Malësia solidarizohet me vëllezërit në Jug të Shqipërisë


Tuz-Malësi (16.02.2015) – Dje në Tuz është zhvilluar aksioni humanitarë për grumbullimin e ndihmave financiare, për familjet e prekura nga përmbytjet në Jug të Shqipërisë.

Aksioni është organizuar nga anëtarët e Tifozave Kuq e Zi nga Tuzi-Malësia.

Ky aksion ka filluar në ora 11:00 dhe ka përfunduar në ora 14:00.

Për pesë orë janë bashkuar 840 euro dhe 130 dollar amerikan. Pas përfundimit të aksionit janë shtuar dhe 40 euro, çka bien shumën totale në 880 euro dhe 130 dollar amerikan.

Ky aksion human dëshmon edhe një herë se shqiptarët e Malësisë, si pjesë e pandarë e trungut të trojeve shqiptare, janë gjithmonë pranë vëllezërve të vet.

Ndihmat e grumbulluara dje, do të përcjellën Tifozave Kuq e Zi në Shqipëri, ku ata do ti përcjellin në Këshillin e Emergjencës në Jug të vendit.

Tifozat Kuq e Zi nga Tuzi-Malësia falënderojnë gjithë ata që kontribuan dhe u solidarizuan me vëllezërit tonë në nevojë.
“Jemi Një”, ishte përshëndetja e Tifozave nga Tuzi-Malësia.
—————————————————————————————–

Nisë Aksioni Humanitarë në Tuz (foto)

15.02.2015 – Para pak çastesh në Tuz filloi aksioni humanitarë për grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet në Jug të Shqipërisë.

Aksioni ka nisë në ora 11:00, dhe deri në këto momente vërehet numër i konsiderueshëm i qytetarëve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë.

Aksioni është organizuar nga anëtarët e Tifozave Kuq e Zi nga Tuzi – M alësia, dhe do të zgjasë deri në ora 16:00.

Çdo ndihmë vlen, Bashkëngjitu dhe Ti!

loniimage

image21