Pse na mbeti hatri nė Malėsinė e Dedė Gjo Lulit ?  postuar: 07.03.2008

 

 

Qė nga ditėt e para tė pasluftės nė Kosovė, kishim formuar Shoqatėn e Miqėsisė Kosovė- Malėsi e Tuzit “Martin Dreshaj”, qė pastaj nė vitin 2007 e me kėrkesat e shumta nga Malėsia  e ndėrruam njė pjesė tė emėrtimit duke e quajtur Shoqėria e Vėllazėrisė  Kosovė -Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj”.  Kjo Shoqatė kishte ngritur ura tė forta tė vėllazėrisė mes shqiptarėve nga trojet etnike  Hot , Grudė, Plavė, Guci, Dacaj, Kosovė Lindore dhe me mund, sakrifica dhe me njė pėrkrahje modeste tė institucioneve e me ndihmėn  modeste, por nga zemra e njerėzve nė Pejė, Dukagjin e Kosovė kishte organizuar tani e sa vite Takimet Tradicionale “ Zėri i Vėllazėrisė” nė ēdo prill. Ishin prezantuar nė kėto Manifestime Ansambli “Gruda” dhe shumė ansamble, kėngėtarė e poetė nga trojet etnike. Lidhjet ishin aq tė fuqishme sa qė shumė nga malėsorėt e quanin Shoqatėn edhe nė mėnyrė simbolike ambasada e vogėl e Malėsisė nė Kosovė.  Vetėm vitin e kaluar kemi organizuar 3 manifestime me dhe pėr Malėsinė.  Organizuam edhe protestėn artistike duke kėrkuar drejtėsi e liri pėr malėsorėt e burgosur nė aksionin famėkeq “ Fluturimi i shqiponjės”.  Gazeta elektronike  malėsia.org e di edhe pėr angazhimet tjera personale tė zėdhėnėsit tė Shoqatės nė prezantimin e shumė angazhimeve e shqetėsimeve tė Malėsisė pėrmes shkrimeve tė botuara nė mediat e Kosovės. Shoqata jonė kishte bėrė edhe promovimin nė Kosovė tė librit “klithma e njė shqiponje” tė intelektualit shqiptaro-amerikan   dr. Fran Ivezaj dhe tė filmit “ Nga eksodi  deri tė shpėrngulja biblike” tė autorit  Patėr Pashk Gojēaj. Shoqata ne tėrė qenien u mundua tė jetė sa mė afėr Malėsisė dhe tė mbajė gjallė urat e vėllazėrisė mes trojeve etnike.  Shoqata jonė edhe kėtė vit, qė nga marsi, ka nisur pėrgatitjet pėr Manifestimin festiv e Tradicional “Zėri i Vėllazėrisė 2008 me shpresėn se do tė has nė pėrkrahje dhe bashkė me Malėsinė nė njė kėngė, valle e nė njė sofėr do ta festojė bukur  festėn nė Kosovėn e pavarur.

 

Kėto qė i  them nė kėtė letėr, e nderuara Malėsi, nuk i them pėr t’u lavdėruar pėr punėt e angazhimet e bėra sepse ato i kemi bėrė nga vullneti dhe nė pėrpjekje pėr tė mbajtur gjallė sot e gjithmonė lidhjet e fuqishme mes Pejės, Dukagjinit, Kosovės dhe Malėsisė e trojeve tjera etnike, por Ju them sinqerisht e nderuara Malėsi  na mbeti pak hatri nė tė gjitha  Ansamblet e Shoqatat qė kanė qenė pėr vizitė festive mė 26 shkurt nė Prishtinė. Na mbeti hatri sepse , mendojmė se ėshtė dashur tė na njoftojnė pėr vizitėn dhe tė marrin mes tyre edhe sė paku 2 a 3 anėtarė tė Shoqatės sonė pėr tė qenė bashkė nė defilim dhe nė festėn e madhe tė asaj dite. Ne nuk ju harruam kurrė juve dhe kritikuam publikisht edhe pushtetin lokal tė Pejės dhe atė qendror kur ish zv/kryeministri Lutfi Haziri i kishte dhuruar mirėnjohje Ulqinit e jo edhe Malėsisė. Ju erdhėt nė festėn e Kosovės pa na bėrė zė e pa na ftuar qė edhe dikush nga kryesia e Shoqatės sė Vėllazėrisė Kosovė- Malėsi e Madhe “ Martin Dreshaj” tė jetė me Ju nė Prishtinė e pse jo edhe nė vizitat te presidenti e kryeministri. Duke na anashkaluar keni krijuar njė bindje mes njerėzve se diēka mes Shoqatės dhe vėllezėrve nga  Malėsia pėr momentin nuk  ėshtė  ashtu si ka qenė. Kjo fotografi qė po ua dėrgoj Malėsi e nderuar ėshtė njėra nga shumė sosh qė janė bėrė nė Manifestimet tona. Edhe kjo vetėm tregon mjaft pėr angazhimet e pėrbashkėta qė tė jemi bashkė e nė njė kėngė e valle shqipe.

Me respekt vėllazėror dhe me dėshirė qė urat e vėllazėrisė qė kemi ngritur bashkė tė vazhdojnė tė jenė gjithmonė tė forta e nė shėrbim tė bashkimit Ju pėrshėndesim. Ju lusim mos e kuptoni gabimisht kėtė letėr tė hapur e as mos e keqinterpretoni. Ajo ka vetėm qėllim pozitiv. Ka qėllim t’ju tregoj se nuk ka qenė mirė tė anashkalohet e harrohet Shoqata. Ajo ėshtė sa e Kosovės aq edhe e Malėsisė dhe e trojeve tjera etnike.

Me respekt pėr gjithė Malėsinė

 

 

Rrahman Jasharaj, zėdhėnėsi i Shoqatės sė Vėllazėrisė Kosovė- Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj” me seli nė Pejė

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.