| |
Festë e madhe në Dukagjin
postuar:
28.04.2008
Sofra e shtruar
për ditët e vëllazërisë
     
Artistët të
vjetër dhe të rinj të Shoqatës së vëllazërisë Kosovë-Malësi e
Tuzit “Martin Dreshaj” veshur me kostumet e bukura kombëtare
shqiptare kanë ngjallur simpatinë dhe respektin rrugëve të
Pejës, duke un përcjellë me përshëndetjet dhe urimet e
qytetarëve të Pejës. “Zëri i vëllazërisë” ka disa vjet që
sjell kujtimet e miqësisë dhe vëllazërisë së krijuar gjatë
luftës dhe katrahurave kur dyert dhe zemrat e Malësisë ishin
hapur për mija refugjatë nga Peja dhe Dukagjini
“Zëri i Vëllazërisë”, ditët e takimeve mes vëllezërve nga
Kosova dhe Malësia e Tuzit janë hapur ditën e premte me
defilimin artistik rrugëve të Pejës. Artistët të vjetër dhe të
rinj të Shoqatës së vëllazërisë Kosovë-Malësi e Tuzit “Martin
Dreshaj” veshur me kostumet e bukura kombëtare shqiptare kanë
ngjallur simpatinë dhe respektin rrugëve të Pejës, duke un
përcjellë me përshëndetjet dhe urimet e qytetarëve të Pejës.
“Zëri i vëllazërisë” ka disa vjet që sjell kujtimet e miqësisë
dhe vëllazërisë së krijuar gjatë luftës dhe katrahurave kur
dyert dhe zemrat e Malësisë ishin hapur për mija refugjatë nga
Peja dhe Dukagjini. Këtë vit me praninë e tyre në Pejë janë
paraqitur shoqëria kulturo artistike “Shqiponja” që tubon
artistë nga të gjitha shoqëritë mbledhur në një vend për të
përfaqësuar Malësinë me koloritin e këngëve, valleve dhe
veshjeve të bukura të Malësisë.
Shtjefën Ivezaj kryetar i muzeut etnografik të Malësisë, që
kishte ardhur bashkë me këtë rinj nëpër Pejë tha se kjo vizitë
i ngjall emocione të veçanta. “E përjetoj me shumë emocion
këtë ditë sepse jemi në Kosovën e pavarur dhe ua urojmë këtë
ditë të gjithëve. E falënderoj shoqatën “Martin Dreshaj që ia
kanë filluar këtij aktiviteti, na kanë ftuar por edhe kanë
ardhur te ne” tha Ivezaj, pasi kishin bërë nderimet para
bustit të Shkëlzen Haradinajt dhe 117 dëshmorëve të Pejës dhe
Shtatores së patriotit pejan Haxhi Zeka. Para aktiviteteve
tjera zyrtare të manifestimit kanë kaluar në këmbë shoqëruar
me muzikë, këngë e vallë, veshur në veshje kombëtare, nga
Qendra e Qytetit deri të ish Shtëpia e Mallrave dhe
anasjelltas. Sali Lukaj, aktivist i shoqatës “Martin Dreshaj”
që organizon këtë manifestim tha se është aktivitet në
vazhdimësi të atyre që kemi mbajtur në vitet e kaluara për
mbajtjen e vëllazërisë mes shqiptarëve të të gjitha trojeve
Pas kuruarave me lule te dëshmorët, rreth 40 mysafirë artistë
dhe personalitete nga Malësia, janë pritur në zyrën e
kryetarit të komunës Ali Berisha. Ditët kur ju vini në Pejë
janë ditët më të veçanta për ne. Ajo pjesë e popullit shqiptar
në atë e konsiderojmë si balli i kombit. Populli i Pejës kurrë
nuk do ta harrojë mikpritjen që i është bërë në ditët më të
vështira, tha kryetari Berisha. Këto lidhje me Kosovën na
ndihmojnë t’i bëjmë ballë asimilimit në Mal të Zi, tha Engjëll
Gojçaj, nga delegacioni i malësorëve. Në takimin me kryetarin
kanë përshëndetur në emër të Malësisë së Plavës dhe Gucisë
Naim Prelvukaj dhe Rexhep Abazi nga Presheva. Pasdite
mysafirët kanë vizituar Gllogjanin, kompleksin e dëshmorëve
dhe familjen Haradinaj.
Kulla, kujtesa
për Jeton Dedushajn dhe dëshmorët tjerë të kombit
Ishte shumë domethënëse vizita e
pjesëmarrësve të Manifestimit në Gllogjanin e historisë.
Malësorët dhe pjesëmarrësit tjerë të Manifestimit
janë përkulur para kujtimit për epopetë e shumta të
luftës së madhe të UÇK-së në këtë pjesë të Kosovës. Baca
Idriz, babai i dëshmorit nga Vuthajt e Malësisë , po ndjehej
sot edhe më krenar . Ai bashklë me Hilimin e Haradinajve po
kujtonin momentet e historisë dhe të
luftës së madhe çlirimtare të bijve më të mirë të trojeve
etnike. Mes varreve të dëshmorëve ishte edhe ai i malësorit
shtathedhur Jeton Dedushaj. Pas kësaj
ceremonie të lartësimit të kujtimit për dëshmorët, në kullën e
Bacës Hilimi malësorët dhe Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-
Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” po kuvendonin lirshëm duke
shpalosur momente nga epopetë e popullit tonë në përpjekjet
për liri. Në këtë frymëzim atdhetar janë kthyer pjesëmarrësit
e Manifestimit duke shpalosur në ambientet e restorantit
“Vëllezërit Lukaj” një program kulminat artistik. Ansamblet “
Shqiponjat” nga Malësia e Madhe, ai “Shpëtimi” nga Medvegja,
ansambli Autokton “ Rugova” bashkë me atë “Selman
Kadria” nga Burimi, me këngëtarët Mëhill
Krasniqi, Rifat Berisha,
Azem Lukaj, Ismet Demaj, Enver Lukaj e kanë ndihmuar
Ansamblin “Shqiponja” të Malësisë së Madhe që të prezantohet
në mënyrë kulminante në këtë festë të këngës e valles.
Anton Pllumaj, Adriana Ujkaj,
Anton Lulgjuraj, Nikolin Isufaj, Gjeto Ulaj kanë sjellë nga
Malësia vlera të larta të folklorit shqiptar, i cili është
ngërthyer bukur me vlerat autoktone që ka prezantuar Ansambli
Autokton “ Rugova”. Malësia ka rikujtuar përmes aktorëve nga
atje edhe aksionin famëkeq të policisë malazeze
të arrestimit, prangosjes dhe dhunës së ushtruar ndaj
shqiptarëve nga organet e sigurimit malazez. Manifestimi ka
shpërblyer kësaj radhe talentët Azem Lukaj e Qëndresa Jasharaj
me titullin “Ec përpara me kombin” duke realizuar kështu
porosinë e humanistit të ndjerë Martin Dreshaj që të përkrahen
atlentët e rij në të gjitha trojet etnike.
Isniqi dhe Manifestimi
Në ditën e dytë të Manifestimit
Shoqata bashkë me banorët e fshatit Isniq kishin bërë një
pritje madhështore të pjesëmarrësve të Manifestimit në këtë
fshat. Malësorët janë mahnitur me pamjen dhe ambientet e
kullës së Osdautajve. Defilimi në rrugët e këtij fshati, nga
më të mëdhenjtë në Kosovë, kënga e vallja autoktone dhe
prezantimet skenike kanë bërë që edhe dita e dytë të jetë
festë e madhe. Pikat artistike kanë rrjedhur bukur e shpejtë.
pedagogu Rexhep Maksutaj ishte përkujdesur me nxënësit e tij
aktorë që t’i përshëndes pjesëmarrësit e Manifestimit me një
paraqitje të bukur skenike. Fshati Isniq pas programit
artistik , ka pritur në oda pjesëmarrësit për të kuvenduar e
për të qenë në një sofër me trojet etnike. Gazetari Zekë
Sinanaj bashke me kryeplakun e fshatit Sali Ahmetaj
dhe me gjithë veprimtarët e fshatit po ndjeheshin
krenar pse po vazhdonte Manifestimi në ditën e dytë të tij në
këtë fshat. Shumë adresa e numra telefonash janë këmbyer mes
trojeve etnike dhe banorëve të fshatit Isniq me porosinë që
takimet e tilla vëllazërore do të vazhdojnë.
Manifestimi i
këtij prilli përfundoi bukur, madje aq bukur , sa disa filluan
ta lakmojnë dhe ta shohin si moment “sfilade” për ta. Ata
harronin organizatorin dhe në vend që ta
uronin për gjithë angazhimet, shpalosnin angazhimet e tyre
në vite, pa përmendur Shoqatën.
Rrahman Jasharaj
Në legjendë: Trojet etnike ishin
bashkë në festën e madhe “ Zëri i Vëllazërisë”.
|
|