Ansambli Folklorik "SHQIPONJA" i Malėsisė sė Madhe  postuar: 09.02.2008

Me datėn 30 janar u bė inagurimi i Ansamblit Folklorik "SHQIPONJA" i Malėsisė sė Madhe, poashtu u kremtua 540 vjetori i vdekjes sė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Nė kėtė koncert promovues Ansambli "SHQIPONJA" u paraqit me pjesėn burimore dhe tė stilizuar tė Folklorit ku ato pika pėrbėheshin nga melodi, valle, kėngė, dramė e cila titullohej me emrin "Prangat e Robėrisė" si dhe recitali "Nuk vritet shpresa e lirisė" e cila shtjellonte si temė kryesore atė tė tė burgosurve tė 9 Shtatorit 2006.
Ansambli nė kėtė natė kishte merita tė shumta pėr nga menyra e shfaqjes sė koncertit edhe pse ishte e para herė kėta u prezantuen nė menyrė profesionale.
Ansambli Folklorik "SHQIPONJA" i Malėsisė sė Madhe ėshtė themeluar prej tė rinjve tė talentuar tė Malėsisė sė Madhe qė nga mosha 5-25 vjeēare, pa dallime pėrkatėsie, sociale, gjinore, kulturore, fisnore, fetare, ekonomike, shoqėrore dhe krahinore.
Ansambli ėshtė i themeluar me njė qellim tė qartė, qė me programin e Ansamblit do tė sjellim pėrherė tek bashkėatdhetarėt tanė zėrin e kėnges shqiptare, melodin e ēiftelisė, fyellit dhe lahutės Malėsore, nė trojet tona Etnike Shqiptare, si dhe nė diasporė, qė fat tė keq dita-ditės po harrohen, nė menyrė qė ti bėjmė ballė sa mė shumė asimilimit kėtu nė Malėsi, qė t'i ringjallim, kėnget, vallet si dhe tė ringjallim melodin Shqiptare.
Pra t'i ruejm dhe t'i kultivojmė si sytė e ballit, gjuhėn, traditen Malėsore, dhe historinė tonė tė kristalt Shqiptare!!!

 

Me rrespekt:Stafi i Ansamblit "SHQIPONJA"
 

 

 

 
 


© Copyright 
2000 , 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.