Mare Dedivanaj, fituese e “Miss Bjeshka 2015” (foto)

IMG_05011Sot nën organizimin SH.K.A “Besa”, u mbajt manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2015” në Koritë të Malësisë.
Programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga SH.K.A “Besa”.
Në konkurrencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 4 vajza malësore. Ato ishin: Irena Memçaj, Mare Dedivanaj, Ivana Nucullaj, si dhe Dorontina Berishaj.
Juria ishte e përbërë nga Katrina Gjuravçaj, Katrina Lucaj si dhe Sandra Ujkaj.
Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjodhën Ivana Nucullaj dhe Dorontina Berishaj, kurse kurora e bukurisë i takoi Mare Dedivanaj.
Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë, që i takoi Irena Memçaj.
Edhe këtë vit ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Mare Dedivanaj.
Po ashtu u zgjedh çifti vallëzues më i mirë, Palë dhe Tina Lleshaj.
Programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi Dj Buqi.
MALESIA.ORG

 

IMG_0471rrok1IMG_0459IMG_0469IMG_0470IMG_0472 IMG_0473 IMG_0474 IMG_0476 IMG_0477 IMG_0482 IMG_0484 IMG_0498 IMG_0509 IMG_0517 IMG_0525 IMG_0529 IMG_0531 IMG_0533IMG_0501