Mërgimtarët e New York-ut, më shumë se 90 mijë dollar për funeralin e Malësisë

funerali-i-malesiseTubimi i komunitetit të shqiptarëve malësorë në Royal Regency në New York

SOLIDARITETI NË VEPËR

Për ndërtimin e Shtëpisë mortore “Malësia” në Vuksanlekaj, mërgimtarët malësorë në New York dhanë mbi nëntëdhjetë mijë dollarë. Shembull i rrallë dhe për çdo lëvdatë. Tubimin e organizoi Shoqata “Malësia e Madhe”, me seli në New York. Të pranishëm edhe përfaqësues të Këshillit për ndërtimin e këtij objekti me rëndësi të shumëfishtë. Aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Ishte kënaqësi e veçantë të ndodhesh, të dielën e kaluar, në mesin e malësorëve, të cilët ishin tubuar në sallën e Royal Regency, në Yonkers të New York-ut dhe të shohësh entuziazmin e tyre, duke pritur në rend dhe me durim për të dhënë kontributin e vet të paçmueshëm për vendlindjen e tyre ose të prindërve të tyre. Them kështu meqë në mesin e tyre kishte edhe të rinj, të lindur, të rritur e të shkolluar në SHBA, por të edukuar nga prindërit e tyre në frymën e atdhedashurisë. Si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe mërgimtarët malësorë të New Yorkut, me shumicë iu përgjigjën ftesës së Shoqatës “Malësia e Madhe”, që të ndihmojnë vendlindjen. Kështu, në tubimin e organizuar nga kjo shoqatë, ata nuk e kursyen as kohën, as xhepin, por të gjithë pa dallim, edhe mbi mundësitë e veta reale, dhanë sasi të konsiderueshme të mjeteve, duke grumbulluar kështu mbi nëntëdhjetë mijë dollarë dhe duke tejkaluar ndoshta edhe pritshmërinë e organizatorit dhe të shumë të tjerëve, por jo edhe të atyre që “çelën qeset”. Meqë të gjithë ata që dëshironin dhe dëshirojnë t’i bashkohen këtij aksioni, për shkaqe të ndryshme, nuk patën mundësi të merrnin pjesë në këtë tubim, aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme dhe pritet se kjo shifër do të jetë edhe më e lartë dhe së bashku me mjetet e grumbulluara nga bashkëvendësit tanë në Michigan, do të mjaftojnë për realizimin e këtij projekti madhor, parallogaria e të cilit është rreth katërqind mijë euro. Po ashtu duhet të thuhet se aksion i ngjashëm është zhvilluar edhe në Malësi, ku gjithashtu ka qenë mjaft i suksesshëm, sigurisht edhe për faktin se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë dhe nevojën e ndërtimit të një shtëpie mortore për nevojat e banorëve të atjeshëm, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo të çdo lloj përkatësie tjetër. Me përfundimin dhe vënien në funksion të këtij objekti, malësorët më në fund nuk do të kenë nevojë t’i mbajnë të vdekurit brenda në shtëpitë e tyre me nga dy-tri e më shumë ditë, në mesin e familjarëve dhe të fëmijëve të vegjël, duke shkaktuar trishtim e frikë tek ata, madje edhe sëmundje të mundshme. Përkundrazi, si e gjithë bota e civilizuar, ceremonitë mortore do t’i zhvillojnë në objektin e dedikuar për këtë qellim. Duhet cekur se nga shuma e përgjithshme e mjeteve të grumbulluara, rreth njëzet mijë dollarë i dha Shoqata “Malësia e Madhe”, gjegjësisht anëtarët e saj, kurse pjesën tjetër të pranishmit e tjerë.

Tubimin e hapi kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” me seli në New York, zotëri Ejll Bereishaj, i cili pasi i përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit dhe të përfaqësuesit e Këshillit për ndërtimin e këtij objekti: Gjeto Kolë Camajn, Zef Tomë Gjeloshajn, Gjekë Gjokë Ulajn dhe Dedë Kolë Sinishtajn (ndërkohë ishte kthyer në Malësi), foli gjerësisht për rëndësinë e ndërtimit të kësaj shtëpia mortore. Ai në pika të shkurtra foli edhe për punët që janë bërë deri më tani dhe për ato që kanë mbetur të kryhen për t’u vënë në veprim ky objekt aq i pritur dhe aq i nevojshëm për malësorët kudo që jetojnë. Berishaj vuri në pah se për herë të parë vjen në shprehje edhe gatishmëria e grupit nga Malësia për të bashkëpunuar konkretisht me shoqatën, gjegjësisht me mërgimtarët, duke mirëpritur sugjerimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre.

Të pranishmëve i përshëndetën dhe i falënderuan për ndihmën e pakursyer përfaqësuesit nga Malësia të Këshillit për ndërtimin e kësaj shtëpie mortore. Po ashtu, të pranishmëve iu nda edhe shkresa, e nënshkruar nga kryetrari i Këshillit për ndërtimin e Shtëpisë mortore “Malësia”, zotëri Pjetër Kolçaj, dërguar Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York dhe përmes saj të gjithë malësorëve që jetojnë dhe punojnë në këtë qendër ekonomike, shkencore, arsimore, kulturore, tregtare… botërore. Përmes kësaj letre Kolçaj i njofton bashkëvendësit e vet në New York dhe në Michigan për rrjedhën e të gjitha problemeve dhe angazhimeve rreth truallit dhe objektit, për kontestin gjyqësor në vazhdim dhe për vendosmërinë e malësorëve që kjo tokë në asnjë mënyrë të mos tëhuajet, por të shfrytëzohet vetëm nga malësorët dhe për këtë qellim. Falë vendosmërisë dhe angazhimit të madh të të gjithëve së bashku, ky qellim më në fund u arrit. Kolçaj, përmes kësaj shkrese, i njofton mërgimtarët malësorë edhe për punën vullnetare e falas të firmave dhe të individëve nga Malësia (instalimi i rrjetit elektrik, i sistemit ujor, i sistemit të nxehjes dhe të freskimit, punimi dhe vendosja e dyerve, dritareve…), si dhe, në detaje, për punët që duhet të kryhen, që nuk janë të pakta, por gjithsesi të arritshme. E gjithë kjo falë ndihmës dhe solidaritetit të pakursyer të malësorëve, kudo që jetojnë, në veçanti atyre në SHBA, të cilët i falënderon në emër të tij dhe të të gjithë banorëve të Malësisë.

Në fund sekretari i Shoqatës, Nikollë Junçaj dhe anëtari, Kolë Cacaj lexuan emrat e të gjithë atyre që iu përgjigjën këtij apeli, duke i falënderuar ata për kontributin e dhënë me këtë rast, si edhe në shumë raste të tjera. E kontributi edhe kësaj here vërtetë ishte i madh, shembullor dhe për çdo lëvdatë. Nuk munguan as duartrokitjet e shpeshta e të gjata, duke shprehure në këtë mënyrë entuziazmin dhe solidaritetin e vet në vepër. Pothuajse të gjithë ndanë nga të ardhurat e veta, të fituara me mund e djersë, duke filluar prej nga 100 deri në 5000 dollarë, për të tejkaluar shumën e përgjithshme prej nëntëdhjetë mijë dollarëve. Të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në tubimin e të dielës dhe dëshirojnë të japin kontributin e vet, mund t’u drejtohen anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York ose në websajtin e shoqatës Malësiany.org

Duhet cekur në fund se tubimi ishte organizuar mjaft mirë dhe se falë këtij fakti edhe pjesëmarrja ishte e konsiderueshme. Shoqata kishte shtruar edhe një koktej, i cili në të vërtetë ishte më afër një dreke të begatshme.

Fran Camaj

18 Comments

  1. Esht shum mir qe ndertohet kjo shpi mortore, por keshillit te funeralit i lutem qe mos te sjellen me ma shume se gjysmen e Malsise sikur te ishim aq naiv, nuk mund te thuani se eshte pa dallim feje per te gjithe kur ne oborr, para objektit qendron Kryqi disa metrash. Dua ta sqaroj se mua nuk me pengon Kryqi por si mund tjet qe thoni se nuk asht funeral fetar, por per te gjthe fete pa dallim. Kjo nuk shkon, dicka qe e veren edhe nje femij.

    • Tuzi
      E kam ndigjue at thenjen,”po ik si dreqi prej kryqit”!
      Keta keshillit nuk i kam ndegjua se thone se edhe dreqi mund ta perdor ate funeral!
      Pra aj kryq aty nuk ja ndryshon kuj besimin!

      • Jo nuk ja ndrron askujt besimin, po e thom prap mua nuk me pengon. Kam hy edhe ne Kish por pikrisht ai kryq e identifikon ate Kishe. Cka identifikon kryqi para nderteses se funeralit?

        • Mir ban Tuzi qe nuk ja ndrron askuj besimin, a ke chka a ke, ne kan ndrrue boll, po ja shohim hajrin asaje pune edhe sot. Sot ne shekullin 21 kishte me u dashte meu kqyre si vllazen pa ose me dadhime, por gjaku nuk dahet per ata chi duen.

  2. O,burrat e dheut po çka po shkruoj vet qysh se ka nis ajo pun, por se nuk asht për tân Malësi.Dolart jan prej diasporet e mudni me punua gjithçka t’doni por mos na qitni plûhën ën sy.Thuoni se asht ideja e dy-tre nijerzvet edhe për ata çi kan me pa munsi me pagua at luksuz

    • Po per cilin lluksuz e ke fjalen, a por me shkarravit si gjithmon. Ktu po bahet fjale per tjra gjana e jo per ato adrrat tua. Por po, edhe per ata chi jane kudra kryqit, por valla ne krye det kulen, ATA nuk mujn me e shue. Funerali ishalla po punohet e ka mej vijej chdokuj chi te don, edhe, sich u tha ktu ma posht prej dikuj, perpos atyne qe i tremen ktij simbolit. Edhe per shtatoren e Ded Gjon Lulit i thyen llamt tye fole, po aj rrin aty madheshtor si gjithmone, i pa perkulun. Valla ti Kurravic gjithmone duhet me kene kundra vlerave.

      • Vet nuk e kundershtova funeralin dhe as kryqin se esht feja e vllazenve te mi . Por me than se funerali esht jofetar, pra per te gjith pa dallim besimit, e para tij te gjindet kryqi disa metrash, kto jan ne kundershtim. Per dallim nga ti une nuk jam ekstremist fetar

        • Une nuk e pata me ty Tuzi, kje pergjigje ne komentin e Kurravices. Une per ty nuk e di a jeni ekstremist fetar, ashtu sikur nuk din as ti per mue. Kaloni mire ne paqen e Zotit!

    • Asnje kryq as hane as gjel, as kurrfare simbolit fetar ne ate objekt. Ashte shtepi mortore e jo kishe. Kur te jete funeral per te krishtenin, atje brenda le ta mbeshtjellin me kryqa sa te duan. Kur te jete funeral per myslimanin, le ta mbeshtjellin me hane e yll sa te duan.
      Por identiteti i funeralit nuk guxon te jete ndryshe pervec jofetar. Kjo nuk do te thot se ashte antifetar. I mallkofte Zoti ata qe ngatrrojne pune ketu!

    • Dometha ti Dode chi ske me marre pjese ne donacione, e pra edhe ti je dijaspore, ti je i perjashtuem prej funeralit. O nimozot sa mire chi na ka ardhe kjo “demokraci” me mujt te gjith me shpreh “menchurite” tona.

  3. O Lleshe tuzi, nuk e dije se kushje; por pota thom te verteten, mosu siedhe por fole te vertetet,se te paret tu, neket kryqe kan besua. aje kryqe ashte cilivizimi i shqiptarizmi,se ashte i lidhun me historin e origjis ilire,sikur predredhesh ti me ato melodi se nuk je fanatik,por prap e demanton kulturen ilire. mose harro se kadareja i pat than rexhep qoses sikur moste kin ruejte katoliket kulturen e origjis ilire.nuke kisha pase cka me shkrua per kulturen shqiptare.Eti mbijeton edhe sot ne ato andrra te okupatorve,qe ti dhunuen te paret tu, pertu largua nga origjia e vet te lashte, Kryqi sashte prenua kurr me dhun, as detyron te ndryshojn kane me dhune. Skemi dallua kan as nga feja as nga parti, jemi vllazen si thot zoti.Ne Malesi cdo gja qe ndertohet asht e vleshem percdo Malsore

    • Edi Paloka:
      Nik e di a po me drejtohej gabimisht, a me ke kuptua gabimisht!?
      Lexoje perseri komentin tim qe ja drejtova Tuzit!
      Aj kryq qe qendron aty,eshte vler kombetare,aj kryq na ie ruajti dinjitetin tone kombetar,na e ruejti gjuhen tone kombetare!
      Eshte kryqi i dy Gjergjave,per te cilin u sakrifikuan te dy!
      Kush e ka tradhtua dhe nuk e don une nuk i kam faj, jame krenar qe e ruaj dhe e trashigoj besimin ne te!
      A me ke kuptua tash Edi Paloka.
      Mbetsh mire!

      • Ti paske probleme me vetvetin. Kur njeri nuk ka cka te flas per te tashmen ater flet per te kaluaren dhe vetem te kaluare. Ai kryq nuk ka ba asgja, ate e kan montua prej hekurit 2-3 vet dhe e kan vendos aty, dhe aq, nga besimi apo arsye tjera, vlersonje vet.. Ate histori ka ai kryq. Kurse cka kan ba permes fejes te paret ton, kane humb, ruajt, fitua apo tradhtua, ato nuk jan merita tona, e as tuat shoku Llesh. Ti ke marr cka tkan dhan. Mua me vjen keq se njerz te till po e percajn Malsin. Mundsi e mir qe funerali ti bashkoj por jo, nuk e lejuan as ket.

        • T.S.D
          Une nuk kam marre ç’ka me kan dhan,por e kam trashigua,dhe e ruaj me fanatizem,eshte e drejta ime, dhe per ket krenohem!
          Ti bashkangjitesh okupatorit eshte tradhti!
          Por eshte tradhti me e madhe kur ate e amneston dhe e prenon si shpetimtare,kur e merr besimin e ti dhe e quan vella!
          Pra parardhesit e mi as une ket nuk e bem.
          Kush e ka veprua ndryshe e gezoft,por une nuki duartokes.
          Per mue okupatoret pa marr parasysh se nga vin jan armiq dhe pik?
          Une krenohem me herojt kombetar pa marre parasysh emrat e tyre,une e perjetoj kryengritjen e Malesis si fitore si ortek i pavarsis Shqiptare!
          Kisham me pas deshir qe keshtu ta perjetojn e vellezrit e mi te besimit tjeter te mendoshin keshtu.
          Por nuk jame i besimit se mendojn keshtu,se kryetari i kuvendit te komunes Malsis( nuk mund ti thom komun urbane) pat deklarua se nuk e perjetojm te gjith njejt kryengritjen e Malesis!
          Mbetsh mire z.T.S.D,dhe mos ja ki frigen kryqit!

          • Ashtu pra, e ke trashegua, nuk ke ti ndonje merit aty.
            Pa merak se vet nuk i frigohem Kryqit, por ne te vertet e respektoj, ashtu si ti do duhej te respektosh 80% (ose ma shume) te popullit te vet, nese nuk i konsideron tradhetar ashtu sic u shprehe.

  4. Te gjithe te bashkuar top e trumbe rreth FUNERALIT me te gjitha velat te shpalosura, e me gjithe rrethin e perforcuar dhe DPS-in.
    Veproni me mend shoke e vellezer! – Ne kohen e Perandorise Romake, KRYQI ishte arma kryesore qe e perdoreshin xhelatet per te ekzekutue te denuarit me vdekje. Pikerisht me kete instrument vrases jehudet ekzekutuen edhe Jezusin – Isaja, te birin e Merjemes. Une nuk e kam fare te qarte si ju katoliket e adhuroni me kaq fanatizem KRYQIN? – kryqin ne qafe, kryqin me urate, kryqin ne shtepi e makine, kryqin ne dritare e funerale etc….pra ju zoterinje e mbani te shenjte nje instrument qe ne Kohen e Ilireve e Romakeve asht perdorur per vrasjen e qindra mijera njerzeve te denuar me vdekje. Ky kryq ishte arma e Neros, Cezarit, Herodit e Hanibalit. Ne kuptimin e ngushte te fjales me pjelle mendja e shembellej; sikur shqiptaret, boshnjaket e kroatet te venin sot ne qafe armen AK-47 te Millosheviqit, Sheshelit e Ratko Mlladiqit, qe per mue asht njesoj si kryqi Herodit e Cezarit.
    Genjehem me shprese se ne inagurimin e Funeralit do te marrin pjese dignitare si Gjukanoviqi etj…. edhe nga diaspora do te vine shume malsore mergimtare ( valle kush ka me ndejte ne sofren e nderit nga malsoret e amerikes balle per balle me Millin? pa tjeter dikush nga keta qe kane bashkue para? – pasha Zotin e meritojne) por ndihet nje mungese se shteti yne Mali Zi dhe Gjukanoviqi akoma nuk e kane emerue nje konzull nderi ke malsoret e amerikes, ashtu si’c beri I MADHI Sali Berisha kur emeroj Ekrem Bardhen “konzull nderi” per shqiptaret e amerikes

    • Z. Kosove Rexha Bala,
      Kryqi nuk asht i Neros, Cezarit, Gjergjit, etj., asht i besimit Krishten. Tjeter asht ajo qe shum e kane perdore dhe jan msheh pas tij. Te njajten gja bajne edhe ISIS tash, e perdorin fene per qellime tjera.
      Z. Tuz asht ne te drejte dhe na qe flasim/diskutojme pas tij (Ai e fillue i pari diskutimin) mund the shkruejm cka te duem. Tung!

    • Mos te mbes marak Rexh se kure te vij Rama ne Michigan, do te dekoroi edhe ty, por hala i ka met edhe do tritol pa harxhua, ti e meriton pa tjeter nje “dekorat” Rama do te provoi me batuta, por valla ne Lezhe ma ka ba qefin aj katunari qe ja plasi hordhekun ne fytyre, baft hajr se ashtu e meriton rrenci i keq. Besa more Rexho, kija inad sa te duesh se Ekremi i ka meritue emertimet. Kure ti ken tjeret ato merita, te lajmrohen, e pra aj veproi pa kryq, por ne bot ka vetem dy lloj njerzish: te mire e te kqij.

Comments are closed.