| |
Njė nate e paharruar nė Boston - me aktroin e fameshėm me
origjinė shqiptare Jim Belushi
postuar:
02.10.2008
BEQIR SINA,
Boston
Jim Belushi : "Jam shumė krenar qė jam shqiptar. kam ardhur
kėtu pėr ta treguar kėtė krenari dhe dėshiroj qė edhe
shqiptarėt e tjerė t'a shfaqin kėtė krenari kudo qė shkojnė
nė botė. Unė jam shqiptar.

BOSTON MASACHUSTES : Kisha e parė
orthodokse shqiptare nė Boston - Amerikė,
- Kisha e Shėn Gjergjit, nė kremtimin madhėshtor tė 100
- Vjetorit tė saj, e
dekoroi aktorin e famėshėm tė Hollivudit, Jim
Belushi(Xhim Bellushi), me motivacionin Pėr kontributin
e lart qė me emrin e tij si shqiptar - ka bėrė nė
prezantimin e vlerave kombėtare, teksa ėshtė prezantur,
se ėshtė shqiptarė. Njoha me emrin e tij si aktor me
origjinė shqiptare, bėhet shkak dhe i meritave tė tij tė
konsiderueshme, pėr zhvillimin e kulturės dhe tė artit
shqiptar, nėpėrmjet prezantimit tė tij prej nga e ka
origjinė shqiptare.
Kėtė, ai e ka bėrė sa herė ėshtė pyetur nga gazetarėt
amerikan, nė mbarė opinionin Amerikanė, duke treguar
origjinėn e tij se vjen nga rrėnjėt shqiptare me baba e
nėnė shqiptare. James (Jim) Belushi ka lindur nė 15
Qershor 1954 nė Chicago. Jimi ėshtė i lindur nga prindėr
shqiptar; i jati,Adam( Adem), emigroi nė Amerikė, kur
ishte 16 vjeē, ndėrsa e jema, Anjeza, ka lindur nė Amerikė
nga prindėr shqiptar.
Kjo dekorat iu dha a ktorit tė
njohur me origjin shqiptare Xhim Belushi, i ftuar
special nė pjesėmarrjen e mbrėmjes festive me
rastin 100-vjetorit tė Kishės Ortodokse Shqiptare,
tė themeluar nga Theofan Stilan Noli. Rėndėsia e
kėsaj dekorate, qėndron nė faktin se ky ėshtė ndėr
tė vetmit aktori mė i madh me origjinė Shqiptare, nė
Amerikė, qė njihet deri mė sot , dhe ai nuk e ka
mohuar asnjėherė origjinėn e tij - Shqiptare.
Pra, nė koleksionin e tij tė madh prej dekoratave,
ēmimeve dhe vlersimeve qė ka marrė deri tani Ylli i
Hollivudit, aktori me origjinė shqiptare Jim Belushi
(Xhim Bellushi) , aktor, komedian dhe njė aktor i
shquar i muzik-hollit, ka nė kėtė koleksion dhe kėtė dekoratė, tė
dhėnė nga shqiptarėt e Amerikės. Dekoratė, kjo e
cila ėshtė dekorata mė e lartė e dhėnė deri tani,
nga bashkėvendasit e tij nė Amerikė. Kjo ėshtė
njohja e parė qė kjo pjesė e bashkėsisė shqiptare nė
SHBA-sė, i bėnė kėtij aktori me origjinė shqiptare,
nga shqiptarėt tė herėshėm e tė rinjė.
Vizita e Jim Belushit nė Shqipėri
Nė prezantimin e tij nė "Grand Gala" nė "World
Trade Center" nė Boston, ai
floli me kėnaqėsi tė madhe pėr vizitėn e parė
tė tij me tė atin nė vendlindje. Ai tha se "kur
isha nė vendlindjen e babait,Shqipėri, nga
tė gjitha anėt shikoja si nė pasqyrė figurėn
time, tė gjithė mė dukeshin tė njėjtė si unė".
Gjatė vitit 1995 aktori i njohur, sė bashku
me djalin e tij dhe babanė (siē tregoi Xhimi
gjatė marrjes sė dekoratės, vizitoi pėr herė
tė parė vendorigjinėn e tij. "Babait timė,
tha ai i kishte hyrė nė palcė frika nga
rregjimit tė Enver Hoxhės", niset pėr nė vendin
e orgjinės - vendin e tė parėve tė tij me
ftesė tė ish presidentit tė parė nė
demokraci shqiptar, zotin Sali Berisha,
aktualisht kryeministri i Shqipėrisė".
"Pasi na u rezervua njė pritje e madhe -
shtruar deri tek "red carpet" - "qylymat e
kuq", Jimi, tregojė se si ai dhe babai i tij u
suprizuan nga pritja qė i bėri ish-
presidenti Berisha, dhe stafi i tij 13 vjet
mė parė. Presidenti, i atherėshėm Sali
Berisha, rrefehet Jim, na tregojė arritjet e
tė cilat kishte deri at'here Shqipėria, tha
Belushi. Nė fund tė kėtij takimi tha Jimi,
me presidentin Berisha, ai e pyeti babain
tim tė na thoshte diēka.......!?, babai "shtagu"...,
tha Belushi, dhe nuk fliste mė. Unė , e
pashė se babai ishte ende i "friksuar", nga
ato ēfarė kishte dėgjuar pėr ish-rregjimin
komunist tė Enver Hoxhės, dhe i thashė me
shumė kurajo, folė baba se nuk ka mė
komunizm kėtu- nuk tė fut mė njeri nė burg".
I ftuar i posaqėm i mbrėmjes, sė 100
Vjetorit tė kishės, ishte aktori Jim
Belushi, i cili pėrshkroi me nota
komike vitet e rinisė nė familjen e
tij shqiptare. Kujtojė edhe gatimin(byrekun,bakllavan,
dhe turshin), zakonet e bukura
shqiptare tė pritjes , bujarisė e
respektit familjar, dhe lavdėrojė
shumė gruan shqiptare. Nėna ime -
ose "Nani", nis tė interpretonte e
tregonte Jim, nuk dinte anglisht,
por kishte mėsuar nja dy fjalė sa
pėr "bela", tha ai. Kur donte t'i
mbyllte telefonin dikujt, i thoshte
"Jim working"... dhe menjėherė u a
mbyllte telefonin.
Duke bėrė humorin e tij me nivel tė
lart artistik, ai tregojė se nėna e
tij ishte mėrzitur nga shoqėria e
Jimit, me njė shok moshe, i racės sė zezė- nė
Ēikago. Sa herė qė bėnte telefon
shoku i Jimit, ajo ia mbyllte
telefonin. Njė ditė e pyeta Nanin,
"A ka bėrė njeri telefon sot ? po mė
tha nėna ! Jim tė "ka telefonuar
Arapi ! Arapi! biri im". E qeshura
mbrriti kulin nė sallė, kur Jimi
tregojė, se e nėna e tij e mbyllte
telefonin se shoku i tij ishte zezak,
dhe arap quante zezakun shqip.
Jim Belushi ėshtė njė prej aktorėve tė
preferuar nė film , televizion dhe nė
teatėr pėr rreth njėzet vite.
Njė aktor i shkėlqyeshėm nė rolet
kryesore, si nė realizimet dramatike po
ashtu edhe nė komedi.
Gjithėashtu ,Jim Belushi ėshtė njė
interpretues i talentuar edhe nė "rhythm
& blues" muzikė. Tė gjithė talentin e
tij ai do nxirrte nė skenė me njė pasion
tė jashtėzakonėshme, pėrpara
bashkėatdhetarve tė tij tė cilėt sė
bashku me Jim Belushin, e kthyen nė njė
"koncert" madhėshtor preformancėn e
Belushit. "Koncert" ky ku pėr minuta tė
tėra, ku Jim Belushi mbajti mė kėmbė
gjithė sallėn me interpretimin e tij
plot pasion e talent.
100 vjetori i kishės u bė shkak pėr kėtė
koncertė "tė madh" tė improvizuar -
nė darkėn madhėshtore, duke
shoqėruar aktivitetin nė "Grand
Gala" nė "World
Trade Center" nė Boston, nga rreth 1000
veta, pjestar tė komunitetit
shqiptar i Bostonit, por edhe grupe
shqiptaresh tė ardhur nga shtetet e
tjera tė SHBA-se, pėr tė festuar sė
bashku me madhėshti, 100-vjetorin e
Kishės Ortodokse Shqiptare, tė
themeluar nga Fan Noli.
Jim Belushi i dalluar si njė
interpretues i talentuar edhe nė
"rhythm & blues" muzikė, pėr mė
shumė se treēerek ore, do tė
elektrizonte sallėn e madhe tė
Seeport, dhe do t'i ftone tė gjithė
tė pėrfshiheshin nė etuziasimin e
rtimin e muzikės qė ai po
interpretonte, nėn shoqėrinė e Big
Bendėnit lokal "The Madhouse
Ensemble", tė drejtuar nga John
Keegan dhe Gjergj Trebicka me
DJ-George.
Jim Belushi flet
eskluzivisht pėr gazetėn Bota Sot
Nė njė intervistė, tė shkurtėr pėr gazetėn tonė, ai
foli me krenari pėr origjinėn e
tij shqiptare. Pyetja ishte sesi
ndjehesh Belushi me origjinėn e
rrenjėve tė gjakut tė tij
shqiptar? Belushi tha se :
Rrėnjėt e mija shqiptare
shfaqen nė shumė drejtime. Etika
e punės pėr mua ėshtė gjėja mė e
rėndėsishmė nė jetė. Pastaj
ėshtė familja, mbėshtetja e
familjes dhe pėrpjekjet qė
njerėzit e tu tė kenė sukses.
Jam shumė krenar qė jam shqiptar.
kam ardhur kėtu pėr ta treguar
kėtė krenari dhe dėshiroj qė
edhe shqiptarėt e tjerė ta
shfaqin kėtė krenari kudo qė
shkojnė nė botė. Unė jam
shqiptar.
I pyetur nė fund se a mund tė shpresojmė
se James Belushi, nė tė
ardhėshmen do tė paraqitet edhe
nė ndonjė realizim filmik
shqiptar, duke portretizuar
ndonjė nga personalitet e
shquara shqiptare . Belushi tha
se deri tani nuk kam ndonjė plan
specifik, por nuk mund t'a "perjashtojė
njė ide tė tillė", i tha ai
gazetės kombėtare tė
pėrditėshmes Bota Sot.
Jim Belushi, aktori i madh
hollivudian, deklaroi sė shpejti
do tė vizitojė, pėrsėri vendin e
origjinės sė tij, Shqipėrinė. Ku
ai do tė jetė nė krye tė njė
fondi qė kisha othodokse
shqiptare nė SHBA-sė, ka
mbledhur pėr t'ju ua dėrguar pėr
fėmijėt e lindur me tė meta
fizike e mendore, nė Shqipėri. Ndėrsa,
nuk u pėrmend "alibia" e medias
shqiptare, se ai shkon nė
Shqipėri, edhe si autor i librit
"Burrat e vėrtetė nuk thonė
kurrė mė fal".
FOTOGRAFITĖ
-
KOMENTOJE
|
|