Manifestimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2015’’

IMG_0416Për të 18-in vit me radhë, u mbajt tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare’’, që mbahet në fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë, vendbanim ky me popullsi 100% shqiptare.

Kaluan gjithë këto vite plot halle , sakrifica e mundime, por, organizatoret e këtij Manifestimi kaq të rëndesishem për këtë Krahinë , arriten që ta ruajnë vazhdimsinë, duke e pasuruar e begatuar vit pas viti, si në planin kulturor, gjithëpërfshirës , edhe në atë mbarëkombetar.

Tanimë, ky Tubim u shndërrua në tradicional , duke vëndosë si një datë qëndrore, ditën e parë të muajit gusht, kur në këto vise arrisin me mijëra mërgimtarë tanë, si dhe turistë të shumtë.

Që nga vitet e para, paten filluar opstruksionet e bllokadat nga (pu)shteti malazez, për të pamundësuar këtë lloj manifestimi , ku pasqyrohen tradita, kultura e trashëgimia shqipëtare, dhe ku po mblidhen shqipëtarë nga të gjitha viset e atdheut , si dhe nga diaspora shqiptare. Në ato vite kur po valëvitej flamuri shqipëtar, ishte halë në sy për pushtetarët malazez, të cilët kushtëzonin mbajtjen e manifestimit, me vëndosje të flamurit malazez dhe ndrrimin e natyres së organizimit, çka organizatoret refuzuan vëndosmërisht dhe vazhduan me planet e qellimet të një manifestimi mbarëshqipëtar, që do t’i kthente kësaj Krahinë një rëndësi kulturore e kombëtare, që i takon. Këta njerëz entuziast dhe aktivistë, krijuan Shoqatën me të njohur joqeveritare në këto anë , Shoqaten ‘’Alpet Shqiptare ‘’, e cila vazhdoi me organizimet e shumta kulturore, historike , shkencore , popullore , e sidomos me organizimin e sajë më të rëndësishem dhe më të madhin ‘’ Mirë se vini në Alpet Shqiptare’’. Fillimet ishin të vështira dhe me plot sfida, duke u nisë edhe nga mundësite shumë të vogla materiale, opstruksionet me metoda të ndryshme që bënte pushteti dhe dëgjuesit e tijë, mendesite e ngurta e vetperjashtuese të disa individeve e grupeve, që (ose) nga frika e shtetit , ose nga motive tjera të ulëta, përpiqeshin të pengonin dhe minimizonin rëndësinë e Tubimit Tradicional të Alpeve Shqiptare. Edhe këtë vit, pengesat që vunë organet e shtetit malazez, pamundësuan pjesmarrjen e shumë të ftuarve tjerë ( për pjesmarrje në Manifestim) , duke i ndaluar dhe kthyer mbrapa, në pika kufitare, si : zonjushën Rajmonda Malecka me grupin e këngëtarëve dhe valltarëve , nga Dibra e Peshkopia , …etj. Mirëpo, Shoqata jonë ia arriti, falë punës së palodhur , si dhe përkrahjes së bashkëatdhetarve tanë, që të ruaj dhe vazhdoi organizimin e këtij Tubimi tradicional , të shndërruar në një festë popullore, ndër shqiptarët e kësaj Krahinë , si dhe miqëve të shumtë që marrin pjesë në këtë manifestim gjithëpopullor. Na gëzon edhe fakti që rikthyem bashkëpunimin e shkëlqyer vëllazëror me ‘’Fondacionin Plavë-Guci’’( falënderojmë për bashkëpunim Kryetarin e këtij Fondacioni , z. Alex Selimaj ), pas shume vitevë të mungeses së bashkëpunimit.

Edhe këtë vit, moren pjesë Shoqëri Kulturore Artistike si dhe figura të rëndësishme politike , kulturore e kombëtare, nga shumë treva shqipëtare.

Manifestimin e nderuan me pjesmarrje edhe Presidenca e Republikës së Shqipërisë, me Këshilltarin e parë të Presidentit , z. Flamur Gashi… z. Fadil Fazliu vëlla i dy dëshmoreve dhe aktivist i palodhshem i çeshtjes kombëtare, Raif Çela, ish i burgosur politik për veprimtari patriotike(tani Deputet i Parlamentit të Kosovës), z. Smajl Latifi, veprimtar e udheheqsi i shquar i luftës çlirimtare (tani funksionar i lartë i AAK-së)me shokë, z. Bahtjar Hoti, veprimtar i dalluar dhe organizator i suksesshem i luftës çlirimtare ( Asambleist i Komunës së Rahovecit), z.Nikollë Camaj, aktivist nga Malësia , Kryetar i LD, Dega e Malësisë, z. Ali Daci e z. Haxhi Lajqi, veprimtarë nga Rozhaja , z. Hazer Dina, djali i Komandant Mixhës, z.Avdi Gashi, vëllau i Xheladin Gashit (Komandant Plakut), udhëheqës i Shoqërisë Kulturore-Artistike Komorani, me Shoqërine e tyre nga Drenica, e shumë e shumë tjerë.

Pas paraqitjes së pikave të shumta kulturore, artistike , si dhe lojërave tradicionalee sportive, Manifestimi u përmbyll me shtrimin e një dreke solemne, për mysafirët dhe te ftuarit, në Restaurantin ‘’ALPET’’ , në Plavë.

Sherbimi për informim i Shoqatës ‘’Alpet Shqiptare ‘’

IMG_0351

IMG_0359

 

IMG_0360IMG_0336IMG_0338IMG_0365IMG_0366IMG_0368IMG_0370IMG_0375IMG_0376IMG_0378IMG_0392IMG_0394IMG_0399IMG_0400IMG_0408IMG_0409IMG_0410IMG_0411IMG_0412IMG_0415IMG_0416