Klubi i karatesė “Ulqini” i dyti nė renditjen e pėrgjithshme  postuar: 13.03.2008


“ULQINI” SHKĖLQEN SIPAS TRADITĖS



Mė 9 mars 2008 u mbajt Kupa e Xll e karatesė “Tivari 2008”, ku morėn pjesė 17 klube me mbi 570 garues. Nė kėtė garė mori pjesė edhe Klubi i karatesė “Ulqini”, i cili u rendit nė vendin e dytė nė plasmanin gjeneral, menjėherė pas Klubit tė karatesė “Buduqnost. Vendi i tretė i takoi Klubit tė Karatesė “Omlladinac”, vendi i katėrt Klubit tė karatesė “Budva”, ndėrsa vendin e pestė e zuri klubi i karatesė “Albulena”. Kėsaj radhe nė renditjen e pėrgjithshme u zgjodhėn 5 klubet mė tė suksesshme tė garės, nė mesin e tė cilėve ishin dy klube nga Ulqini.
Klubi i karatesė “Ulqini” nė Kupėn e Tivarit mori pjesė mė 66 garues. Pėr shumė prej tyre ishte hera e parė qė morėn pjesė nė garė.
- Suksesi nuk mungoi as kėsaj radhe. Ne arritėm qė tė fitojmė gjithsej 90 medalje nė disiplinat ekipore dhe individuale: 31 tė arta, 33 tė argjendta, 26 tė bronzta, si dhe njė kupė. Patėm 12 ekipe tė grupmoshave tė ndryshme, 5 prej tė cilave u renditėn nė vend tė parė.
Synimi jonė ėshtė qė tė vazhdojmė me rezultate tė mira, me qėllim qė tė jemi nė mesin e mė tė mirėve siē kemi qenė deri tash.
Vetė rezultatet e njėpasėnjėshme flasin se kush jemi. Dėshmi pėr kėtė ėshtė suksesi i jonė nė gara, ku ndeshemi me klubet mė tė mira dhe arrijmė tė jemi pjesė e mė tė mirėve. Edhe pse nga ana financiare jemi shumė dobėt, kemi pėrkrahjen e tė gjithė prindėrve tė garuesve tanė, pėr ēka i falėnderojmė, sepse me kontributin e tyre dhe tonin fėmijėt tanė janė kampionė tė ēdo gare ku marrin pjesė – thanė njėzėri trajnerėt e klubit Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama.
Nga Klubi i karatesė “Ulqini” me medalje tė arta u shpėrblyen shumė garues, e kėta janė: me nga 3 medalje tė arta Antigona Rama, Seida Suma dhe Jehona Musliq, me nga dy tė arta Blerta Tahiri, Petar Barlloviq, Liridon Elezi dhe Blerim Sukaliqi, ndėrsa me nga njė tė artė u kurorėzuan Blendisa Osmani, Rexhep Shaba, Edita Kovaēi, Suad Duraku, Besnik Duraku, Bujar Kovaēi, Fatlum Ēapriq, Albion Duraku, Xhemale Elezi, Granit Rexha, Arbnor Kullaliq, Dardan Ceka, Pero Maroviq, Muhamet Kraja. Pėrveē kėtyre medaljeve kėta garues u kurorėzuan edhe me medalje tė tjera.
Me nga disa medalje tė tjera u shpėrblyen kėta garues: Jovan Gjakonoviq, Bledar Kabashi, Bleard Osmani, Almeida Ceka, Bledar Seferi, Edisa Shaba, Edon Ceka, Nermin Suma, Admir Luka, Doriana Taipi, Sherife Rama, Mirjeta Nika, Tufik Shurlla, Lulzim Suma, Arlind Nika, Agron Seferi, Diamant Rexha, Ermal Musliq, Fatmir Kurmemi, Ramazan Gjeka, Xhenis Rexhepi, Bajram Tagani, Ethem Ukoviq, Allmir Hajdari dhe Ilaz Gurzakoviq.


 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.