Përkujtohet 6 prilli i 1911, ngritja e flamurit shqipetarë në Deçiq  postuar: 06.04.2008

Për nder të 6 Prillit 1911, ngritjes së flamurit  tonë kombëtar në Bratilën e Deçiqit legjendar,  Lidhja Demokratike  në Mal të Zi dhe Alternativa Shqipëtare , vizituan Bratilën legjendare dhe shtëpinë muze të heroit tonë kombëtar Dedë Gjo ' Luli. Në këtë mënyrë ata, në shenjë respekti dhe nderimi për këtë ngjarje të lavdishme nga historia jonë kombëtare, ia kushtuan sot disa çaste  kësaj ngjarjeje të lavdishme nga historia jonë kombëtare, që poashtu shënon përmbushjen e njërës nga pikat e orijentimit të tyre programor në respektimin e datave dhe ngjarjeve të shënuara nga e kaluara jonë historike.

Këtë vit, në këtë datë mbahen edhe zgjedhjet presidenciale, ashtuqë sipas ligjit ekzistues ishin të ndaluara tubimet dhe manifestimet publike, prandaj edhe nuk pati mundësi për ndonjë tubim më masiv publik, por kjo do të ndodhë më 13 prill, me çrast do të shënohet 6 prilli (ngritja e flamurit shqiptarë në Deçiq gjatë Kryengritjes së Malësisë) dhe poashtu do të celebrohet pavarësia e Kosovës.

 

 

 

 

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.