Malësia pa rrymë elektrike

Pjesa më e madhe e Malësisë ishte pa rrymë elektrike rreth 20 orë, nga dje pasdite deri sot rreth mesditës.

Sot me ardhjen e rrymës, nga tensioni shumë i dobët, kemi informata nga tereni se mjaft amvisëri pësuan dëme në aparate amvisërie siç janë frigoriferët etj.

“Për dëmet të cilat i shkakton tensioni i rrymës i cili është shumë i dobët, nuk përgjigjët askush, kurse ushqimet të cilat i kishim në frigorifer, siç janë mishi etj, tani mbas 20 orë pa rrymë duhet ti gjuajmë, pasi ato mund të jenë të prishura. Rrymën e paguajmë më shtrenjtë se krejt rajoni, por pa rrymë jemi pothuaj çdo ditë, së paku disa minuta apo orë, e jo radhë edhe me ditë”, shprehet një banorë i cili dëshiron të mbetet anonim.

Korporata Elektrike e Mali të Zi njoftoi se nga sot rryma do të kushtoj më shtrenjtë, 1 kilovat rrymë elektrike në vend të 7.68 cent do të kushtoj 8.13 cent.

Nga dita e djeshme edhe derivati i naftës është shtrenjtuar për 8 cent, ku 1 litër eurodizel kushton 1 euro e 33 cent. /Malesia.Org/

Abonohu tek RSS Feeds të ketij komenti në këtë artikull

7 Përgjigje

  1. jo ni asht ky shtet kandidat i vertet per union eveopian ater ue asht pun m utit taman ashtu sic po kaxohet cdo dit e ma shum

  2. Gjergj …Mos ja fut kot…600. milion njerez ne Indi te njejten kohe jane pa rrume…para nja 10 vitesh gjysa e amerikes ka qen tri dite pa rryme.sebesoj se mali i zi va ka ndal edhe atyre…Shqiperija eshte shpesh pa rryme vete e ne te njejten kohe e exporton rrymen ne mal te zi ..Kosova ka problem me rryme po thuaj cdo dite mungon disa ore. e kush va nal atyne /?.. .Te gjithe punetoret jane shipetare ?

  3. mir e ke Muse se jo vetem ne Indi por edhe ne Xhallallabad nuk ka rrym. Hajt djal mos shko atje me na kallzua neve ti per Malesi e Mal te Zi.
    Mos e krahaso me amerik pash besen se e dijm se kapa ndal ne amerik rryma, por asht ken i prishje e madhe e ktu mas paktit 1 her en muaj e kem i prishje tmadhe, ashtu thon ata. Shum shtir me i marr ne telefon se nuk e marrin me kaxua cka ka as kur vjen.
    duket se ti jetueke diku tjeter, por me ken me jetua ku jetoj vet, aty ku vetem en mengjez edhe pas mjesnatet em punon tv e jo ma me fol per tjerat gjana, prej rrymes se dobt chi asht.
    Leje Muso Shqipnin e Kosoven se spo flasim per to, as nuk kje puna per puntort shqiptar a cka po thua ti, puna kje se ktu jetohet me kushtet e disa fshatrave ne Indi, bravo se edhje ti vet e ceke Indin, tcilen qysh se e ka lshua Britania si koloni, hala ska punua gja e shkreta, e boll e madhe asht pra, por tash ka me hy edhe ajo bashk me MZ ne UE

  4. ktu me nal struja? jo moreeee. ktu nuk nal shpesh, 3-4 her en jav kajher cdo dit.
    kto aparatet chi na djegen cdo dit nuk e kan prej strujet por prej tzetit ;)

  5. muse mehmeti thote se edhe ne Amerik nal rryma po fakte eshte,jetoj ne amerik ktu ku banoj une tash dy vite ka lan rryma per 3 dite aparatet tecilat u prishen si rezultat i ardhjes se tensionit te larte te gjitha na i kompenzoj sipermarrja e cila na furnizon me energji elektrike D T ENERGY kurse komuna na furnizoj me uje te pishem me ushqime te freskta atyre te cilet nuk kishin gjenerator u ofroj edhe strehim me nxemje pra kjo ndodhi ne kohe te ftohet,jetoj ne nje katund ku te gjitha kushtet jane sikurse ne qytet,te lutem muse krahasoje malin e zi me ni shtet ku nuk respektohen te drejtat njerzore e jo me Ameriken , pershendetje vedhazrore Malesia ime.

  6. Musa e ka per lojna sigurisht ose bela ka jetua en Indi.
    Vet ne amerik jetoj tash 15 vjet, edhe mua sem kujtohet se ka ndal rryma ma shum se 3-4 her gjat krejt asaj kohe. E vertet se jater kapas ndal per 2 dit para 7 vjetve, por gjana te tilla ne amerik ndodhin ndoshta 1 her ne 50 vjet ose ma pak.
    Vet pra nuk jetoj ne noj qytet te madh, por me than ne nje fshat sa tuzi e perpos jasaj her mua sme kujtohen ma shum se edhe 2-3 her tjera pa rrym per disa minuta.
    E ne Malesi kam ardh ne pushime tash disa dit, e pardje tan diten pa rrym, tan naten pa rrym deri dje ka mjesdita.
    Vetem sot gjat dites ka ndal rryma 3 her, shyqyr jo per gjat, por vetem per disa minuta.

  7. Un kaher ekam lshua malsin kem pas jetua pa rryme me kondila tani ini ba shum demela kur tu lan rryme ndezeni kodilin.

Lini një Përgjigje