Shuhet presidenti i Top Media, Dritan Hoxha postuar: 23.05.2008

Bota e medias dhe vecanerisht Top Media, Top Channel, Top Albania Radio, DigitAlb jane ne nje gjendje shoku, pas lajmit se Dritan Hoxha, president i Top Medias dhe themelues e krijues i Top Albania Radio, Top Channel dhe DigitAlb, eshte ndare ne menyre tragjike nga jeta, ne te gdhire te dates 23 maj 2008. Dritan Hoxha, i cili mbushte 40 vjec kete vit, eshte shuar pak minuta pas nje aksidenti te rende me makinen e tij ne nje prej rrugeve kryesore te kryeqytetit, shume prane studiove te Top Channel. Dritan Hoxha do te mbahet mend gjate per profilin e tij te vecante publik, si krijues i nje perandorie mediatike, e cila ndryshoi shijet e shqiptareve dhe dha kontribut te posacem ne liberalizimin dhe hapjen e shoqerise shqiptare pas vitit 1990. Ne si punonjes dhe bashkepunetore te tij jemi ende ne kerkim te fjaleve, per te shprehur dhimbjen e madhe qe na ka mberthyer ne keto ore, kur Tani, ashtu si te gjithe e therrisnim ne, nuk eshte me. Padyshim humbja me e madhe njerezore eshte per familjen e tij, per nenen Zyrane, e cila e rriti Dritanin, ne mungese te babait te tij, qe per rastesi tragjike, ishte shuar edhe ai ne nje moshe te re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve te shumta si te gjithe shqiptaret, ne shtepine e tij te pare ne Laprake. Ne Lapraken qe e rriti si djalin e saj, Tanin, nje i ri i jashtezakonshem, i cili merrej me shpikje teknologjike per te care terrin informativ qe kishte vendosur regjimi komunist. Humbja eshte e pazevendesueshme per gruan e tij Vjollcen, me te cilen ai krijoi familjen e tij te shtrenjte. Dritan Hoxha do t段 mungoje tre vajzave te tij Lorit, Sares, Redias, si dhe djalit te tij te vogel, Itan, i cili lindi vetem nje vit me pare. Dritan Hoxha do t段 mungoje Top Channel, pasi do t段 mungoje motori i pashterrshem i ideve, projekteve te guximshme dhe ambicioze qe kerkonte t段 realizonte, dhe ti realizonte shpejt, ashtu sic edhe ai vete jetonte jeten e tij, me nje ritem te jashtezakonshem. Dritan Hoxha do t段 mungoje Top Albania Radios, krijeses se tij te dashur dhe te pare mediatike. DigitAlb do te ndjeje mungesen dhe peshen e madhe te kujdesit per kete kompani te madhe mediatike, filialet e se ciles Dritan Hoxha i rriti me dashurine qe nje baba rrit femijet e tij. Por ne nje fare menyre Dritan Hoxha eshte kudo, ne cdo qelize te Top Medias, ne cdo sekonde qe ne transmetojme ne eter. Ne eter aty ku tani endet edhe shpirti i personit qe u njoh si Tani i Topit dhe si i tille do te mbahet mend pergjithmone. Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi ne mengjes, pikerisht pak metra larg vendit, per te cilin ajo rrihte me fort, prane studiove te Top Channel. TOP CHANNEL


 

 
 


ゥ Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malsia
T gjitha te drejtat e rezervuara.