 |
|
|
|
|
 |
| |
MEMORANDUM SHTETIT TЁ MALIT TЁ ZI NGA
DIASPORA MBARЁSHQIPTARE NЁ SHBA
postuar: 10.05.2008
SOT
ME 9 MAJ 2008 KOMUNITETI SHQIPЁTAR NGA SHBA është mbledhur në
Nju Jork para Kombeve të Bashkuar i vendosur të përkrah
protestën për LIRIMIN E TЁ GJITHЁ TЁ BURGOSURVE POLITIK NЁ MAL
TЁ ZI.
LIRONI TЁ BURGUSORIT POLITIK SHQIPЁTAR
I.
FAKTET
·
Shqiptarët të cilët jetojn në trojet e
veta etnike në Mal të Zi numrojnë 60000
banorë nga 620 000 sa ka shteti i Malit të Zi.
Pothuaj e tërë kjo popullësi jeton në brezin kufitar me
me shtetin amë të Shqipërisë në qytetin e Ulqinit, Tivarit,
Rajonin e Malësisë, Plavës, Gusisë dhe
Rozhaj. Një numër i
konsiderueshëm punon në Evropën Përendimore dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
·
Duke u
bazuar në të dejtat dhe liritë e njeriut, pozita eshqiptarëve
në Mal të Zi është duke u keqësuar. E
drejta e tyre për të gëzuar të drejtën e aplikimit dhe
zhvillimit të gjuhës dhe kulturës së tyre për çdo ditë e më
tepër ështe duke u zvogluar
·
Kjo
pozitë e shtetit të Malit të Zi është manifestuar në mënyr të
qart me 9 Shtator të Vitit 2006. Një ditë
pas manifestimit madhështor në përkrahje të kandidatit
Shqiptarë nga Malësia për Deputet në Parlamentin e Malit të
Zi, dhe një ditë para zgjedhjeve
parlamentare, policia Malazeze ka bastisur
shtëpit në Tuz dhe Malësi duke arrestuar
14 vetë, ndërto edhe tre nënshtetas amerikan.
Bastisjet dhe arrestimet janë bërë nën preteksin se
grupi në fjalë ka pregaditur sulme të armatosura terroriste
për ditë e zgjedhjeve me 10 Shtator.
·
14
Shqiptarët e burgosur janë mbajtur në paraburgim në burgun e
Spuzhës për tre muaj pa akuze formale. Pushteti
këtë grup e quajti terrorist dhe me 7
Dhjetor të vitit 2006 ngriti aktpadi kundër 18 personave (
katër në arrati ), duke i akuzuar si
kriminel që kanë planifikuar akte terroriste, kanë financuar
terrorizmin dhe akuza tjera për krime të organizuar.
Prej asaj dite, falë zvarritjes gjygjësore të kalkuluar
nga pushteti Malazez, aktakuza akoma ëshë
në shqyrtim nga Gjykata Malazeze.
·
Menjëher mbas arrestimit “Amnesty International” ka raportuar
se të burgosurit janë keqëtrajtuar duke u dhunuar vazhdimisht
me forcë, duke u nënshtruar pranimit të
fajit nën ndikimin e dhunës, gjatë te cilit proces janë
perdorur: grushtat, brrylat, këmbët, shkopinjët, dhe në një
rast kabllo kompjuterike. Raporti në
vazhdim pohon se torurat janë bërë nga individët dhe grupet
policore në stacionin e policisë, poashtu edhe nga pjesetarët
e policisë antiterroriste gjatë arrestimit, si edhe të grupeve
policore që i kanë shoqëruar në gjygjë.
“Amnesty International” poashtu cekën edhe rastin kur një të
burgosuri gjatë torturës është mbuluar koka me kapuç, kurse
një tjetëri është vendosur revolja në kry;
të gjithë ishin të nënshtruar kërcënimeve rasiste ne baza të
prejardhjes së tyre etnike Shqiptare.
·
Në
procesin i cili akoma është në vazhdim, avokatët mbrojtës
mohojnë padinë e autoriteve shtetërore, duke u bazuar
në mungesën e provave dhe pavlefshmërinë e dëshmive të
dhëna nga të burgosurit nën ndikimin e dhunës.
Poashtu Liderët Politik Shqiptarë janë deklaruar se
është përdorur dhuna dhe shprehin dyshimin e tyre në
funksionimin e sistemit gjygjësor. Dragan
Preleviq, avokati mbrojtës i Kolë dhe Rrok Dedvukaj, ka thënë
se: “pohimet e pavërtetuara të akuzës janë të stërmadhuara
dhe në kundërshtim me provat e
grumbulluara”, dhe se “përveç ditarit ato
nuk kanë prova të tjera.” Provë të cilën
policia pretendon ta ketë konfiskuar gjatë bastisjeve pa
prezencën e deshmitarëve, dhe poashtu ai pohon se
“dëshmit janë marrë nën ushtrimin e dhunës.”
Bazuar në këto
fakte Komuniteti Demokratik Ndërkombëtar nuk duhet të qëndroj
heshtur, kur konfrontohet me një realitet te këtillë, e aq më
pak ato shtete që kanë vuajtur nga shkeljet sistematike e të
drejtave të njeriut.
II.
U BЁJMЁ THIRJE VENDEVE DEMOKRATIKE TЁ MBЁSHTESIN
MBROJTJEN E TЁ DREJTAVE TЁ NJERIUT, DHE NЁ RASTIN
KONKRET NGA SHTETI I MALIT TЁ ZI KЁRKOJMЁ
·
Kërkojmë nga Shteti i Malit të Zi që ti lirojë të gjithë
Shqiptarët e burgosur politik, dhe të zbatoj marrëveshjet
ndërkombëtare, për mbrojtjen e lirive dhe
të drejtave të njeriut;
·
Kërkojmë nga Pushteti i Malit të Zi, që të formojë një
Komision Ndërkombëtar për hetimin e burgosjes dhe perdorimit
të dhunës ndaj të akuzuarve dhe familjeve të tyre;
·
Kërkojmë që të korigjohet shkelja e rëndë e procesit të
rregullt gjygjësor lidhur me trajtimin e të burgosurve në Mal
të Zi, që është pjesë esenciale e zotimeve të autoriteteve
Malazeze në respektimin e të drejtave të njeriut dhe
rivendosjen e shtetit juridik në Mal të Zi;
·
Ne
inkurajojmë Parlamentin e Malit të Zi që të debatojë për të
drejtat e njeriut, dhe të përdorë pushtetin e vet legjislativ
me pergjegjësi të posaçme ;
·
Menjëherë, pa mangësi, të bëhen hetimet e pavarura dhe të
paanëshme në lidhje me akuzat e torturës dhe keqtrajtimit nga
organet e punëve të mbrendëshme;
·
Asnjë
ndjekje penale mos të bazohet në dëshmitë e marrura nën
presionin e dhunës dhe të keq-trajtimit;
·
Në
rastin kur pranimi i fajit është burimi kryesor i provave për
ngritjen e akuzës dhe dënimin e të pandehurit, para se të
pranohen provat e tilla, të konsiderohen rrethanat në
përgjithësi, e posaçërisht shqyrtimi detal i ekspertizës
mjekësore. Bazuar në këtë të vendoset nëse pranimi i fajit
është bëre në pajtim me standardet ndërkombëtare lidhur me
procesin gjygjësor të paanshëm;
·
Viktimat e torturuara dhe të keqtrajtuara të kompenzohen
materialisht për vuajtjet e tyre;
·
Ndaj
puntorëve të organeve të mbrendëshme shtetërore që kan
keqtrajtuar apo ushtruar dhunë të merren masa disciplinore,
respektivisht të ngarkohen me vepër penale në m’varshmëri nga
niveli i dhunës;
·
Ndaj
puntorëve të organeve të mbrendëshme shtetërore që janë dënuar
për keqtrajtim apo ushtrim të dhunës të ndërrmerren sanksione
adekuate penale, dhe menjëher të pushohen nga forcat policore;
Beqir Sina |
|
|
 |
|
|
 |
© Copyright
2000 , 2008
MALESIA.ORG - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara. |
 |
|
 |
 |
|