit, 28 Nnėntori 1912. Mirpo, ka qėnė kisha katolike shqiptare nė Amerikė, ajo, qė e ka bėrė folklorin tonė, si nje feste te madhe, e shquar pėr njė mėnyrė tjetėr tė pasqyrimit tė vlerave dhe anėve mė tė bukrura tė folklorit tonė.

Nė New York, kisha katolike shqiptare "Zoja e Shkodrės" ka organizuar pėr gati dhjetė vjet festivale folklorike, duke dhėnė njė shembull tė mirė sesi mund te ruhet kultura tradita dhe trashgmnia jonė kombėtare. Edhe, pse jemi kaq larg vendit tonė. Kuptohet, qė  kėto festivale folklorike, dallohen shume nga ato te vendit tonė. Shume prej kėtyre  festivaleve, e kanė zevendesuar muzikėn e dasmave dhe ahengjeve. Cka e ka treguar se shpirti i tradites shqiptare vazhdon te jetoje, edhe pse jemi kaq larg kėtu nė SHBA. Megjithse, duhet pranuar se keto festivale, njė ditė mund tė bėhen edhe me bashkekohore, edhe si nė vendlindje. Kėtė do ta tregonte mbrėmė kėtu nė Rochester Hill - Detroit(Micigan) edhe Festivali i Parė i Dasporės shqiptare nė SHBA-sė.

Mbrėmė nė sallėn e madhe tė koncerteve, para mė shumė se 700 vetave nė kishėn katolike Shėn Palit, filloi Festivali i Parė Folkolirk i Diasporės Shqiptare nė SHBA-ės. Aktiviteti  kulturor i vitit, dhe i veēanti nė mėrgatėn shqiptare, nė shtetin e Miciganit.

 

Kėtė festival e ka pėrshėndetur Meshtari, dhe famullitarit  Dom Anton Kēira, i cili  pasi falenderojė tė gjithė pjesmarrėsit, tha se festivali i parė i diasporės shqiptare, e ka bėrė kėtė kishė (Kishėn e Shėn Palit) tė duket edhe mė e bukur, tha ai. E veshur e tėra kuq e zi, dhe e zbukuruara dhe e hijeshuar me ngjyrat e bukuara tė veshjeve popullore kombėtare tė grupeve, pjesmarrėse. theksoi don Anton Kcira, kėngėt e vallet tona tė bukura, janė mrekullia e kėtij festivali, i cili  zgjatė tre ditė.

 

Dom Anton Kcira, ka kujtuar se Kisha e Shėn Palit, i ka ruajtur gjithmon kėto visare tė cmuara tė kombit tonė, edhe kėtu pėrtej oqeanit, edhe athere kur rrezikohej egzistenca e saj. Pasi sipas tij ky ka qėnė njė detyrim, moral, shoqėror e kombėtar, i tė gjithė juve baskėatdhetarve tė dashur nė rradhė tė parė. Famullitari i kėsaj kishe dom Anton Kcira, tha se" Mbajtja e gjallė e trashėgmnisė sonė kombėtare, bėhet tė tregojmė vlerat mė tė mira tė traditės sonė kombėtare. Kėshtu, qė edhe ky festival pėr ne qė jetojmė nė emigracion ka vlera shumė mė tė mėdha pėrcjellėse tek brezat tanė.
 

Ai tha se ky festival ka disa cmime , por cmimin dhe vlersimin mė tė madh, e ka marre publiku i mrekullueshem qė po e ndjek, kėtė festival. Pra, shpreht ai fitues i vendit tė parė jeni ju vet shqiptarėt e Amerikės, tė cilėt, po e pėrcillni dhe po ua lini trashėgim kete pasuri te vyer kombetare, edhe fėmijėve tuaj, me nje thesar me kėngė, valle e melodi shqiptare, tė tė gjitha visve shqiptare, prej nga Kosova, Shqipėria dhe Camėria.

 

Festvalin e deklarojė tė hapur dhe e pėrshėndeti  nė emer tė organizatorit, drejtori i kėtij festivali kėngėtari i komunitetit Fran Gjokaj. Me kėtė rast, tha Gjokaj shpreh falemnderimin mė tė madh dhe mirėnjohjen e respektin e thellė pėr pjesmarrėsit, tė cilėt erdhėn edhe nga larg, New Yorku, e Bostoni". Festvalin e pėrshėndeti edhe majori i qytetit tė Rochester Hillit, Brian Brunet dhe gruaja e tij Grid Brunet, e cila edhe kėndojė pėr kėtė festival kėngėn "God Bless America". 

Drejtor artistik i ketij Festivali eshte rapsodi Fran Gjokaj,udheheqes artistik dhe libretist poeti Gjovalin Lumaj ndersa regjizor i festivalit Ndue Gjekaj. Pėr ndarjen e cmimeve ėshtė ngritur edhe nje juri me profesionist tė kėsaj fushe. Juria e festivalit ėshtė pėrbėrė nga kryetari i kesaj Jurie z  Zef Pėrgega, gazetar dhe publicist i njohur, studiues i vlerava folkolrike shqiptare, zoti Julian Cefa,  Met Agolli ish koreograf i Ansambilit Kombėtar, dhe pjesmarrės nė tė gjitha festivalet kombėtare nė Shqipėri.profesor Lulash Palushaj studiues dhe njohės i mirė i folklorit tonė, Mėhill Cuni mysafirė special nga Shqipėria, Tonin Tushaj ,

 

Nė ditėn e hapjes, u zhvillua njė parakalim demostrues rreth kishės katolike shqiptare Shėn Pali, i grupeve pjesmarrėse.  Festivalin e prezantuan Dritan Dragu dhe Blerina Jahja. Festivalin e hapi kėnga me titull "Nuk kam djem me u kalb nė Qeli". Nė festival moren pjesė kėngėtar, vallėtar, instrumentistė dhe grupe nga shtet e pjeses se bregut lindor te oqeanit Atlantik,Micigani, Bostoni dhe New-Jorku. Jehonė tė madhe ketij aktiviteti, po i bėnė media shqiptare nė Amerikė. Festivali organizohet nė mjediset e kishės se Shen Palit, dhe do te jete pėr tre ditė me rradhė nga 3-6 korrik 2008.
 

 

FESTIVALI i PARE FOLKLORIK I SHQIPTARVE TE AMERIKES

 
Kjo ėshtė  herė e parė qė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės shqiptarėt me banim nė kėtė shtet po organizojnė Festivalin e Parė Folklorik, me pjesmarrjen e grupeve artsitike nga disa shtete tė Amerikės. Festivali i Parė Folklorik organizohet me iniciativėn e Kishės Katolike tė “Shen Palit” nė Rochester nė shtetin e Michiganit ku mendohet se jetojnė mė shumė se 150 mijė shqiptarė..

 

Festivali  zhvillohet nė datat 4-5- dhe 6 korrik qė perkon dhe me festėn me tė rėndėsishme tė SHBA-se,shpallja e pamvarėsisė 4 korriku 232 vjetori i Pavarėsisė sė SHBA. Nga keto tre dite , dy ditėt e para janė konkurues,e ndėrsa e treta do tė jetė njė spektakėl me grupet,kėngėt dhe vallet fituese tė prezatuara nė dy ditėt e para.

 

Grupet pjesmarrese  janė;

 

Qendra Kulturore “Gjergj Kastrioti” e kishes se “Shen Palit” Rochester Michigan
Qendra Kulturore “Nene Tereza” e kishes “Zoja e Shkodres” ne Neė York.
Grupi i valleve "Bashkikimi" tė shqiptarve tė Bostonit. 
Shoqeria Kulturore Artistike “Kelmendi” ne Neė York 
Grupi Folklorik i amerikaneve te qytetit Rochester Hills te cilet do te pershendesin aktivitetin e shqiptareve.

 

Ne naten e pare me 4 korrik  konkuruan grupet e qendrave kulturore “Gjergj Kastrioti” Michigan dhe qendra kulturore “Nene Tereza” ne New York Ne naten e dyte me 5 korrik  konkurojne; grupi i valleve te shqiptarve te Bostonit,grupi i shoqerise kulturore artistike “Kelmendi” nga New York. Diten e diele me 6 korrik do te shperndahen cmimet e fitueseve dhe po fituesit do te japin koncert artistik me pjese te zgjedhura nga festivali.

 

Sponsor gjeneral i festivalit eshte Kisha Katolike e “Shen Palit” Rochester Michigan. Sponsor te tjere qe kane mundesuar realizimin e keti aktiviteti te pare ne keto permasa ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane;Ekrem Bardha,Marash Nucullaj,Ndue Ftoni,Malote Ivezaj. Te drejten ekskluzive te transmetimeve televizive e ka Televizioni Shqiptar i Michiganit me Drejtor Gani Vilen.

 

 

 

 
 


© Copyright 
2000 - 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.