New Jersey: U mbajt festivali “Dita Ndërkombëtare e Trashëgmnisë”, për fëmijë me emrin “One World – Një Botë”

Për herë të parë edhe një fëmijë shqiptarë 8 vjeç, me kostum popullor e flamurin kuq e zi përfaqëson Shqipërinë

EMERSON – NEW JERSEY : Më 23 janar, në sallën e teatrit dhe të koncerteve në qytezën Emerson, të New Jersey-it, u mbajt festivali “Dita Ndërkombëtare e Trashëgmnisë”, për fëmijë, me emrin “One World – Një Botë”. Kjo nuk është hera e parë që shkolla fillore Patrick M. Villano, është nikoqire e këtij festivali, andaj ai tashmë lirisht mund të quhet një traditë e kësaj shkolle, që të mbajë për çdo vjet një festival të tillë kaq të larmishëm, me fëmijët nga e gjithë bota.
Në edicionin e sivjetëm të këtijë festivali u paraqitën me veshjet e tyre popullore, dhe simbolet e tyre kombëtare, rreth 25 vende : Panamaja, Filipinet, Hungaria, Kanadaja, Portugalia, Kina, Kroacia, Izraeli, Italia, Tailanda, Arabia Saudite, India, Spanja, Meksika, Rusia, Ukraina, Polonia, Porto Riko, Skocia, Armenia, Afrika e Jugut, Australia, Indonezia, Koreja e Jugut, Egjypti, Libani e tjerë. Mes tyre për herë të parë është përfaqësuar edhe një fëmijë shqiptarë, i lindur në Amerikë, me kostumin popullor dhe flamurin kuq e zi të Shqipërisë.

Përfaqësimi i Shqipërisë, në këtë festival u pritë me shumë interes. Kostumi popullor dhe flamuri kombëtar entuziasmoi jo vetëm fëmijët shqiptarë në këtë shkollë, me prindërit e tyre, por edhe të pranishimit të cilët me ovacione përcollën përfaqësuesin e Shqipërisë, 8 vjeçarin Bahri Hoxha, me origjinë babai nga Tropoja dhe nëna nga Dibra.
Ky festival kosiderohet si një aktivitet për prezantimin e traditave kulturore artistike të fëmijëve të emigruar nga vende të ndryshme të botës, të cilët nuk do të harrojnë të paktën për një çastë se nga çfarë vendi kanë ardhur në Amerikë. Festivali tha drejtori i kësaj shkolle ka si qëllim zgjimin e jetës kulturore të fëmijëve nëpërmjet këtij kompeticioni. Gjithashtu, edhe kontributi i drejtpërdrejtë i prindërve të tyre për të ruajtur edhe në emigrim traditën dhe kulturën e vendeve të ndryshme. Nëpërmjet këtij festivali, synohet përfshirja e një numri sa më të madh fëmijësh. Po ashtu krijimi i mundësive për të provuar këto vlera kulturore, edhe në mjedise të tjera të rëndësishme në SHBA-ës.

Dita Ndërkombëtare e trashëgimnisë kulturore, për fëmijët , në shtetin e Nju Jersit është një shfaqje tradicionale e mbajtur për çdo vjet. Një ngjarje, kjo thonë autoritetet e kësaj shkolle, prej themelimit të saj. Ajo mbahet nga nxënësit që përfaqësojnë klasat e ciklit të ulët,(të shkollës fillore), dhe ka një demostrim në formë parade dhe spektakli ku fëmijët përfaqësojnë vendet e tyre, të origjinës. Andej nga kanë ardhur ata vetë ose prindërit e tyre.
Shkolla Patrick M. Villano, e cila gjendet në qytetin Emerson, të New Jersey-it, ka qenë ajo, e cila pret fëmijët e emigrantëve nga e gjithë bota në këtë paradë kulturore ku fëmijët më së shumti prezantohen me veshje popullore, për shumë vite. Edhe këtë rradhë u mbajtë parada kulturore e fëmijëve nga e gjithë bota, të cilët me prindërit e tyre kanë emigruar prej kohësh ose tani në SHBA-ës. Këtë ngjarje kulturore nga më të rëndësishmet e vitit, të kësaj shkolle e mbajtën nxënësit e mësueset e tyre më 23 janar, 2009, në sallën e shfaqjve teatrale të shkollës Patrick M. Villano, në Emerson, New Jersey-it.
Drejtuesit e këtij festivali që janë mësuesit e kësaj shkolle, duke ndjekur traditën e para-ardhësve të tyre, thonë se suksesi i kësaj performance, është në masë të madhe, për shkak se mësuesit, nxënësit dhe prindërit, arrijnë për çdo vjet të mbajnë këtë paradë folklorike. Paradë, e cila po tërheq për çdo edicion qindra nxënës dhe prindrit e tyre, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, e që jetojnë në Amerikë. Kjo, jo vetëm për faktin se që fëmijët e tyre duhet të vishen në veshje tradicionale të vendit nga ata janë( origjina) që ata përfaqësojnë vendin nga emigruan prindërit e tyre, por ata gjithashtu duhet të sjellin edhe diçka nga simbolet kombëtare ose të përgatisin ushqime autentike nga vendi i tyre.

Midis dhjetëra fëmijëve përfaqësues nga vende të ndryshme të botës , në këtë paradë folklorike, mori pjesë edhe një fëmijë shqiptarë 8- vjeçarë. Ai quhet Bahri Hoxha, me origjinë nga Dibra. Ai është i biri i Afrim dhe Emira Hoxhës, nipi i Jonuz Ndreut dhe Imam Isa Hoxha. Fëmija, i cili me veshjen popullore të krahinës së Dibrës, dhe me vallen famëshme të burrave të Dibrës”Valle dyshe Dibrane”, kishte nderin e përfaqësonte vendin e tij Shqipërinë, shkruante një gazetë lokale.
Gjyshii i tij Jonuz Ndreu, një emigrant i herëshm, dhe që ka shërbyer në ushtrinë amerikane, patriot e atdhetar i shquar, ishte në gjendje të kontaktonte me një nga nipat i tij në Shqipëri, për sjellur një veshje tradicionale të fëmijëve që i përket krahinës së Dibrës. Ai e bëri këtë që t’ja dhuroi nipit të tij Bahriut, këtë kostum karaterisitk me ngjyra të bukura, në mënyrë që nipi i tij 8 vjeçar Bahri Hoxha, nxënësi i Shkollës Patrick M. Villano, e cila gjendet në qytetin Emerson, të New Jersey-it, të veshi këtë veshje folklorike shqiptare, gjatë këtij festivali ndërkombëtar të fëmijëve nga e gjithë bota në këtë shkollë . Për çka ai ishte dhe fëmija që përfaqësojë Shqipërinë në këtë paradë. 8 vjeçari shqiptarë me këtë kostum të prezantuar gjatë shfaqjes, shkruan gazeta lokale, u duartrokit nga qindra fëmijë, prindër e mësues dhe në fund të shfaqjes u nderua edhe me një kup dhe çertifikat nderi.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE