U formua ne New York fondi "Our Lady of Shkodra Church - Cathedral Fund", per ndertimin e Katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine  postuar: 01.03.2008

 

 

BEQIR SINA,New York

 

 

Te Ndertojme Katedralen e re ne Prishtine

 

 

HARTSDALE - WIHTE PLAINS NY : Ky fond do t'i dedikohet ndertimit te katedrales se re ne Prishtine, me kontributin e bashkesise shqiptare te zones tri-shteteteve New York- New Jersey - Connecticut, duke filluar nga ditet e para te formimit, ne Kishen Katolike Shqiptare, "Zoja e Shkodres" ne Harstdale- New York. Ky fond ka nje rendesi te madhe, per bashkesine shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pasi ai do t'i bashkohet edhe kontributeve te tjera nga te gjitha trojet shqiptare, nga Kosova e diaspora, per ndertimin e nje Tempulli te ri, qe i perkushtohet emrit te Nobelistes shqiptare, Nene Terezes, gruas me te njohur e planetit, me profesion dashurine, qe investonte buzeqeshjet, industrialistja e miresise, me te vetmen pasuri, te sheronte plaget e botes.

      Ne keto dite te medha per popullin shqiptare, kur Kosova, tashme eshte e pavarur, e lire e zot i vetvetes, gezimi i ketye besimtareve, eshte i zmadhuar nga fakti, se ne Prishtine shume shpejt, ka per te lulezuar Katedralja e re. Per te cilen nuk do te mungoi mundi, as nuk nuk do te mungojne parate, pra s'do te mungoje asgje, per te realizuar kete projekt kaq kolosal, qe perkrahjen me te madhe, ketu ne New York, e ka nga famullitari Dom Pjeter Popaj, dhe Keshilli i Kishes, e gjithe bashkesia shqiptare, e tri -shtetshit New York- New Jersey-Connecticut. Kjo ndoshta behet edhe me teper, per te treguar sa sa i madh eshte roli dhe kontributi i shqiptareve te Amerikes, per kete veper te madhe fetare, ne mes te kryeqytetit te Kosoves, ne Prishtine.

 

    Ne kete kontekst, me kerkesen e ipeshkvit te Kosoves, Imz. Dode Gjergjit, Kisha Katolike "Zoja e Shkodres" ne Hartsdale, New York, ka formuar sot, nje komision te komunitetit shqiptare te New Yorkut me tri shtet perqark, per ngritje fondesh per ndertimin e katedrales se Prishtines, dedikuar te lumtures Nenes Tereze. Pikerishte, sot, dite e diele, me 24 shkurt 2008, pas u mbajte nje meshe madheshtore, ku moren pjese rreth 1,500 besimtare ne Kishen Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres",filloi nga puna komisioni, i cili do te qendroje deri ne finalizmin e ketij projekti.

 

 

     Ky komision mbajti nje mbledhje ne kishe, qendren kulturore"Nena Tereze" ku kryetar i ketij komisioni u zgjodh z. Marjan Cubi. Ne komision bene pjese edhe presidenti vullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi, ish kongresist republikan e Nee York-ut, Njekohesisht, komisioni caktoi daten 25 maj -per nje darke festive - , me qellim ngritje fondesh. Darka do te jete ne Westchester County Center, ne White Plains. Kontributet, per kete fond u tha se paguhen ne xhirollogarine "Our Lady of Shkodra Church - Cathedral Fund" dhe jane te zbritshme, ne ate lloj sistemi qe ketu ne SHBA-se, quhet Income tax, dhe bazohet sipas te gjithe rregullave te ligjistacionit amerikan.

 

     Me ndertimin e kesaj katedrale, ne Prishtine, tha famullitari Dom Pjester Popaj, shqiptaret duket se jane edhe me te gezueshem, sepse kane edhe gezimin e pavaresise se Kosoves. Ndertimi i katedrales se re do te jete nje shenje e madhe krmetimi, i kesaj fitore te madhe, tha ai. Agazhimi i yne, eshte nje kontribut i madh, i cili tregon edhe perparim dhe realizmin e nje obligimi qe ka diaspora shqiptare ne Amerike. Kjo ndihme e jona do te jete gjithmon e fresket e dashur dhe celebruese, ka pohuar famullitari Doma Pjeter Popaj, i Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike, "Zoja e Shkodres".

 

   Kryetari i ketij komisioni z. Marjan Cubi, shprehet optimist se bashkesia shqiptare do te jap kontributin e saj qe i takon, ashtu sie ka vepruar edhe ne te kaluaren, kur ka qene nevoja. Presidenti vullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi, ish kongresist republikan e New York-ut,dhe bashkeshortja e tij Keshilltarja e eeshtjeve Ballkanike, Shirli Cloyes, te cilet bejne pjese ne komision, ofruan ndihmen dhe kontributin e Liges Qytetare, e cila sipas tyre, nuk do te kurset se bashku me anetaret e saj ne venjen ne jete te ketij projekti me permasa te medha kombetare.

 

 

 

 

Keshilli ekzekutiv:

 

    Ne keshillin ekzekutive bejne pjese : Dom Pjeter Popaj, Kryetar nderi,Marjan Cubi, Kryetar,Ibrahim Kolari,Ismer Mjeku,Joseph DioGuardi,Leke Perlleshi,Mark K. Shkreli,Sergio Bitici,Zef Balaj Mes kontribuesve te ketij fondi, eshte edhe njeri prej vёllezёrve bujarё, finacuesit te shtatores e Nene Terezes, ne, New York, Mal te Zi, Kosove e Maqedoni, z. Leke Gojeaj dhe shumё bisnesmenё tё tjerё te sukseseshem, qё financojnё vazhdimisht pёr eeshtjen kombetare, ne komunitet. Mes tyre dallohet edhe vaprimtari e biznesmeni i saukseseshem i komunitetit z Zef Balaj, kryeredaktori i revistes kulturore fetare "Jeta Katolike" z.Mark K.Shkreli, dhe drejtor i festivalit folklorik te komunitetit, organizaur nga kisha. Veprimtari John Zadrima, Gjergj Paloka, Gjergj Dedvukaj, Kole Zagreda, Pashk Maksutaj dhe aktiviste e vrprimtare te tjere te dalluar ne komunitet. Ndersa Keshilli i pergjithshem ka gjithesej 37 veta. Gazeta Bota Sot, dhe Illyria do te publikojne vazhdimisht informacione per ecurine e ketij fondi, si dhe ne mbyllje per here te pare do te botohet lista e plote e mervae te donatorve.

 

     Ne pervjetorin e 10-te te vdekjes se humanistes shqiptare, Nena Tereze, ne Prishtine kane filluar punimet ne ndertimin e katedrales qe mban emrin e saj. Ne kete solemnitet presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ftoi qe ky objekt i rendesishem qer prezanton vleren, identitetin, perkushtimin tone ndaj te gjitha besimeve, ndaj te gjithe atyre njerezve qe flijuan vetveten per liri, pavaresi dhe po keshtu per ndjenjen e lire te besimit, te perfundoje sa me shpejt.

 

 

    Katedralja eshte projekt i Ipeshkevise se Kosoves, nderkaq do te financohet nga Konferencat Ipeshkvore te disa vendeve evropiane nga kontributet e besimtareve katolike. Vete Papa Benedikti XVI ka ndare nje pjese te mjeteve per ndertimin e kesaj Katedrale e cila do te kushtoje disa miliona euro. Guri themeltar i Katedrales eshte vene me 26 gusht te vitit 2005 ne oborrin e ish kishes se vjeter ne Prishtine.

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.