Klubi sportiv i
TaeKwonDo-sė "Besa" pėrgatitet pėr kampionatė
postuar: 26.03.2008
Sportistėt e Klubit
"Besa" nga Tuzi gjatė kėtij muaji dhe muajve tė ardhshėm
pritet tė marrin pjesė nė Kampionatin e Malit tė Zi, atė
europian dhe botėror, andaj ata gjatė kėtyre ditėve po
bėjnė pėrgatitje intensive pėr suksese tė reja
Tuz - Taekvondoistėt e "Besės" gjatė kėtyre ditėve janė
duke u pėrgatitur pėr pjesėmarrje nė Kampionatin e Malit
tė Zi, pėr juniorė dhe seniorė, qė do tė organizohet
javėn qė vjen.
Po ashtu krahas kėsaj ata zhvillojnė edhe stėrvitjet pėr
pjesėmarrje nė kampionatin europian, qė do tė zhvillohet
nė Romė nė fillim tė muajit tė ardhshėm.
"Pritet qė nė kampionatin europian nė Romė tė marrim
pjesė me, sė paku, 3 garues, Driton Junēaj (+ 88 kg),
Linda Dushaj (-47) dhe Martin Lulgjuraj (-72)", thotė
trajneri i "Besės", Nikollė Gegaj duke njoftuar se
krahas kėtyre stėrvitjeve, aktivitetet e veta i kanė
pėrqendruar edhe te kampionatin botėror, qė pritet tė
mbahet nė muajin maj tė kėtij viti dhe sipas tė gjitha
gjasave "Besa" edhe aty do tė marrė pjesė.
Njėkohėsisht ai bėn tė ditur se nuk ėshtė i kėnaqur me
angazhimin e deritanishėm tė sportistėve tė "Besės" pėr
pjesėmarrjen nė garat qė i presin ata, ku sipas tij,
garuesit, pėrveē pėrgatitjeve qė i mbajnė nė klub, apo
nė reprezentacion, duhet bėrė edhe tė tjera ushtrime,
sepse, siē thotė Gegaj, "po deshe tė arrish rezultate tė
mira nė nivelin europian dhe botėror, patjetėr duhet
anagzhuar edhe maksimalisht".
Sido qė tė jetė, garuesit e kėtij ekipi do tė angazhohen
sa ėshtė e mundur pėr t`ia arritur qėllimit dhe suksesit
tė tyre, pasi qė nė vitin qė lamė pas "Besa" u shpall -
ekipi mė i mirė i vitit nė Mal tė Zi.
(Kohapress)