 |
|
|
|
|
 |
| |
Levizja Atdheu na Bashkon nga
SHBA, hap zyren në Tuz
postuar: 05.04.2008
Në Tuz, të ënjtën, me 3
prill 2008 kryetari i Levizjes Atdheu na Bashkon nga SHBA, z.
Gjon Lulgjuraj solemnisht hapi zyren e Komisionit per te
drejtat e njeriut dhe mbrojtje n
e pakicave kombëtare.
Përpos z. Lulgjuraj nga SHBA erdhen edhe nënkryetari i
levizjes, Naser Çobaj, dr Palokë Camaj dhe disa aktivist
tjerë. Në këtë hapje solemne ishin prezent edhe përfaqësues të
Ambasadës Amerikane në Mal të Zi si dhe ambasadori i
Shqipërisë z. Saimir Bala.
Kryetari i komunës urbane të Tuzit, z. Smail Çunmulaj prëmtoi
se komuna urbane me organet e veta do të bashkpunoj në çdo
rast me këtë zyre dhe do ta mbështesin.
Kryetari i levizjes z. Lulgjuraj ne fjalimin e tij spjegoi se
hapja e kësaj zyre do të jene në sherbim dhe mbrojtje të
drejtave të njeriut dhe demokratizimi i shoqërisë shqiptare në
Mal të Zi.
Në këtë tubim prezent ishin përfaqësues të partive politike
shqiptare në Mal të Zi: z. Amir Hollaj (PPD), z. Ferhat
Dinosha (UDSH), Mehmet Bardhi (LD), Nazif Cungu (Forca) dhe
Vasel Sinishtaj (ASH) si dhe Kryetari i Kuvendit të komunës
urbane të Tuzit z Nikollë Camaj.
Përfaqësues i kësaj zyre
është juristi Muhamed Gjokaj.
|
|
|
 |
|
|
 |
© Copyright
2000 , 2008
MALESIA.ORG - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara. |
 |
|
 |
 |
|