Në Michigan, nën kujdesin e Shoqates Atdhetare “Malësia e Madhe” ,krijohet shoqata Rinore e Malësise së Madhe

malesia e madhe shoqata rinoreNga : Ndue GJEKAJ

Fteses së kryetarit të Shoqates “Malësia e Madhe” Pashko Gjokaj i ishine pergjigjur mjafte të rinje dhe të reja malesore.
Në fjalen e tij drejtuar të pranishmeve ai u foli për punen 12 vjecare të shoqates ,aktivitetet e te ciles i keni percielle qe kur ishit femije dhe pothuaj se jeni rritur bashke me ne- u tha Z.Gjokaj gjatë fjalës së tij .

Ne u krijuame si nevojë e kohes për të ndihmuar Malësinë në nevoja të ndryshme dhe mendoj qe kemi bërë një pune të mirë, mirpo mëndoj-tha ai se ketu në komunitet nuk kemi punuar ndoshta mjaftë me të rinjet e komunitetit për ti afruar prane vehtes në aktivitete dhe ngjarje të rendesishme që ka komuniteti.
Ka shume të rinje malesore me arsimim të profileve të ndryshme ,të cilet nuk e kane pas fatin tuaj ,që gjyshrit dhe prinderit tuaj, ju kane mesuar gjuhen e bukur shqipe ,ju kane mesuar të doni kombin tuaj, të ruani traditat dhe zakonet shqiptare, ata edhe nuk shihen shume apo aspak në rrethin tone-vazhdoj me fjalen e tij Z.Gjokaj

Per punen e pa mjaftueshme te prinderve te tyre dhe ne si shoqate, u takon juve qe te punoni dhe ta afroni rinine shqiptare ketu ne mergim, te promovoni vlerat e kombit tone,qe gjuhen e bukur shqipe, historine e kombit tone ta percillni shokeve dhe pasardhesve tuaj .
Shoh qe në mesin tuaj jane disa që dine ti perdorin veglat muzikore shqiptare, do te ishte shume mire që të mesoni ata qe jane edhe me te rinje se ju qe tu bien dhe kendojne ,per te gjitha keto duhet pune dhe ju garantoj se gjithhere do te keni mbeshtetjen tone.
Te jeshe krenar qe je shqiptare, nuk duhet me linde ne Tirane ,Prishtine apo Malesi te Madhe,kete e deshmuan moshataret tuaj te lindur ketu ne Michigan , kur kombit i kanosej çfarosja , muaren pushken dhe u bënë çlirimtaret e atdheut në Luftën e Kosovës.

Ai gjithashtu ceku qe në ketë qënder eksistojne të gjitha kushtet qe ju te rinjet shqiptar të veproni dhe punoni per vehten dhe komunitetin tone ,qe edhe në qarqet Amerikane te na prezentoni si komb i lashte me tradita ,kulture , histori dhe popull i arsimuar e jo vetem si punetore krahu.

Dashte Zoti qe në një të ardhme të kemi nga ju edhe në pozita të larta të shtetit Amerikan, por gjithmone si shqiptare.
Të gatshem dhe entuziazmuar të angazhohen në ketë shoqate ishin të pranishmit dhe disa që në pamundesi të jene aty, me telefonata pranuan qe edhe emri i tyre te jete në listen e Shoqatës Rinore “Malësia e Madhe” Michigan.

Lista e antareve;

-Nike Sinishtaj
-Safet Çunmulaj
-Nike Kolcaj
-Albana Gjokaj
-Simon Ivezaj
-Danny Kolcaj
-Zhaklin Sinishtaj
-Arben Gjokaj
-Gjergj Dushaj
-Robert Gojcaj
-Anton Ulaj
-Martin Mark Gjokaj
-Evarist Vatnikaj
-Nua Gojcaj
-Arta Gjokaj
-Tome Ivezaj
-Alban Gjokaj

Te pranishmit zgjodhen edhe kryesin e perkohshme te cilet muaren persiper si detyre zgjerimin e antaresise dhe pergatitjen e kuvendit zgjedhore;

-Nike Sinishtaj -Kryetar
-Safet Çunmulaj
-Nike Kolcaj
-Gjergj Dushaj
-Arben Gjokaj
-Simon Ivezaj

Te interesuarit per tu antarsuar munde te na kontaktoni ne;

MalesiaYouthorg@gmail.com dhe Nike Sinishtaj ne cell 586-453-3533

Rochester Hills 06-14-14