Protest: "Koha ėshtė pėr drejtėsi"   
postuar: 11.05.2008


KUMTESĖ

Nisur nga fakti se po bėhen gati dy vite nga aksioni policor “Fluturimi i Shqiponjės” dhe se procesi gjyqėsor ndaj tė paraburgosurve nė kėtė aksion po zvarritet edhe kundrejt deklarimeve permanente tė autoriteteve mė tė larta tė Malit tė Zi se procesi do tė pėrfundojė nė afatin optimal, partitė politike shqiptare qė veprojnė nė Malėsi, tė pėrkrahur nga familjarėt e tė arrestuarve, tė bindur se ndajnė mendimin e qytetarėve tė mbarė Malėsisė, u drejtohen organeve kompetente tė Malit tė Zi, mbi tė gjitha pushtetit gjyqėsor, si dhe strukturave ndėrkombėtare dhe kėrkojnė:

 

  1. Tė pėrfundojė procesi gjyqėsor, nė mėnyrė qė sa mė parė tė dalė nė dritė e vėrteta e plotė dhe drejtėsia pėr tė gjithė ata ēka do tė ēonte deri te lirimi i tė arrestuarve. Ajo qė kemi parė deri mė tash nuk ka tė bėjė me tė vėrtetėn dhe aq mė pak me atė ēka tė paraburgosurve u ėshtė ngarkuar me aktakuzė.
     
  2. Tė lejohet mbrojtja nė liri e tė arrestuarve e tė mos presin nė qeli drejtėsinė, e cila, nė bazė tė rrjedhės sė deritanishme tė procesit gjyqėsor, zor se do tė arrihet. Ne, mbi tė gjitha kėrkojmė drejtėsi e jo mėshirė. Akuza nga ana e organeve tė hetuesisė ka qenė e rėndė dhe e paqėndrueshme (dallon e para nga ajo e mėpastajshmja) dhe nuk besojmė se ėshtė e saktė, pasi qė ajo, nė mungesė tė fakteve ėshtė ndryshuar. Procesi i deritanishėm dėshmoi se shteti nuk ishte nė gjendje as pėr mė se 600 ditė punė tė provojė atė, sepse ajo ėshtė e kurdisur me fakte tė fabrikuara e qėllime tė qarta sa pėr tė disiplinuar Malėsinė, aq edhe pėr tė mbjellė pėrēarje ndėr shqiptarė.
     
  3. Tė ndėrmerren masa kundrejt dhunuesve tė lirisė, kundrejt shkelėsve tė flamurit kombėtar shqiptar, kundrejt atyre qė mė 9 shtator tė vitit 2006 nėn hijen e aksionit “Fluturimi i Shqiponjės” kapėrcyen kompetencat ligjore dhe torturuan Malėsinė, e jo vetėm tė paraburgosurit. Tashmė ėshtė vėrtetuar se pėr qėllim tė sigurimit tė fakteve, qė do tė dėshmonin aktakuzėn, me torturė ėshtė vazhduar edhe nė hetuesi.
     
  4. Kreu i shtetit tė Malit tė Zi t’i kėrkojė falje Malėsisė; pėr brutalitetin policor, pėr fyerjet nė baza nacionale (tė cilat i bėnė policėt, por nė emėr tė pushtetit) si dhe pėr fjalėt e rėnda tė kreut shtetėror, si tentativė e ngarkesės sė njė vepre tė kėtillė. Kjo do tė na relaksonte nga bindjet se aksioni policor “Fluturimi i Shqiponjės” ishte hakmarrje, diskriminim i shumėfishtė dhe zbatim i standardeve tė dyfishta kundėr Malėsisė dhe qytetarėve tė saj, kurse do tė forconte bindjen seedhe kjo, si edhe projekte tė tjera tė ngjashme, janė krijuar nė kuzhina, jo vetėm antishqiptare e anticivilizuese, por gjithsesi edhe antimalazeze.
     
  5. Tė kyēet faktori amerikan e tė na ndihmojė nė zbardhjen sa mė tė shpejtė tė tė vėrtetės sė plotė, duke respektuar autonominė gjyqėsore por njėkohėsisht edhe normat e drejtėsisė ndėrkombėtare qė vlejnė nė raste tė ngjashme.

 

Ne tė tubuarit sot kėtu, duam liri, duam tolerancė e respekt tė ndėrsjellė me tė tė gjithė qytetarėve tė Malėsisė e edhe mė gjerė. E kanė tė kotė ata tė cilėt ndoshta edhe provojnė qė, duke u bazuar nė aktakuzė, tė ndajnė Malėsinė mbi baza fetare, ose ta paraqesin atė si vatėr terroriste. E vėrteta e argumentuar do tė dėshmojė kotėsinė e kėsaj tentative.

Nėse kėrkesat tona nuk janė tė efektshme, e njoftojmė opinionin se do tė pėrdorim tė gjitha mjetet demokratike pėr tė bėrė presion ndaj organeve relevante tė Malit tė Zi, duke shfrytėzuar edhe ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar.

 

Kumtesa u lexua nė gjuhėn shqipe, serbe dhe angleze.

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.