| |
Malësia dhe trojet tjera etnike në vallen e
madhe të vëllazërisë në Dukagjin
postuar: 08.04.2008
Dikur, jo shumë moti,
fillimvitet në Kosovë sillnin lot, vaj, vrasje e tragjedi të
rënda. Pushtuesi nuk kursente as fëmijët, as gratë e pleqtë.
Vriste për ta përmbysur çdo gjë shqiptare në Kosovë. Mijëra
njerëz nga Peja, Dukagjini e Kosova kishin gjetur strehë e
dashuri vëllazërore në shtëpitë bujare të Malësisë. Atje
njerëzve nga Peja, Dukagjini e Kosova u ishte kthyer
buzëqeshja dhe bashkë me malësorët pritnin ditë më të mira për
atdheun. Kohët ndryshuan dhe liria agoi në Kosovë. Njerëzit e
mirë nga trojet etnike vendosen në një kuvend të madh që të
ngritin ura vëllazërore e të jenë bashkë në këngë, valle e
gëzime. U krijua kështu me forca e vullnet të përbashkët të
Malësisë, Pejës , Dukagjinit e trojeve tjera etnike
Manifestimi “Zëri i Vëllazërisë”, që tani e sa vite po shpalos
arritje të larta kulturore të trojeve tona etnike. Treguan
arritje të larta në këtë Manifestim Hoti, Gruda, Pava, Gucia,
Dacajt, Medvegja, Burimi, Peja, Klina, Deçani dhe e tërë
Kosova. Kështu tani e gjithmonë muaji prill nuk vjen më me
lot, po me këngën e vallen e përbashkët të vëllezërve. Kështu
do të jetë edhe në këtë prill. Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-
Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” ka bërë shumë përgatitje për
Manifestimin “Zëri i vëllazërisë 2008”. Nga Malësia do të jenë
në Pejë e Dukagjin Ansambli “Shqiponja” që kultivon e ruan
këngën, vallen dhe traditat e kulluara shqiptare të Malësisë
së Madhe . Deklarimi i përgjegjësit të këtij ansambli, z.
Engjël Gojçaj, dhe të nënkryetarit të Shoqatës sonë, Pal
Dreshaj , se “Shqiponja” do të jetë pjesë e Manifestimit në
Pejë e Dukagjin është pritur me entuziazëm nga Këshilli
organizativ i Shoqatës dhe nga banorët e fshatit Isniq, i cili
do të jetë mikpritës i pjesëmarrësve të Manifestimit në ditën
e dytë. Ajo që e veçon këtë Manifestim sivjet është se
malësorët do të jenë në një valle, në një këngë e në një sofër
me banorët e këtij fshati, që është nga më të mëdhenjtë në
Dukagjin dhe që ka një histori të lashtë e një trashëgimi me
vlera të larta. Kullat e renovuara dhe muzeu janë dëshmi e
lashtësisë dhe qëndresës së këtij trualli shqiptar. Ukshin
Jashari, kryetar i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e
Madhe “Martin Dreshaj”, shprehet krenar pse në këtë Manifestim
edhe këtë vit do të jenë bashkë vëllezërit nga Hoti e Gruda,
Plava, Gucia, Dacajt, Kosova Lindore dhe nga trojet tjera
etnike. “ Bashkë në këngë e valle. Bashkë në biseda
vëllazërore. Bashkë në pjesë të bukura të Dukagjinit. Ky është
edhe qëllimi i Manifestimit Tradicional “Zëri i Vëllazërisë.
Ardhja e “Shqiponjave” nga Malësia na jep shpresa të mëdha se
këto takime do të prezantojnë vlera të larta kulturore. Do të
nisim bashkë me parakalimin nëpër rrugët kryesore të Pejës për
të shpalosur veshjet kombëtare të trojeve etnike. Do të
vazhdojmë në Sheshin “Shkëlzen Haradinaj” me këngë e valle të
përbashkëta nga këto troje. Do të jemi bashkë me miqtë e
Shoqatës e me pjesëmarrësit e Manifestimit edhe në mbrëmjen e
parë të takimeve me një program të bukur e të pasur artistik.
Do të prezantojmë edhe librin analitik të gazetares e
intelektuales nga malësia, Xhoana Perkaj. Me një program të
përbashkët e të pasur artistik Malësia dhe Dukagjini do të
prezantohen edhe në ditën e dytë në fshatin Isniq, i cili ka
700 shtëpi . Do të shkojmë bashkë edhe në Gllogjan të familja
Haradinaj për të shprehur urimet tona për kthimin triumfal të
Ramushit. Do të jemi edhe në Prekaz për të nderuar dëshmorët e
kombit. Do të kalojmë bukur në këtë prill të lirisë në
Dukagjin. Kërkoj që tani falje nga pjesëmarrësit nëse tryezat
do të jenë, ndoshta, jo shumë të mbushura , por Malësi e
dashur JU premtojmë se zemrat tona do të jenë plot dashuri
vëllazërore për Malësorët. Jemi vëllezër të një gjaku dhe të
tillë do të mbesim sot e gjithmonë. Malësi eja në Dukagjin në
Manifestimin e prillit që të vëmë bashkë edhe ndonjë gur të
fortë në urën që bashkon vëllezërit kudo që janë ata”,
shprehet për Manifestimin kryetari i Shoqatës Ukshin Jashari.
Fotografitë e shumta, xhirimet, shkrimet dhe libri i botuar
“Zemër e madhe në Malësi” dëshmojnë sa bukur ishte në
Manifestimet e kaluara në Dukagjin. Bukur do të jetë edhe këtë
vit dhe çdo vit tjetër.
Këshilli Organizativ i
Manifestimit uron që në këtë festë të madhe artistike të jenë,
krahas familjeve të nderuara Dreshaj, edhe shumë malësorë nga
Malësia e Madhe dhe nga SHBA-ja e vendet tjera të botës.
Këto foto ruajnë për
bukuri kujtimet për Manifestimet e kaluara. Bukur do të jetë
edhe këtë vit dhe gjithmonë kur vëllezërit bëhen bashkë në një
këngë , në një valle e një sofër.
Rrahman Jasharaj

Manifestimi është paraparë të
fillojë më 25 prill ( e premte) për të vazhduar pastaj edhe më
26 prill ( e shtune) dhe 27 prill (e diele ) .
Në ditën e parë ( 25 prill)
janë paraparë këto aktivitete:
-
Pritja solemne
e pjesëmarrësve në Manifestim ( ora 12- 13 ) ,
-
Parakalimi i
pjesëmarrësve me veshjet tradicionale shqiptare të trojeve
etnike (13- 14 )
-
Pritja e një
delegacioni të pjesëmarrësve në kuvendin komunal nga ana e
kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë ( 14 e
10 deri në 14 e 30 )
-
Komodimi i
pjesëmarrësve në ambientet
në të cilat do të qëndrojnë për 2 net e 3 ditë
dhe dreka e mikpritjes
-
Shfaqja
e dramës nga Teatri i Malësisë në teatrin “ Istref Begolli (
ora 16 ),
-
Shëtitje në
mënyrë të organizuar në disa pjesë interesante të qytetit
dhe takimi spontan me qytetarë të Pejës e veçmas me
familjarë që kanë qenë të strehuar gjatë katrahurave në
Malësi ,
-
Promovimi i
librit “Kosova dhe Evropa” të gazetares
e intelektuales nga Malësia Xhoana
Perkaj
-
Program i
përbashkët artistik me këngë, valle, poezi
e prezantime skenike nga Malësia, Kosova Lindore ,
Peja e Dukagjini. Ky program me një
koktej për të 200 pjesëmarrësit e programit të mbrëmjes
së parë
-
Përfundon
mbrëmja e parë me ndarjen e mirënjohjeve
e shpërblimeve modeste për më të mirët në programet
kulturore e artistike
Dita e dytë e Manifestimit ( e
shtune- 26 prill )
-
Përgatitja dhe
nisja për në komunën e Deçanit dhe defilim i shkurtër te
qendra e qytetit pa penguar komunikacionin ( nga ora 9- 10)
,
-
Vizita te
Kompleksi i varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjanin
e historisë dhe vizita në familjen e nderuar Haradinaj për
të vazhduar kështu traditën e vizitave nga vitet e kaluara (
11- 12 ) ,
-
Vizitë në
fshatin Isniq dhe takimi dhe bashkëbisedat e banorëve të
këtij fshati me malësorët dhe
pjesëmarrësit tjerë të Manifestimit ( 13 – 15 )
-
Vizita e
përbashkët e kullave dhe monumenteve tjera të trashëgimisë
sonë
-
Organizimi i
tribunës së përbashkët “ Kultura në
trojet etnike, sfidat dhe angazhimet e përbashkëta
( 19 – 21 ). Në kuadër të këtij
aktiviteti organizohet një koktej dhe një bashkëbisedë e
lirë
-
Komodimi i
mysafirëve për natën e dytë
( ora 22 ) ,
Dita e tretë ( 27 prill , e
diele )
-
Vizitë fshatit
Fierzë dhe bashkëbisedë me banorët atje ( 9-10)
-
Një delegacion
me malësorë dhe organizatorë të Manifestimit për disa minuta
vizitojnë familjen e mësuesit dhe intelektualit të ndjerë
Shefqet Osmanaj për të përcjellë ngushëllimet e Malësisë
-
Pjesëmarrësit
nga trojet etnike në mënyrë të
organizuar nisen për të vizituar Kompleksin te Familja
Jashari në Prekaz
-
Kthimi nga
Prekazi, shkëmbimi i dhuratave
dhe përcjellja në mënyrë të organizuar e mysafirëve të
Manifestimit drejt vendlindjeve të tyre
Zëdhënësi i Shoqatës,
Rrahman Jasharaj
Këshilli
Organizativ i Manifestimit
Kryetar: Ukshin Jashari
|
|