Diaspora organizone Demonstrate ne Washington
postuar: 24.06.2008


 

Me daten 23 qershor 2008 diaspora shqiptare zhvilloi nje demonstrate tjeter paqesore te fuqishme dhe teper te sukseseshme kunder dhunes se shtetit diktatorial malazez ne kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara ,Washingtone, DC.
Kjo demonstrate u organizua nga shoqatat shqiptaro-amerikane dhe veprimtaret e saj te shquar,atdhetar e patriot si avokati Jozeph Dedvukaj, Gjon Lulgjuraj, Viktor Ivezaj, Pashko Rr. Camaj. Gjeto Sinishtaj, Prele Sinishtaj, Hana Simoni(Sinishtaj) ,Nosh Sinishtaj, Gjok Martini, Naser Cobaj, Gjergj Kalaj, Vasel Kalaj, Gjergj Dedvukaj, Gjon Dedvukaj, Marash Dedvukaj, Martin Dedvukaj, gazetari nga Malesia Gjergj K. Dedvukaj, Esat Rizai, Sander Cotaj, Zef Gjokaj. Kole Zagreda, Zef Tusha , Pjeter Berishaj(nga Detroidi), Pjeter Berishaj, Gjelosh Berishaj (nga Nju Jorku) Gjergj Kalaj, Zef Kalaj, Vasel Kalaj, Mikel Domgjoni, Ndue Gjokaj, Luigj Gjokaj, Nikoll Juncaj, Rrok Doka Juncaj, Kanto Dushaj e shume te tjere. Ne te morren pjese qindra e qindra e demostrues bashkeatdhetar, qe erdhen nga qytete te ndryshme te Amerikes, si Nju Jorku, Nju Xhersi, Filadelfia, Detroidi, Florida etj, te cilet e denuan me force diskriminimin dhe gjenocidin qe kyen policia dhe pushteti i Podgorices ndaj popullit shqiptar ne Mal te Zi. Demostruesit shqiptar te diaspores,qe mbanin ne duar flamujt shqiptar e amerikan dhe pankarta te shumta kunder krimit sllav, kaluan blloqe te tera ne kembe dhe u ndalen perpara State Departmentit, White House (Shtepise Bardhe) dhe Ambasades se Malit te Zi, te cilet brohoriten dhe denuan shkeljen e te drejtave te shqiptareve nga ky shtet. Ne kete tubim u hodhen shume parrulla paqesore, ”Te ndalet brutaliteti i policise ne Mal te Zi, Duam te drejta te barabarta, Duam te drejta njerezore per shqiptaret ne Mal te Zi, Amerike liro te burgosurit tane shqiptar te pafajshem nga burgjet malazeze, pa drejtesi s’ka qetesi “ etj, te cilat kishin si qellim jo vetem per ti treguar popullit vella amerikan fytyren e vertet fashistoide te shtetit malazez, por edhe per tu bere thirrje klaneve kriminale cerrnogorase qe te largohen sa me shpejte nga rruga e krimit dhe ti drejtohen arsyes, ligjit,drejtesise dhe demokracise. Me zerin e tyre te embel prej vogelushi, por te perlotur e teper te fuqishem disa femije te vegjel therrisnin papushin e pa u ndalur fare gjithe kohen ”Liro baban tim, Liro xhaxhan tim”, te cilet, me prezencen dhe veprimtarine e tyre i dhuruan ketij mitingu dhe te pranishmeve nje atmosfere te vecante, prekse,festive e krenaria plote ngjyra kombetare.

Atdhetaret tane te nderuar,avokati Jozeph Dedvukaj dhe zotrinjte Viktor Ivezaj e Gjon Lulgjuraj ne diskutimiet e tyre prezantuan fakte dhe prova te shumta qe tregojne qarte, se shteti i korruptuar malazez eshte duke ndjekur nje politik diskriminuse dhe antishqiptare ndaj popullit tone dhe pasi e denuan ate me force, kerkuan edhe lirimin e menjihereshem te burgosurve politik shqiptar, qe po mbahen padrejtesisht dhe torturohen ne burgjet e Podgorices.
Ne te njejten kohe keta bashkeatdhetar do te informojne hollesisht autoritetet e larta te Shtetit Amerikan dhe ato nderkombetare,per shkeljen e te drejtave ligjore ndaj shqiptareve ne Mal te Zi, dhunen dhe krimin qe ushtrohet vazhdimisht ndaj tyre.

Ne kete miting proteste ne Uashington,para te pranishmeve foli edhe patrioti, zoti Vasel Sinishtaj, Kryetar i Partise ”Alternativa Shqiptare” dhe deputet ne Parlamerntin e Malit te Zi.
Ai akuzoje rend politiken dhe drejtesine antishqiptare te Podgorices dhe i kerkoi nga kjo foltore shtetit malazez, qe te liroi menjihere te gjithe te burgosurit politik shqiptar si te pafajshem e te nxierre para ligjit policet sllav te Cetinjes, qe tejkaluan e shperdoruan detyren, duke terrorizuar Malesine dhe popullin shqiptar ne shtator te vitit 2006.

Po keshtu gjate ketij tubimi diskutoi edhe dom Alfred Kalaj, i cili thksoi se ka ardhur koha qe shteti i Malit te Zi, duhet ti vere gishtin kokes, se nuk mund te veprohet me me dhune kunder shqiptareve, duke shkelur te drejtat e tyre te ligjeshme qe u takojne.

Demostruesit e diaspores shqiptare ne kete proteste kane kritikuar ashper Shtetin Shqiptar,  Qeverine e tij dhe ate te Kosoves, qe te largohet menjihere dhe perfundimisht nga politika e pergjumur, inactive e inferiore qe kane ndjekur deri me tani dhe ti mbrojne bashkeatdhetaret tane nga dhuna e diskriminimi qe po u bene atyre ne vazhdimsi qeveria dhe shteti malazez.

Nga: Themi Tushe

Pashko Camaj


Washington, DC June 23,2008
 

 
 


© Copyright 
2000 - 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malësia
Të gjitha te drejtat e rezervuara.