| |
Festohet 97
vjetori i Kryengritjes së Malësisë
postuar:
15.04.2008
Kryengritja e Malësisë e
vitit 1911 filloi me 24 mars dhe perfundoi me 02 gusht. Kurse
si datë e veçantë është 06 prilli, dita kur në Deçiq
kryengritësit malësorë ngriten flamurin shqipëtarë.
Sivjet u mbushen plot 97 vjetë nga kjo ngjarje teper me
rëndësi për Malësinë dhe historin shqipëtare.
Nëntëdhjeteshtatë vite më parë stërgjyshërit tonë derdhen
gjakun për çlirimin e Malësisë nga okupatori turk, kurse sot,
ne pasardhësit e tyre këtë ditë nuk e shënojmë ashtu si do të
na kishte hije. Një ditë gushti në brigjet e lumit Cem bashkon
më shumë njerëz se sa ishin në festimin e Kryengritjes së
Malësisë, ditën e diel me 13 prill në qëndër të Tuzit.
Arsye për shtyrjen e festimit nga 6 prilli për 13 prillin
ishte dita e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.
Organizatorë ishin shoqëritë kulturo-artistike nga Malësia të
cilat shfaqen një program mjaft të mirë.
Shpresojmë që vitet e ardhshme kjo datë të festohet taman
ashtu siç e ka edhe rëndësinë. |
|