Me moton “Kuq e zi” Ana e Malit festoi 28 Nëntorin në Nju Jork (video)

ny festaBeqir SINA – Staten Island – Nju Jork

STATEN ISLAND – NEW YORK : Një ndër shoqatat më aktive të diasporës sonë, shoqata Ana e Malit, në Staten Island – Nju Jork, e cila për çdo vit organizon manifestime të rregullta për datat e rëndësishme kombëtare të kombit tonë, edhe këtë vitë organizojë mbrëmjen festive kushtuar Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit 1912 Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e moton “Kuq e zi” Ana e Malit feston 28 Nëntorin – në Hotelin Hilton Graden Staten Island – Nju Jork.

Një festë e bukur kjo – ku ju bë edhe njëherë jehonë Flamurit tonë të bekuar, e simbolit dhe e qëndresës sonë kombëtare.

Këtë vit kjo shoqatë për nder Festës së pavarësisë kishte menduar që të kënaq mërgimtarët e shumtë, – me pak aromë vendlindje në mesin e mërgimtarëve të saj, duke sjellur posaçërisht për gëzimin e kësaj feste edhe shoqatën kulturore Tradita nga Ana e Malit. E cila, erdhi në zëmrën e mërgatës shqiptare në Nju Jork, me mbështetjen, mikpritjen e bujarin e diasporës së Anës së Malit, përkrahjen e madhe materiale e organizative të Biznis Klub – Ana e Malit, pjesmarrjen në sponsorizim të Kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe përkrahjen modeste të Organizatës Turistike të Ulqinit.

Në këtë mbrëmje e cila u mbajtë në Hotel Hilton në Staten Island – morën pjesë rreth 300 vetë kryesishtë anëtarë të familjeve nga Ana e Malit, dhe veprimtarë të komunitetit .

Mysafir special i kësaj mbrëmje të madhe festive, ishte dhe i pari i komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka, si dhe dy përfaqësuesit e shtetit shqiptarë, ambasadori i Shqipërisë në – Misioni i Përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork – Ambasador Ferit Hoxha, Konsullja e Përgjithëshme e Kosovës në SHBA – zonjusha Vlora Çitaku- Konsulli Korab Mushkolaj, Kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare Marko Kepi, anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, ulqinaku në Amerikë, z. Mark Gjonaj, Kryetari i Shoqatës , Atdhetare Dibra Musa Paçuku, veprimtarët e këtij komuniteti Haxhi dhe Xheladin Zeneli, avokati Sabri Gjoni dhe filantropisti Richard Lukaj dhe veprimtarë të tjerë nga Ana e Malit.

Miku i shqiptarëve – kongresisti republikan nga Staten Island, Michael Grimm, mysafiri i kësaj mbrëmje, nderoi me mirënjohjen e Kongresit, organizatën Ana e Malit. Ai gjatë fjalës përshëndetëse duke hedhur një shikim rasti – përball tij – ku ishte vendosur flamuri “Atutokton” që fluturoi mbi Begograd më 14 tetor, dhe ul në stadiumin e Begogradit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, tha se ” Ky flamur duket se është bërë i njohur me atë që unë pashë se si 11 shqiptarët e mbrojtën atë flamur në mes të Beogradit – Ku duke mbrojtur flamurin e tyre, ata e bënë të sigurt atë se flamuri i tyre nuk goditet as nuk fyhet dhe se të gjithë u ngritën në këmbë për të mbrojtur atë flamur !! Ashtu si unë kam mbrojtur flamurin tim amerikan – kur unë isha një marinsë në luftën e Irakut”

Hapja e programit me një përshëndetje rasti nga prezentuesit e saj Leonarda Gjoni dhe Flamur Anamali shënoi edhe hapjen e kësaj mbrëmje mjaft të bukur festive.

Më pasë janë kënduar dy Hymnet kombëtare: ai Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i R. Shqipërisë, kënduar nga Kristina Mello nga shkolla shqipe Alba Life dhe Valdet Luka, dhe Ismet Aloshi shoqëruar nga grupi muzikor “Ceka”

Kurse, me nje minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për heronjtë dhe dëshmorët e kombit shqiptarë të të gjitha kohërave, të pranishimit u ngritën në këmbë për t’u përuluar me respekt për aktin e tyre sublim.

Mbrëmja festive e 28 Nëntorit në mesin e anamalasve vijojë me një përshëndetje rasti të cilën e bëri Richard Lukaj – duke i bërë me këtë rast edhe një prezantim të mysafirëve të nderuar të kësaj mbrëmje.

Mbrëmjen e organizuar nga Shoqata Shqiptaro Amerikane – Ana e Malit – në lokalin Hilton Garden në ishullin Staten Island – Nju Jork, e kan përshëndetur me fjalë rasti edhe dy përfaqsuesit e shtetit shqiptarë, ambasadori Ferit Hoxha dhe Konsullja e Përgjithëshme e Kosovës në SHBA – zonjusha Vlora Çitaku duke vënë në pah rëndësin e madhe të kësaj dite të shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Gjithashtu, përshëndetën edhe anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, ulqinaku në Amerikë, z. Mark Gjonaj, Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Fatmir Gjeka, kongresisti republikan nga Staten Island, Michael Grimm, dhe në fund Kryetari i Shoqatës Ana e Malit, zoti Ismet Kurti, e të tjerë.

Duke i faleminderuar nga zemra për nderin që i kishin bërë duke më ftuar që të jetë pjesë e aktivitetit të organizuar me rastin e Ditës së Flamurit tonë kombëtar, i pari i komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka, tha se :’ Flamuri – është simboli më sublim i shprehjes së indetitetit të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ai është dëshmi e besnikërisë ndaj atdhuet dhe ndaj kombit. Prandaj, përderisa në pothuaj të gjitha shtetet e botës presidenti betohet mbi Biblën apo Kuranin – tek shqiptarët një betim i till bëhet para flamurit kuq e zi.”

Ditën e Pavarëssisë ai gjatë fjalës së tij e quajti dita e përjetësisë së një kombi duke shtuar se nuk ka ditë më të rëndësishme dhe jetike për qytetarët sesa ditëlindja kombit të tyre.

Për këtë tha kryekomunari i Ulqinit, :”Më 28 Nëntor të vitit 1912, populli shqiptar kurorëzoi ëndrrat dhe aspiratat shekullore të tija. Me vendimin historik të kuvendit të Vlorës, Rilindja Kombëtare arrinte kulmin e saj, sepse pavarësia e kurorëzonte luftërat e përpjekjet heroike të brezave të tërë për të kthyer lirinë e humbur”.

Pavarësia e Shqipërisë, u shpreh Gjeka, nuk ishte thjesht vepër e një grupi patriotësh që ngritën Flamurin Shqiptar në Vlorë, ajo nuk ishte as edhe një akti i veçuar. Andaj ne të gjithë nderojmë sot kujtimin dhe veprën e madhe të plakut të mençur vlonjat Ismail Bej Qemal Vlorës, dhe të gjithë firmëtarëve të Dekleratës së Pavarësisë së Shqipërisë .

Duke u përkulur me nderim të madh para veprës së Ismail Qemalit dhe atyre burrave të shquar të kombit që shpallën, në Vlorë, më 28 Nëntor 1912 – Pavarësinë e Shqipërisë – shpallën shtetin e pavarur shqiptarë.

“Akti i pavarësisë, të dashur motra e vëllezër, tha krykomunari i Ulqinit, mbylli një epokë të shkëlqyer të Rilindjes sonë Kombëtare për t’u çelur brezave të ardhëshëm rrugë të reja. Si e tillë, ajo ka rëndësi, jo vetëm për kohën kur ndodhi e për kthesën historikë që shënoi por edhe për vlerat postivë që la pas. Ajo ruan vlerën e saj edukuese dhe europiane për të ardhmen shqiptare”.

Në përshëndetjen e tij Ambasadorii Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së, Ferit Hoxha në mbrëmjen e organizuar nga Shoqata Ana e Malit, me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 23 Nëntor 2014 në Hilton Garden në Staten Island Nju Jork – ka shprehur kënaqësi n e tij që të jet në këtë mbrëmje dhe të ndaj me anamalasit, këtë atmosferë të tillë të mrekullueshme, festimin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, siç e quajti ambasadori Hoxha..

“Kjo ditë është gjithjnë ai moment i vecantë, tha ai kur më shumë se cdoherë ne kthejmë kokën të shohim gjurmët në rrugëtimin tonë, të kujtojmë e nderojmë heronjtë tanë, por edhe të masim orën dhe shkallën e zhvillimit, të bëjmë një bilanc të përvitshëm të asaj që kemi bërë me atë qe na pret. 102 vitet tona si shtet janë të mbushur me ngjarje të cilat në më të shumtën na kanë hidhëruar, na kanë bërë të vuajmë, na kanë lënë të dëshpëruar e të vetmuar, të shohim përreth duke kërkuar ndihmë madje deri tek e pamundura.”

Por vuajtjet dhe pritja e gjatë nuk e thyen kurrë besimin, as nuk e mundën shpresën, nuk e tjetërsuan ëndrrën për liri zhvillim e begati. 24 vitet e shkuara e kanë transformuar Shqipërinë, kanë krijuar e zhvilluar Kosovën e Pavarur dhe i kanë nxjerrë të gjithë shqiptarët nga periferia e hartës gjeopolitike ballkanike duke i vënë në rrjeshtin e parë të historisë moderne të rajonit. Shekulli i 21-të është përfundimisht shekulli ynë dhe si asnjëherë tjetër, tashmë jemi ne që I kemi në dorë fatet tona.

Në fund të fjalës së tij Ambasadorii Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së, Ferit Hoxha konkludoi se me këto fjalë dëshiroj të përgëzoj shoqatën Ana e Malit, e cila me larminë dhe numrin e shumtë të aktiviteteve cilësore, ka një vend të vecantë ne tërë dinamikën e komunitetit shqiptar në hapësirën e tre shteteve. “Kontributi i shoqatës në ruajtjen e gjuhës amtare, kultivimin e traditave kombëtare si dhe kremtimin e ngjarjeve dhe festave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, tha ambasadori Hoxha, eshtë i vecantë e i njohur. Nuk ka provë më të mire të faktit se shqiponjat në lirinë e tyre vërtetë kanë flutuar në hapësira të largëta, si këtu, por mendjen dhe shpirtin i kanë pazgjidhshem të lidhura me vendlindjen, folenë e tyre”.

Kryetari i Shoqatës Ana e Malit, në emër të të gjithë komunitetit anamlas ,kryesisë dhe bordit të shoqatës te falenderoj për pjesmarrje të gjithë mysafirët e mbrëmjes të cilët me prezencën e tyre e rritën madhështinë kësaj mbremjes.
Ai poashtu bëri një falënderim të posaçëm i cili iu drejtua te gjithë afaristëve dhe aktivistëve të komunitetit dhe me gjerë të cilët si çdo herë më parë edhe kësaj radhe dhanë kontributin e tyre ndaj shoqatës Ana e Malit në Nju Jork..

“Jemi mbledhur sonte të festojmë festën më të madhe kombëtare, tha Kurti, ku shihet qartë nga pjesëmarrje e Juaj, që kjo festë zgjon tek çdonjëri nga Ju krenari kombëtare. Kjo krenari e Juaja zgjohet pikërisht nga e kaluara e lavdishme e kombit tonë.

Prandaj, tha ai në këtë ditë të shenjtë, unë bashkë me ju dhe të gjithë shqiptarët anë e mbanë botes, duhet së pari të shprehim nderimet dhe mirënjohjen më të lartë përpara veprës së dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për të na mundësuar të gëzojmë lirinë që kemi sot. Historikisht, kombi ynë dhimbjen gjithmonë e ktheu në forcë.

Në fund kryetari i shoqatës Ismet Kurti, tha se “Mysafirë të nderuar, më lejoni ta mbyllë duke iu thënë se shumë sfida të mëdha ende ngelen para nesh dhe ne të gjithë së bashku duhet të jemi të përgatitur për të bërë përpjekjet dhe sakrificat e duhura për ti kaluar ato. Megjithatë unë jam i bindur se ne do ti kapërcejmë këto sfida, pasi kemi dëshmuar se kemi kapërcyer sfida edhe më të mëdha në të kaluarën tonë të lavdishme.Prandaj, të nderuar bashkëkombas, Gëzuar ditën e pavarsisë dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar.”

Me qëllim shpalosjen e vlerave tona tradicionale e kulturore, veshjeve e kostumeve autoktone dhe folklorit anamalas, vlera këto që , populli i Anës së Malit, me besnikëri i ruajti brez pa brezi, që nga Illiria e vjetër e të cilat Anamalësit, vazhdojnë t’i kultivojnë e mbrojnë me fanatizëm e përkushtim edhe sot e kësaj dite, erdhën në Nju Jork festën e flamurit për të shfaqur një program të pasur kulturor e artistik, SH.K. Tradita nga Ana e Malit, shoqëruar nga DJ Sammy dhe Valdet Luka, dhe Ismet Aloshi – shoqëruar nga grupi muzikor “Ceka”.

Përveç SH.K. Tradita, koncertin e madh artistik në sallën e organizmeve të tilla në Hotelin Hilton e kan përshëndetur me interpretimet e tyre, edhe , aktori Shaban Lajçi, Agim Rugova dhe Tom Gjergji – nga Grupi Bashkimi Kombëtar me Gjergj Dedvukajn. Të cilët, duke marrë shkas nga “Rasti i Beogradit” me lojën Serbi – Shqipëri, padrejtësisë së gjykmit nga UEFA në formë të proteste, por edhe paraqitjes së tebrealitetit të hapsirës së trojeve mbarë shqiptare, e kishin titulluar interpretimin e tyre “N’troje tona nuk shuhemi kurr!”, dhe më pasë ata patën një recitim me titull “Malli i Mërgimtarit” dhe kengën “Loke Madhja po na lëshon Za” të cilat u pritën shumë mirë nga publiku.

Më pasë me duartrokitje u pritën interpretimet e humoristitët të njohur shkodran Besnik Çinari, i cili është një nga humoristët më të njohur jo vetëm në Shkodër, por në mbarë hapsirën shqiptare si dhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Shkelzen Jetishi i njohur me pseudonimin e tij – XENI i cili erdhi nga Gjakova ku jeton dhe vepron në Kosovë.

Mbrëmja festiva ka vazhduar me këngë e valle nga të gjitha trevat.