Malësia përkujton dr.Lukë Gjokaj me rastin e një vjetorit të vdekjes

11913388_907824502605277_1782088945_nDita e 17 gushtit të vitit 2014 ishte ditë zie ne Malësi, për popullatën e saj dhe gjithë ata që e njohen dhe e deshten dr. Luke Gjokaj. Ketë ditë para një viti dr.Lukën e mbuluam ne dheun e vendlindjes së tij. Ketë njeri të famshëm e njohëm me disa emra si humanist, doktor, intelektual i rrallë, fisnik i madh, zemërgjerë, bujar, keshilltar, zemërmirë, modest dhe pothuajse i takonin të gjitha virtytet me veti e cilësi të rradha njerzore. Paprimtas vdiq por plagët që ende nuk na u sheruan na detyruan që mbas një viti ti afrohemi varrit brenda të cilit Lukës i prehet trupi. Ne rinia e Trieshit patëm deshirë të madhe ta shënojmë njëvjetorin e vdekjes së dr.Lukës duke menduar për këtë ditë disa muaj më parë dhe duke u munduar që sëpakut ta shpalosim jetën dhe veprimtarinë e tij humane e të pa harruar para Malësisë dhe gjithë atyre që patën deshirë të jenë pjesë e këtij perkujtimi. Ideja mbi dhënien e gjakut dhe homazhi pranë varrit të Lukës duke perfunduar me orën përkujtimore në shtëpinë e rinisë “Malësia” në Tuz ishin tri pjesë të bukura perkujtimore mbi dr.Lukën për të cilat unë dhe gjithë shokët dhe kolegët e mi jemi krenarë që u kujtuam për këtë. Edhepse doktor Lukës nuk mund ti shpërblehemi kurr për gatishmërinë, fjalën dhe fuqinë e tij të madhe shëruese, ne rinia e Trieshit sëpaku duhet ta ndajmë një ditë në vit për Lukën dhe gjithë ata që nuk na lëjon mendja dhe zemra ti harrojmë.
Andaj me datën 16 gushtë 2015, ditën e Diel, u përpjekëm ta shpalosim edhe njëherë enciklopedinë e madhe të jetës dhe veprimtarisë me fuqi të rradhë mjeksore,humane e njerzore të dr. Lukë Gjokaj duke u bashkuar në tri pika kryesore;
–në ambulancën e Tuzit ku doktori ka punuar dhe shpëtuar shumë jetë të njerëzve,
–në shtëpinë e rinisë së Malësisë që gjithë jetën i deshti dhe i këshilloi të rinjtë me fjalë të duhura(organizuar nga Ilirikumi dhe
–pran varrit ku doktori pushon përjetësisht në paqë.

Këtë ditë, aktor kryesor të fjalës dhe veprës humane ishin të gjithë ata qytetarë e qytetare që vullnetarisht dhanë gjakun e vetë duke dëshmuar se në Malësi ka dhe do të ketë gjithëherë vepra humane dhe dëshirë për të ndihmuar tjetrin pa dallime nacionale, fetare, race apo ngjyre, poashtu sikur edhe vetë doktor Luka vepronte gjithë jetën. Krenaria jonë për dr.Lukën do të shtohet çdo ditë e më tepër duke shpresuar se nji ditë emrin e tij do ta shohim edhe në vende zyrtare. Megjithatë, sado që të flasim mbi dr. Lukë Gjokaj kurr nuk do tja arrijmë përshkrimit të merituar të jetës së tij.
Për këtë ditë u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që e ndihmuan organizimin e këtij njëvjetori duke filluar me kryetarin e KU të Tuzit dr. Abedin Axhoviq i cili mbuloi harxhimet e vëndosjes së fotografisë të dr. Lukës në panelin e komunës, dr. Rajmonda Tuna dhe vullnetarët e gatshëm që e ndihmuan me të holla këtë organizim:
-Pero Kolçaj………..100 euro, -Rrok Lucaj……………..100 dollar,
– Dedë Nikprëlaj…. 50 euro, – Lenë Gjurashaj……… 20 euro
-Pero Dukaj ……….70 euro, -Kolë Gashaj……………..100 dollar
– Vinko Gojçaj……..100 euro, -Pashko Dedivanaj………50 euro,
– Kolë Gashaj……….100 dollar

Në emër të rinisë së Trieshit
Mr. Leon N. Dukaj

11872954_907800489274345_451868559_n 11874104_907800479274346_1833050292_n 11880299_907800499274344_89108363_n 11880309_907800459274348_1532247684_n 11920450_907800495941011_1026621361_n 11912965_907800312607696_1817639862_n 11911949_907800472607680_608934040_n 11912902_907800505941010_705248282_n 11910737_907800439274350_1632459476_n 11868895_907800369274357_921069952_n 11908049_907800335941027_977813479_n 11911466_907800455941015_1253684199_n 11903490_907800215941039_119176168_n 11920436_907824455938615_2050099843_n 11913388_907824502605277_1782088945_n 11872966_907800202607707_907907945_n