Nju Jork : Mijra besmitarė festuan me madhėshti Fitėr Bajramin
postuar: 30.09.2008


BEQIR SINA,New York


 

BENSONHURST - BROOKLYN NY : Me mijėra besimtarė islam nė gjithė territorin e SHBA-ės po kremtojnė me njė gėzimi tė madh, sot festėn e shejtė tė Fiter Bajramit, me lutjen qė nė tė gjitha shtėpitė tė mbretėrojė paqja, harmonia dhe ngrohtėsia familjare.
 
Manifestimi i ashtuquajtur qendror, kėtu tek ne pėr tri shtetshin , Nju Jork, Nju Jersi dhe Kenektiket,sipas traditės u organizua nga Bashkėsia Islame Shqiptaro Amerikane nė Qendrėn Islamike Shqiptaro Amerikane nė Bruklin - Nju Jork, Falja e Fitėr Bajramit u krye dy herė dhe nė atė morėn pjesė rreth njė mijė besmitarė. Ajo ėshtė mbajtur  nė "Xhaminė Shqiptaro Amerikane"  nė Bruklin , dhe atė e kanė drejtuar gjatė gjithė mėngjesit, Imam Osman Zaka, Imam Gėzim Agolli, Imam Nasuf Hoxha. Besimtarėve islam u ėshtė drejtuar Imam Osman Zaka, i cili tha se Festa e Bajramit fuqishėm rikujton kujdesin qė duhet pasur pėr tė dobėtit  tė paaftit, tė moshuarit, dhe shėndet ligėt tė lutemi pėr t'a, derisa ēdo shtėpi dhe familje tė mos mbushet me gėzim e hare.
 
Sakaq, tė gjithė udhėheqėsit shpirtėror, nė komunitetin shqiptar, bashkėsinė shqiptare islame nė Amerikė, duke shfrytėzuar kėtė ditė tė madhe, thanė se e veēanta e kėsaj feste ėshtė se po kremtohet Bajrami i parė me pavarėsinė e Kosovės, shtetin mė tė ri , sovran e tė lirė, dhe me kėtė rast nė tė gjitha lutjet e tyre mbrtėrojė thirrja pėr paqe, tolerancė dhe bashkjetesfetare, si nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė,Medvegje e Bujanovc, Ēamėri e diasporė.
 
Imam Zaka tha se"Jemi tubuar sot nė kėtė ditė madhėshtore, pėr tė kremtuar nė mėnyrėn mė tė mirė Fitėr Bajramin, festė kjo qė ngėrthen nė vete rikujtim dhe pėrkushtimin ndaj krijuesit tė gjithėsisė. Bajrami ėshtė Festa e Madhe gėzimit, pas njė nėnshtrimi dhe sakrifice trupore, gjatė 30 ditėve tė agjerimit. Bajrami tha ai ėshtė dita ku ēdo besimtar me zemrėn e tij, me veprimin e tij fal mė shumė dashuri, mirėsi pėr tė tjerėt. Bajrami ėshtė  dita e shpresės dhe e lutjes sė besimtarit, qė Zoti, t'ia ketė pranuar agjerimin e muajit te Ramazanit, dhe punėt e mira, dhe t'ia ketė falur gabimet e larguar ēdo njerin nga punėt e liga. Bajram do tė thotė se erdhi edhe dita e shpresės dhe dėshirės pėr njė tė neserme me tė mirė, me tė begatė, me mė miresi."
Ndėrsa, pas faljes sė Fitėr Bajramit, nė fytyrat e pothuajse tė gjithė besimtarėve vėrehej njė gėzim jashtėzakonisht i madh. Ēdo njeri shtrėngonte duart, me vėllazėrit myslamian nė oborrin e Xhamisė, e cila ishte e mbushur pėrplot me besimtarė , tė cilėt u pėrkasin moshave e gjinive tė ndryshme, fėmijė, tė rinjė e tė reja, e tė moshuarit. Ata thonė se asnjėherė nuk e kanė pėrjetuar njė kėnaqėsi tė kėtillė, kur pėr herė tė parė njė festė e madhe fetare islame, po festohet nė tė njėtėn kohė, kur ne tė gjithė shqiptarėt kudo qė jemi po i gėzojmė ditės mė fat lume tė kombit tonė; pavarėsisė sė Kosovės,dhe marrjes sė ftesės sė Shqipėrisė pėr nė NATO,. 
 
Fitėr Bajrami ėshtė njėra ndėr festat kryesore pas 30 ditė agjėrimi nė muajin e Ramazanit. Krerėt e Bashkėsisė Islame nė SHBA-sė, u shprehen sot faleminderimet dhe urimet i drejtuan  nga tė gjithė anėt  pėr besmitarėt nė Amerikė,  nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi,Preshevė,Medvegje e Bujanovc, Ēamėri e diasporė, pėr ditė mė tė mira pėr popullin shqiptar. Ata thanė se paqja dhe dashuria, mirėsia e prosperiteti qofshin pėr tė gjithė popullin shqiptarė. Mesazhe urimi krerėt e Bashkėsisė Islame nė SHBA-sė, kanė shpėrdar gjatė gjithė ditės sė sotme. Atmosfera festive vazhdon tė ndjehet nė ēdo shtėpi besimtari nė Amerikė.


 FOTOGRAFITĖ - KOMENTOJE

 

 
 


© Copyright 
2000 - 2008 MALESIA.ORG  - Tuz, Malėsia
Tė gjitha te drejtat e rezervuara.