Në Malësi festohet 28 Nëntori – Mediet malazeze provokojnë

28 nentori gjimnazEdhe në Malësi ashtu si në trojet tjera shqiptare u festua 28 Nëntori.
Në qendrën e kulturës “Malësia” në Tuz mbrëmë u kremtua festa e 28 Nëntorit nën organizimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në bashkë-organizim me SHKA “Koha” dhe SHKA “Dedë Gjon Luli”.

Grupi “Historianët e rinj” organizuan orë historike në Gjimnazin “25 Maji”

Me rastin e 28 Nëntorit , grupi “Historianët e rinj”, të udhëhequr nga profesor , Mark Junçaj, sot organizuan orë historike në ambientet e shkollës së mesme “25Maji”, në Tuz. Në praninë e nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, anëtarët e këtij grupi lexuan kumtesat e përgatitura për të shënuar ngjarjen më të lavdishme në historinë kombëtare, ngritjen e Flamurit kuq e zi, në qytetin legjendar të Vlorës.

Nxënësit e Gjimnazit “25 Maji” festuan para shkollës

Një grup i nxënësve të gjimnazit “25 Maji” sot me flamuj dhe simbole tjera kombëtare festuan 28 Nëntorin, para objektit të shkollës.

Nga burime tona brënda drejtorisë së  kësaj shkolle, mësojmë se sot nuk ishte ditë mësimi, por drejtoria e shkollës e kishte caktuar orë historike dhe ditë sportive.  Megjithatë mediet malazeze këtë ngjarje e përshkruan se gjoja nxënësit shqiptarë të cilët ishin duke festuar, bllokuan hyrjen e shkollës dhe se mësimi ishte bllokuar nga ata.

Nxënësit në fakt festuan ashtu siç festojnë bashkëmoshatarët e tyre në trojet tjera shqiptare. Ata nuk provokuan e aq më pak, siç pohojnë mediet malazeze, të kenë penguar mësimin, pasi siç sqaruam më lart, nuk ishte ditë mësimi.

Kjo nuk është hera e parë që mediet malazeze tentojnë të paraqesin nxënësit shqiptarë si rebel.

Ndërkohë edhe nxënës të Medresesë në Milesh, festuan me flamuj shqiptarë. Ata të veshur kuq e zi, në afërsi të Medresesë shpalosën flamuj kombëtarë.

Mbrëmë dhe sot në rrugët e Tuzit vërehen të rinj malësorë të veshur kuq e zi dhe me flamuj në dorë. /MALESIA.ORG/

28 nentori gjimnaz 02 28 nentori gjimnaz