Mali i Zi merr JO nga NATO

NATOMali i Zi as këtë vit nuk do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Mali i Zi nuk do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO as këtë vit, ka kumtuar sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmusen.
Sipas tij ajo mund të ndodhë gjatë fundit të vitit të ardhshëm.

Gjatë mbledhjes ministrore të Kishillit të NATO-s në Bruksel, e cila po zhvillohet nga dita e djeshme, nuk është arritur pëlqimi i shteteve anëtare lidhur anëtarësimit të Malit të Zi në këtë aleancë ushtarake.

Ata kanë theksuar se Mali i Zi nuk plotëson kushtet dhe se janë të domosdoshme reforma të mëtejme sidomos në planin politik dhe sundimin e ligjit, njofton agjencia Tanjug.

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) përbëhet nga 28 shtete anëtare. Shqipëria është anëtare e plotë e NATO-s nga viti 2009. /MALESIA.ORG/