Kryetari dhe Deputeti i UDSH-së Mehmet Zenka deklaroi se shqiptarët presin një listë të përbashkët
Shqiptarët në Mal të Zi presin që të gjitha partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme të ndodhën në një koalicion të përbashkët, deklaroi Mehmet Zenka Deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi. Ai shtoi se UDSH është e gatshme për të bërë një listë të vetme të të gjitha partive shqiptare.
“Ne do të punojmë në këto ditë në këtë drejtim , edhe pse unë nuk e di se sa do të arrijmë për të kapërcyer mosmarrëveshjet ndër-partiake dhe për të rënë dakord. Trupi Shqiptar këtë e kërkon nga të gjitha subjektet shqiptare, kështu që unë besoj se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët, “deklaroi për agjencinë ‘’MINA’’ Mehmet Zenka.
Sipas tij, UDSH është e gatshme për koalicion para-zgjedhor, por vetëm me partitë shqiptare.
” Në koalicion para-zgjedhor, vjen në diskutim koalicioni vetëm me ndonjë parti shqiptare. Mbas zgjedhjet jemi të hapura për pjesëmarrje me partnerët aktualë, nëse përsëri do kemi një gjuhë të përbashkët “.
Ai poashtu theksoi se UDSH është e gatshme për zgjedhjet parlamentare.
Sipas tij “UDSH është duke u përgatite për zgjedhje. Mendoj se jemi duke i pritur me gatishmëri zgjedhjet , dhe poashtu anketat tregojnë se trupi shqiptar janë përsëri edhe më të gatshëm të votojnë për ne”.
Në rast se dalin individualisht, sipas tij, pret se do të fitojnë mas paktit një mandat.
Zenka, poashtu ka përjashtuar mundësinë që UDSH ti bashkëngjitet Frontit Demokratik.
“Programet politike i kemi shumë të largëta. Gjer sa të vijnë kohë më të mira dhe deri sa ne të gjejmë disa pika programore të ngjashme, nuk vjen në konsiderim bashkimi i UDSH-së, me frontin e opozitës, ” deklaroi Zenka.
Në Deklaratën se Fronti Demokratik nuk është dakorduar ende dhe nuk e ka prezantuar programin, Zenka deklaroi se prapë aji nuk sheh aty asnjë mundësi të bashkëpunimit.
Zenka, tha se deri me tani nuk ka pasur iniciativa zyrtare të koalicionit qeverisës për pjesëmarrje të përbashkët në koalicion parazgjedhor .Por në kontaktet e tyre të përbashkëta, nuk kanë parë asnjë arsye që në koalicion pas zgjedhor të mos jenë së bashku.
Albert Camaj








23/07/2012 at 01:27
Meto Zenka nuk eshte per politik,ky kishte me qen i mire me zan e me fut ne bashtin me mih !
Por Dinoshjant pa me votua se lan,e di une
23/07/2012 at 16:29
Don Zenka sa per te fituar nje deputet dhe prap pas zgjedhjesh me ia thithe gjinin DPS. Tyrp te keni!
23/07/2012 at 20:15
Ku je ” Don Corleone” mos tu kalbt ashti.
Dua met votua me nje kusht, shikoje vetin dhe pyet? a kishe me pas qef me ken intelektualt shqiptar si ti don zenga dhe salrg shkojm me ty………..!
23/07/2012 at 23:15
malesia ulqini plava gucia tivari duem bashkim duem listen shqiptare dhe nese jan shqiptar te vertet dhe nese punojn per te miren e shqiptarve kta politikanet ton dote bashkohen tegjith ne ni list.por dot shohim kush nuk dot huj ne ket list dhe dot shohim kush eshte tradhtar
23/07/2012 at 23:37
zenka thot shqiptaret e presin nje list te perbashket po nese e presin na e jepni pra dhe terhjeke ministrin e pakicave hasanin icili e vuri dps vetem mos me lan mu fomua lista shqiptare dhe udsh mos tuj ne ket list tregoje vetin tash se nuk u ka ble dps terhieke ministrin dhe huj ne listen shqiptare
24/07/2012 at 20:50
Vellezer e motra nuk po me duket se ka drite shpresedhenese per bashkimin e spektrit politik shqiptar ne Mal te Zi. Une e them kete duke e par se si ne po vrapojm me marre funkcjone qeveritare edhe tani kur kan mbetur vetem pak muej para votave parlamentare. Kjo qe thuhet ne shtyp esht dicka krejt tjeter me ate qe do te ndollin ne realitet. Ti Anton Gjokaj thuej atije Zenkes se e ke edhe shok dhe mik shpijet,te dalin nga parlamenti dhe te bashkohet me subjektet shqiptare,se nese fitojm nuk do te ja lame nderin bosh por do ta ket nje pozit te meriruar. Te fitojm me nder,ose te humbim me ndet por te gjith te bashkuar. Nese bashkohemi se bashku fitorja e 4 deputetve esht e e sigurt, e nese ndahemi nje apo dy ndoshta.