FORCA dhe Alternativa shqiptare pėrkrahin Medojeviqin postuar 27.03.2008

 

Forca e Re Demokratike dhe Alternativa Shqiptare pėrkrahin Nebojsha Medojeviq si kandidat pėr Kryetarė tė Malit tė Zi nė votimet qė do tė mbahen me 6 prill 2008. Ky prononcim u be ne konferencėn e pėrbashkėt pėr media tė FORCĖS dhe Alternativės shqiptare qė u mbajt sot ne selinė e partisė Forca ne Ulqin. Gazetarėve u drejtua Kryetari i Forcės Nazif Cungu dhe Kryetari i Alternativės dhe deputet ne parlamentin e Malit tė Zi Vasel Sinishtaj.

 

Tė pakėnaqur me shkallėn e demokratizimit tė skenės politike nė Mal tė Zi nė periudhėn e ushtrimit tė pushtetit nga PDS dhe partnerėt e saj tė koalicionit; tė pakėnaqur edhe me decentralizimin e pushtetit dhe me shkallėn e zbatimit tė konventave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, jemi tė bindur se ėshtė koha pėr ndryshime nė jetėn politike tė Malit tė Zi.  

Pjesėmarrja aktive e Shqiptareve nė Mal te Zi ne rrjedhat politike, sidomos ne momentet vendimtare pėr themelimin e shtetit te ri, ėshtė bazė mbi tė cilėn duhet tė vazhdojė kontributi  jonė nė demokratizimin dhe decentralizimin e mėtejshėm.

Prej te gjithė popujve ne Mal te Zi, tek Shqiptaret u regjistrua shkalla mė e lartė e shpernguljes, ēka si pasojė ka rėnjen e numrit tė Shqiptarėve dhe zvogėlimin e pjesėmarrjes sė tyre nė strukturėn e popullatės nė Mal tė Zi. Nė regjistrimin e vitit 1991 shqiptarėt pėrbėnin 7%, kurse nė regjistrimin e vitit 2003  pėsoi rėnie nė 5.03%. Edhe mė indikativ ėshtė fakti se Ulqini ėshtė e vetmja komunė bregdetare nė tė cilėn nė kėtė periudhė ėshtė zvogėluar numri i banorėve.  

Pushteti aktual i Malit te Zi, vite me radhė jep premtime pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė popujve pakicė, por ato premtime realizohen pjesėrisht dhe ne kohė te fundit nuk respektohet asnjė kėrkesė ose marrėveshje.  

Vazhdimisht pėr trevat ku jetojnė Shqiptaret flitet pėr potenciale dhe perspektivė tė madhe tė zhvillimit, sidomos pėr Ulqin, por pėr fat te keq nuk ka asnjė investim kapital i cili dėshmon gatishmėrinė dhe vendosmėrinė e pushtetit pėr ndihmėn tė cilėn duhet tė afrojė pėr tejkalimin e problemeve tė shumta zhvillimore.

Pushteti aktual ėshtė pėrgjegjės pėr shumė dukuri dhe procese tė cilėt negativisht ndikuan nė zhvillimin e popullit shqiptar nė Mal tė Zi, e sidomos:

  • Pėr procesin e privatizimit, i cili nuk ishte transparent dhe nuk siguroi pjesėmarrjen e pushtetit lokal dhe as investime tė duhura qė do tė siguronin zhvillim ekonomik dhe punėsim tė popullatės, siē ka ndodhė nė komunat tjera bregdetare,
  • Pushteti aktual ėshtė pėrgjegjės pėr pėrcaktimin e kundėrligjshėm tė kufirit tė tė Mirave detare nė Komunėn e Ulqinit dhe pėr aprovimin e Planit me dedikim tė posaēėm pėr tė Mirat detare, me ēka Ulqinit dhe banorėve tė tij iu cenua e drejta kushtetuese qė tė planifikojnė vet hapėsirėn ku jetojnė dhe nga ajo tė marrin tė ardhurat qė i takojnė.
  • Pushteti aktual ėshtė pėrgjegjės  pėr pengesa politike gjatė proceseve tė realizimit tė kthimit tė pronave nė bazė tė ligjit, si nė Ulqin ashtu edhe nė Malėsi; pėrkujtoj se nė njėrin prej promovimeve politike nė Hotel Albatros z. Gjukanoviq premtoi tė kthehen pronat nė Valdanos, por kjo nuk ndodhi,
  • Pushteti aktual ėshtė pėrgjegjės pėr mosrealizimin e premtimit tė mėparshėm qė Tuzit dhe Malėsisė ti kthehet statusi i komunės sė plotė,
  • Pushteti aktual ėshtė pėrgjegjės pėr keqtrajtimin e tė burgosurve nė aksionin “Fluturimi i shqiponjės” si dhe pėr zgjatjen e kėtij procesi gjyqėsor, Pushteti aktual ėshtė pėrgjegjės pėr aprovimin e Planit hapėsinorė tė MZ dhe mospėrfilljen e mbi 700 kėrkesave nga komuna e Ulqinit, me  ēka bėhet legjitim Plani me dedikim tė posaēėm pėr tė Mirat detare, bėhet devastimi hapėsinor dhe ndryshimi etnik i popullatės.

Tė bindur se ėshtė koha pėr ndryshime, Kėshilli Qendror i Forcės se re demokratike dhe Keshilli Qendror i Alternatives Shqiptare njė zėri aprovuan vendimin qe te mbėshtesin z-ni Medojeviq pėr Kryetar te shtetit te Malit te Zi.


Dhe ftojmė votuesit tanė tė na bashkėngjiten dhe votojnė Nebojsha Medojeviq duke rrumbullakuar numrin 1 ne fletėvotim.   Forcaere.org

 

  Alternativa Shqiptare                                                              Forca e Re Dempkratike  
Vasel Sinishtaj                                                                          Nazif Cungu

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.