| |
PAS DORĖHEQJES SĖ KĖSHILLTARIT
TĖ PSP-sė, KOLĖ LULGJURAJ, NĖ KUVENDIN E KOMUNĖS URBANE TĖ
TUZIT PRITET KRIZA
Sinishtaj: Tė shkurtohet
mandati i Kuvendit
postuar:
04.03.2008
Tuz- Pas
dorėheqjes sė kėshilltarit tė PSP-sė, Kolė Lulgjuraj, nė
Kuvendin e KU tė Tuzit, javėn e kaluar qė sė bashku me LD-nė
dhe IQ-nė pėrbėnin shumicėn nė Kuvendin e kėsaj komune ėshtė
pėr t`u pritur kriza, por ekziston edhe mundėsia teorike qė
tė mos vihet deri te zgjedhjet e parakohshme. Siē ėshtė e
njohur, e gjithė kjo ndodhi pasi qė Lulgjuraj i kishte uruar
Nikollė Camajt pavarėsinė e Kosovės, nė lokalet e LD-sė. Mė
pastaj, Lulgjuraj nė seancėn e fundit tė Kuvendit, (ku tė
pranishėm ishin edhe kėshilltarėt e IQ-sė dhe LD-sė, por jo
tė PSD-sė, PDS-sė, PB-sė dhe UDSH-sė), i revoltuar nga e
gjithė ajo qė ndodhi ditė mė parė, u shpreh se Propozimi i
vendimit pėr organizimin e referendumit pėr komunė tė
pavarur, nga Vasel Sinishtaj (IQ) nuk ėshtė me ligj, duke e
quajtur atė si manipulim me qytetarėt e Malėsisė. Lulgjuraj
tha se PSP dhe ai si kėshilltar e ka propozuar - iniciativėn
pėr komunė tė plotė - qė ėshtė me ligj. Pastaj, ai nuk e
kurseu as kryetarin e Kuvendit tė Komunės Urbane, duke e
akuzuar atė se ka dashur tė punojė nė interes tė partisė nė
pushtet dhe pėr shėrbimin shtetėror.
Kolė Lulgjuraj, duke arsyetuar dhėnien e pėrkrahjes si
dėshirė e Malėsisė, tha: "Sikur tė kisha dashur tė punoj pėr
interesin tim, kisha shkuar me PDS-nė dhe UDSH-nė, qė mė
ofruan shumė gjėra". Nė fund tė diskutimit tė tij Lulgjuraj
bėri tė njohur: "Prej sot nuk jam mė kėshilltar i PSP-sė nė
kėtė kuvend", pastaj e braktisi seancėn. Duke mos e pasur
shumicėn e kėshilltarėve nė sallė, Kuvendi pėr herė tė tretė
e ndėrpreu seancėn.
Ndėrkaq, kryetari i Kuvendit, Nikollė Camaj akuzat e
Lulgjurajt i quajti tė pabaza dhe se nuk kanė tė bėjnė me tė
vėrtetėn. "Se sa mundet qė "SNP"-ja (PSP) tė akuzojė LD-nė
pėr kolaboracion me pushtetin, atė ia lėmė lexuesve",
deklaroi Camaj, duke shtuar se fjalėt e Kolė Lulgjurajt
personalisht i ka kuptuar si njė shprehje mllefi, pėr tė
ndarė pėrgjegjėsinė pėr atė qė shkaktoi pakėnaqėsi nė PSP.
Duke marrė fjalėn, Vasel Sinishtaj tregoi se nuk ėshtė i
informuar se dikush mund tė ketė ndikuar, ose bėrė presion
nė Lulgjurajn, qė ai tė sillet ashtu. Ai kėrkoi nga organet
kompetente qė tė shkohet nga ajo qė tė shkurtohet mandati i
kėtij kuvendi dhe tė organizohen zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Klubit tė kėshilltarėve tė IQ-sė, Lindon Gjelaj
njofton se qėndrimi i ASH-sė ėshtė qė bashkėpunim (nė
koalicion) me PSP-nė, nė tė ardhmen nuk do tė ketė, pa marrė
parasysh se a do tė vijė deri te zgjedhjet, apo jo. Koha
Javore rr.d.
|
|