Liria Dedvukaj-Sinishtaj – “Fjalën ma ke dhënë” (VIDEO)

Muajin që lamë, këngëtarja e mirënjohur nga Malësia, e cila jeton dhe vepron në SHBA, Liria Dedvukaj-Sinishtaj, realizoi një projekt muzikor, këngën dhe video klipin me titull: “Fjalën ma ke dhënë”.

Tekstin e këngës e shkroi Ilir Maqestena, kurse muzikën dhe orkestrimin Ilir A. Tolaj, te dy këta autor nga Prishtina. Kurse vokalin e këngës e regjistroi në studion e Shpëtim Saraçit në Tiranë.
Video klipin e realizoi Amir Sukaj së bashku me video-produksionin e tij “AlbaPro” nga Nju Jorku.
Xhirimet e klipit janë bërë në Karaibet veri-lindore në njërin prej ishujve të Portorikos.

Këtë vit Liria do të konkurron në festivalin e video-klipeve që organizohet për çdo vit nga regjisori Petro Bozo në www.neteteklipitshqiptar.com

E kemi parë shpesh Lirin përmes fotografive që i poston në rrjeteve sociale fejsbuk e tuiter, që po frekuenton vende të bukura ekzotike. Këtë rrallë Liria viziton Majëmin me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të tij Markut, dhe ne i urojmë të na sjellë sa më shpesh në të ardhmen realizime të tilla muzikore. /MALESIA.ORG/

Merre nga iTunes: Fjalen Ma Ke Dhene – Single by Liria on iTunes 

Merre nga Amazon: Fjalen Ma Ke Dhene – Single by Liria on iTunes