| |
U kremtua nė Boston
100-vjetori i krijimit tė Kishės Ortodokse Shqiptare nė
Amerikė
postuar:
29.09.2008
BEQIR SINA, New York
Presidenti Topi dekoron Kishėn shqiptare tė Shėn Gjergjit nė
Boston me Urdhrin Naim Frashėri i Artė dhe Imzot Nolin,
(pas vdekjes), me Urdhrin Gjergj Kastrioti Skėnderbeu.

BOSTON MASACUSTES : Viti 2008 shėnon njė
shekull nė punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė
Amerikėn e Veriut. Pėr herė tė parė , kur u hap kisha e parė
nė Boston, shėrbimet fetare u mbajtėn nė shqip pėr t'u
shėrbyer tė krishterėve orthodoksė nė gjuhėn e tyre. Prifti
ynė i parė dhe i paharruar , i cili mė vonė u bė hierark,
Theofan Stilian Noli, filloi njė punė voluminoze tė
jashtėzakonėshme e tė gjithėanėshme nė vitin 1908, qė i
shėrbeu popullit nė SHBA-sė, dhe nė atdhe nė mėnyrė tė
mrekullueshme.
100 vjet mė parė, me kėtė kishė filloi njė erė e re, nė atė
tė besimit tė krishter shqiptar orthodoks nė Amerikėn e
Veriut.. Ky vit, ishte si pėrbetim i kėtyre shqiptarėve tė
emigruar nė Amerikė nė kohė tė ndryshme, pėr tė thėnė se
amaneti i Nolit dhe patriotėve e atdhetarėve tė tjerė, si:
Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani,
Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi, K. Kirka, K.Demo,
Koli Kristofori, Anthoni Athanasi, Llambi Misho, Nani
Theodore, e qindra tė tjerė do ta shpien nė vend.
Viti 2008 ėshtė quajtur si viti kishės shqiptare -
orthodokse nė Amerikėn e Veriut.. Ky vit, sipas kalendarit
tė kėsaj kishe, filloi me 6 janarin, ditėn e shenjtė tė
Epifanisė dhe Ujit tė Bekuar, e cila ėshtė, gjithashtu, dita
e emrit dhe ditėlindja e Fan Nolit. Mė 9 mars, kjo kishė pėrkujtojė
edhe bėrjen prift tė Fan Nolit dhe fillimin e misionit tė
tij tė shkėlqyer si njeri i Kishės, burrė shteti, akademik,
poet dhe patriot.
Marsi, po i kėtij viti qė e lėmė pas, ishte njė muaj i
veēantė pėr kėtė kishė, pėrderisa ishte ky muaj i parė i
pranverės, kur u hap kisha e parė nė Boston - Kisha e Shėn
Gjergjit - shenjti mbrojtės i Gjergj Kastriot Skėnderbeut.
Nė muajin mars tė vitit 1965 Imzot Fan Noli mbylli sytė dhe
u fut nė histori pėr arritjet e tij nė shumė fusha. Ndėrsa
mė 4 maj, ditėn e Shėn Gjergjit, kjo kishė, do tė hapte njė
ekspozitė speciale nė auditoriumin "Anton Athanasi" nė kėtė katedrale,
qė do tė pasqyronte jetėn dhe veprėn e Fan Nolit dhe
rilindasve.
100 vjetori i Kishės Ortodokse shqiptare, nė SHBA-sė
Ēdo gjė qė lidhej me kėtė kishė dhe me kėtė vit qė mund
tė quhet fare lehtė," Viti 2008 shėnon njė shekull nė
punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė Amerikėn e
Veriut", u bė mė 27 dhe 28 shtator, dje dhe pardje nė
Bostonin Nolian. Me aktivitetin nė "Grand Gala" ne
"World Trade Center" nė Boston dhe me mesėen finale nė
katedralen Shėn Gjergji, komuniteti shqiptar i Bostonit,
dhe grupe shqiptarėsh nga shtetet e tjera tė SHBA-sė, festuan
me madhėshti 100-vjetorin e Kishės Ortodokse Shqiptare
tė themeluar nga Fan Noli. .
Tė krishterėt orthodoks e pėrkujtojnė dhe e festojnė
kėtė shekullor, sė bashku me besmitarėt e tjerė shqiptar
nė Amerikė, me pėrulje ; duke kujtuar gjithėēka ka
ndodhur mė pėrpara me shpresėn se i qėndrojmė besnikė
aspiratave dhe nevijave tė brezave tė ardhėshėm, pėr
shpėtimin e pėrjetėshėm tė tyre tė ushqyer nga besimi.
Morėn pjesė nė mbrėmjen e madhe festive me rastin e
njėqind vjetorit tė themelimit tė Kishės Ortodokse
shqiptare nė Boston nga Imzot Fan S. Noli rreth
1000 besimtarė shqiptarė, pėrfaqėsues kėta nga organizata
tė komunitetit. Presidenti i Republikės sė
Shqipėrisė, zotit Bamir Topi, i shoqėruar nga Zonja
e Parė, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar. Ambasadori
Shqipėrisė nė Uashington D.C, dr Aleksandėr
Sallabanda, dhe ai nė Otava, ambasadori Besnik Konēi.
Morėn
pjesė edhe njė pėrfaqėsi vatranėsh tė cilėt kishin
udhėtuar nga Nju Jorku, me nė krye dy nėnkryetarėt,
e Vatrės, dr Gjon Buēaj, dhe zotin Agim Rexhaj,
anėtarėt e kryesisė, Zef Balaj, Majlinda Myrtaj,
Arijan Myrtaj, Zef Pėrndocaj, Marijan Cubi, Sejdi e
Zabit Bytyēi, dhe Agron Alibali. Stefan Koēi,
kryetar i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan,
dega e Bostonit, Elmi Berisha e LDD-sė, dhe veprimtari
Harry Bajraktari e kryetari i tė tre Besimeve
fetare nė Shqipėri z Rasim Hasanaj, i ardhur enkas.
Lisa Mrijaj - shefe e Stafit e zyrės sė Bashkisė sė
Yorkersit - Nju Jork me bashkėshortin e saj Tomė
Mrijaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i "Lidhjes sė Tretė
tė Prizrenit", autori i disa librave dhe publicist,
i cili me rastin e kėsaj feste i dhuroi Presidentit
Topi dhe Kishės Otrotodokse Shqiptare nė Amerikė,
disa volume tė dy librave tė tij - njėri kushtuar
Marie Shllakut dhe tjetri pėr Monsinjor Ndue Oroshin
bashkėpuntor i ngusht i Theofan Stilian Nolit.
Mirėseardhjen dhe duke bėrė prezantimin e tė ftuarve
special tė mbrėmjes e bėri zonja Lauren Gregory,
drejtuese e programit festiv, pėrgatitur me rastin e
100 vjetorit tė Kishės Otrotodokse Shqiptare nė
Amerikė. Fjalėn e hapjes dhe foli pėr rėndėsinė e
kesaj feste si dhe bekimin e darkės e bėri Bishop
Nikon, Bishop i Bostonit, Nju England dhe Dioqezes
Shqiptare.
U egzekutua hymni kombėtar i SHBA dhe
tė Shqipėrisė. Ndėrsa, pėr historinė e 100 vjetėve
tė kėsaj kishe, foli zoti Michael Gregory
Gjithashtu, ka pėrshėndetur kėtė festė edhe
Presidenti i R. Shqipėrisė z Bamir Topi. Me kėtė
rast, Kreu i shtetit dekoroi Kishėn e Shėn
Gjergjit mė Urdhrin Naim Frashėri i Artė.
Pas ekzekutimit tė himnit kombėtar dhe leximit
tė dekretit pėrkatės nga Sekretari i
Pėrgjithshėm i Institucionit tė Presidencės, z.
Aleksandėr Flloko, Presidenti Topi i dorėzoi
Peshkop Nikonit dekoratėn e lartė me kėtė
motivacion: "Pėr kontribut tė shquar nė Lėvizjen
Kombėtare pėr fitoren e pavarėsisė dhe ndėrtimin
e Shtetit Shqiptar, vatėr e pashuar e
patriotizmit, e edukimit tė shqiptarėve pa
dallim feje pėr ruajtjen e kulturės, traditave
dhe dashurisė pėr Atdheun dhe Kombin, me
aktivitet tė pandėrprerė pėr pėrparimin dhe
prosperitetin e tyre.
Mė pasė e pėrshėndeti darkėn edhe Ylli i
Hollivudit, aktori i famėshėm me origjinė
shqiptare Jim Bellushi, i cili vinte enkas pėr
kėtė kremtim nga Los Angelosi. Bishop Illa Katre,
Philomelion dhe kryetar i Dioqezės Otrotodokse
Shqiptare nė Amerikė, foli pėr Im Zot Nolin,
aktivitetin dhe veprimtarinė e tij fetare ,
patriotike, adhetare dhe intelektuale.
Mbrėmja pėrkujtimore u pėrshėndet edhe nga
aktori i famshėm amerikan me origjinė shqiptare,
Xhejms Belushi. Njėhereshit, u dha dhe njė
koncert festiv i grupit tė valleve nga Bostoni-
Bashkimi si edhe koncert i grupit "The Madhouse
Ensemble tė drejtuar nga John Keegan dhe Gjergj
Trebicka nga DJ-George, po nėn shoqėrimin
virtuozė tė pėr rreth 45 minuta, tė Xhim Belushit,
i cili me koncertin festiv me muzik Xhaz, Folk,
dhe Pop, ngriti nė kėmbė gjithė sallėn me
interpretimin e tij plot pasion.
Sot, tė dielėn e fundit tė muajit,
shtator,(28 shtator 2008), nė orėn 10:00 nė
mėngjes, Katedralja e Shėn Gjergjit nė South
Boston (SHBA) ishte e mbushur pėrplot me
besimtarė shqiptarė ortodoksė, tė krishterėt, e
myslimanėt, e bektashllinjt. Tė cilėt, ndoqėn
edhe ata nė qetėsi procesionin e shėrbesės
kishtare. Ėshtė njė shėrbesė jo e zakonshmeCelebrimi
i Meshės Peshkopale tė organizuar nga At Artur
Liolini, kancelari i kishės ortodokse tė
Bostonit dhe e drejtuar nga Hirėsia e tij
peshkopi Nikon Liolin dhe Hirėsia e tij peshkopi
Ilia Ketri, nė pėrkujtimin e 100-vjetorit tė
krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale
Shqiptare.
Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės, Presidenti i
Republikės sė Shqipėrisė,zoti Bamir Topi, i
shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi dhe
delegacioni zyrtar, bėri homazhe nė varrin e
patriotit Fan S. Noli.
Nė praninė e drejtuesve tė Kishės Ortodokse
shqiptare, si dhe tė bashkėatdhetarėve tanė
qė jetojnė dhe punojnė nė Boston, po ashtu
tė ardhur dhe nga qytete tė tjera tė SHBA-sė
me rastin e 100 vjetorit tė Kishės Ortodokse
shqiptare, Kryetari i Shtetit vendosi njė
kurorė nė nderim tė thellė, mirėnjohje dhe
respekt pėr veprėn e Fan S. Nolit.
Nė komunikimin me shqiptarėt e Amerikės, Kryetari
i Shtetit shqiptar zoti Bamir Topi, falenderoi
pėr mikpritjen, qė shqiptarėve nuk u ka
munguar asnjėherė dhe qė i ėshtė dėshmuar
edhe gjatė kėsaj vizite tė tij nė SHBA, nė
vendin tė cilin shumė shqiptarė e kanė
ėndėrruar dhe qė shumė tė tjerė e kanė bėrė
realitet, nė vendin aleat tė Shqipėrisė, ku
nė vitet mė tė vėshtira shqiptarėt kanė
gjetur strehė. Sot shqiptarėt nė SHBA janė
bėrė ambasadorė tė vlerave dhe virtyteve
kombėtare, tė traditės dhe kulturės sonė tė
lashtė, duke qėndruar mjaft dinjitoz dhe
kompetitiv, - ka vėnė nė dukje Presidenti i
Shqipėrisė zoti Bamir Topi.
Historia
Themelimi i kishės sė Shėn Gjergjit ėshtė
njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr
komunitetin ortodoks shqiptar nė Amerikė.
Kancelari i Kishės At Arthur Liolin nė
komente qė i ka bėrė kėsaj ngjarje shprehet,
se merita kryesore pėr kėtė gjė i takon Fan
Nolit. "Vitet e para tė komunitetit dėshmuan
demonstratėn rreth njė gojėtari tė flaktė
dhe tė aftė, Fan S. Nolit, i cili filloi njė
karrierė vėrtet tė paparė. I thirrur nė
shėrbim tė Perėndisė, ai u shugurua prift mė
8 mars 1908 dhe themeloi katedralen e Shėn
Gjergjit, si famulli tė dielėn e parė tė
Ortodoksisė nė Boston. Kohėt kėrkuan
pėrpjekje tė ngutshme pėr tė krijuar njė
kishė qė t'u drejtohej emigrantėve shqiptarė
nė gjuhėn e tyre, duke siguruar tekstet
liturgjike dhe "duke ruajtur
ndėrgjegjshmėrinė e parimeve si nė atdhe dhe
vetėkėmbėnguljen e mėsuar kėtu nė Amerikė",
thotė Liolini.
FOTOGRAFITĖ
-
KOMENTOJE
|
|