“Loro Boriçi” do të jetë gati për Shqipëri-Serbi

loro-borici-lart“Loro Boriçi” do të jetë gati për Shqipëri-Serbi. Ky është prmtimi që japin përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së thotë se stadiumi i rikonstruktuar do të jetë gati në tetor. Sipas tij punimet nisin në mars dhe do të punohet me 3 turne.

Një tjetër fakt që zbulohet është se stadiumi do të ketë 17 mijë vende të ulura dhe do të kërkohet që ai të marrë certifikimin për 4 yje.

Kjo do të thotë se në më pas në këtë stadium mund të luhet çdo ndeshje, përveç finales së Champions League.

Duhet thënë se puna për rikonstruksionin e “Loro Boriçi”-t ka nisur që në nëntor, teksa specialistë të Federatës Shqiptare të Futbollit shkuan në Shkodër nga ku morën edhe detajet e para topografike.

Më pas, duke qenë se investimi më së shumti do jetë nga qeveria shqiptare, kjo e fundit i kërkoi një studioje italiane që të bënte projektin.