Mhill Gjuraj në shpirt ka Kosovën dhe shqiptarizmin

Mhill Gjuraj 01Shkruan: Gjekë Gjonaj

Njohja në Shtoj të Ulqinit

Miku dhe bashkëkombasi im Tomë Ndue Jaku, atdhetar i dalluar shqiptaro-amerikan ( që jeton prej disa dekadash në Nju-Jork) nëpërmjet postës elektronike pak ditë më parë më njoftoi se më ka dërguar disa faqe gazetash në gjuhën shqipe që botohen në Amerikë, në të cilat pasqyrohet jeta , veprimtaria e sukseshme patriotike dhe kontributi i çmuar i familjes Jakaj në shërbim të çështjes së Kosovës në veçanti dhe asaj shqiptare në përgjithësi., duke më njoftuar se ato m’i ka për dërguar për zotëri Mhill Gjuaraj nga Kosova i, cili , siç më njofton Toma, është i martuar me Age Rudaj nga Shtoji i Ulqinit , ku edhe është sistemuar në hotelin “ Kasa grande” në Shtoj. Mbrëmjen e 25 gushtit shkova për ta takuar për herë të parë z.Gjuraj në lokalet e këtij hoteli. U ulëm në tarracën e këtij hoteli bashkë me të zgjedhurën e tij të jetës, Agen. Me vete mora dy librat e mi të fundit për dhuratë. Tek mori vesh se jam gazetar dhe merrem me publicistikë, u çua, dhe nga dhoma më solli dhuratë librin me titull “ Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmnit dhe atdhetarizmës në Amerikë” , të autorit Mikel Gojani,shkrimtar, gazetar , publicist dhe veprimtar i njohur shqiptaro-amerikan. Ishte vërtetë një takim i shkurtër , por i ngrohët, shumë dashamirës dhe vëllazëror.

Emër i njohur në jetën humaniste dhe atdhetare në Amerikë

Unë personalisht Mhill Gjrajn më parë nuk e kam njohur, mirëpo për të kam dëgjuar fjalë miradie nga miqtë e mi në Amerikë dhe kam lexuar në faqet e internetit për këtë biznesmen të suksesshëm, veprimtar dhe humanist shqiptaro-amerikan. Falë kolegut të nderuar Mikel Gojanit, autorit të librit me vlera të mirëfillta “ Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë” u njoha me një copëz historie të lavdishme të familjes Gjuraj të fshatit Sferka e Thatë ( Thatina) të Lugut të Leshanit, vendbanim i hershëm iliro-dardan , që shtrihet 18 kilometra në lindje të qytetit të Pejës si dhe me jetën ( vuajtjet) , veprimtarinë ( përpjekjen) dhe kontributin ( sukeseset) e këtij biri të shquar të kësaj familje me traditë të virtytshne dhe atdhetarie.

Duke iu referuar librit në fjalë, me plot bindje vlerësoj se autori Mikel Gojani ia arriti synimit të tij fillestar jo vetëm nxjerrë të portretizojë veprimtarinë humnainiste dhe atdhetare të z. Mhill Gjuraj dhe familjes së tij ,por përmes Mhill Gjurajt, të nxjerrrë edhe figura dhe aktivitete të tjera të mërgimtarëve të dalluar të diasporës shqiptare në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Mhill Gjuraj 02Z. Mhill Gjuraj në këtë libër pasqyrohet si njeri fisnik me shpirt njerëzor. Si biznesmen i suksesshëm. Si frymëzues dhe pjesëmarrës i shumë protestave dhe demonstrative anti – serbe të organizuara në qendrat më të njohura të Amerikës. Si atdhetar i Kosovës dhe i çështjes shqiptare në përgjithësi. Si veprimtar i shquar i komunitetit shqiptar në Amerikë, në kohën kur atdheu i tij Kosova e shkatërruar dhe e varfëruar nga okupatori serb përpiqej të shkëputej një herë e përgjithmonë nga kthetrat hegjemoniste serbe. Si atdhetar i dëshmuar, i brumosur me ndjenja dhe krenari kombëtare. Si madhor i burrërisë. Si burrë i besës. Si njeri i edukuar me frymën e pagëzimit kombëtar. Si misonar i thjeshtë. Si njeri i aksionit dhe i sfidave, duke e ruajtur dinjitetin e shembujve të ndritshëm të atdhetarëve të kohës. Si kultivues i vlerave të traditës sonë. Si kryefamiljar i mirë. Si bashkëshort dhe prindër shumë i dashur, i sinqertë dhe i përkushtuar, i cili së bashku me bashkëshorten e tij arrijti t’i arsimoi , t’i orijentoi në rrugë të mbarë të gjithë fëmijët e tij, djem e vajza pa dallim dhe t’i integrojë ata në jetën amerikane. Si njeri i punës dhe i fjalës. Si punëtor që i përkushtohet punës dhe sistemit dhe i cili respekton vlerat e demokracisë në “ Tokën e premtuar”. Si sensibilizues dhe internacilizues i çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare. Si veprimtar i palodhshshëm dhe bashkëveprues i idealistëve në shërbim të kauzës kombëtare. Si pjesëmarrës në fushata të shpeshta për legjislatorët dhe presidentët amerikanë. Si sponsorues i shumë artikujve që janë botuar në gazetat më në zë që shpërndahen në Amerikë. Si veprimtar dhe mbështetës i madh i lëvizjeve nacionale kudo në Amerikë, përfshirë edhe Fondin e Qeverisë së Kosovës e Ushtrisë Çëlirimtare të Kosovës. Si njeri që vendosi një gur në kalanë e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Si dashamirës dhe kontribues shumë i madh i jetës kulturore dhe artistike në shumë qytete të Amerikës, sidomos shquhet në organizimin e festave të ndryshme kombëtare. Si pjesëmarrës aktiv dhe bashkëpunëtor i Shoqatës Panshqiptare “ Vatra”. Si veprimtar për një kohë të gjatë në kuadër të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Nju-Jork dhe mbështetës i konceptit politik, filozofik dhe humanist të dr. Ibrahim Rugovës. Kontributi i Mhill Gjuraj, shkruan Gojani, është i shtrirë edhe në fushën e humanizmit njerëzor, ndër të cilat po përmendim kontributin e tij të jashtëzakonshëm finaciar në fondin e tre përqindëshit dhe në atë të “ Vendlindja thërret”,për ti dal në ndihmë vendlindjes së tij dhe popullit shqiptar në atë kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e shumëvujatur., pastaj fondin për ngritjen e Katedrales “ Nënë Tereza” në Prishtinë dhe në ngritjen e shtatores në bronz së humanistes së kombit shqiptar dhe të universit botëror Nënë Terezës në qytetin e Pejës, më 13 gusht 2011, e cila përjetësisht do reflektojë me dashurinë e saj në këtë qytet perëndimor të Kosovës.

Në vend të përfundimit

Jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare , humintare dhe fetare e z. Mhill Gjuraj është shembull i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet. Si i tillë ky shqiptar i suksesshëm është figurë model për gjeneratat e reja se si ndershëm , me punë, mund e djersë, mund të kontribuosh jo vetëm për vete, por edhe në tabanin kombëtar si aktivist i palodhur i çështjes shqiptare.