| |
Miss Bjeshka 2007
22.08.2007
Edhe kėte vite ashtu si gjat
viteve tė shkuara nė bjeshken qė thirret Koritė nė
Malesine e Madhe afer Tuzit u mbajt tubimi tradicional I
bukurisė, Miss Bjeshka 2007. Njė vėnd I bukur nė kuroren
natyrale tė Malesise ishte zgjedhur pėr kėte ngjarje te
mbushur plot emocione. Bjeshka ku u organizua shfaqja e
bukurise, shtihej afro 25 kilometra larg Tuzit, ne nji
lartesi mbizotruese. Ishte vertet bjeshka me e bukur qe
kisha pare ndonjiher ne jeten time. Madje dhe rruga ishete
e asfaltuar mu deri ne majebjeshke. E kam perjetuar me
kenaqesi te vecante ate spektakel. Dukej se natyra dhe
njeriu ishin ne gare per te konkuruar bukurite: natyra me
bukurite magjike te bjeshkeve, ndersa njerzit me bukurine
femrore, me veshjet e bukura tradicionale, me kenget dhe
valet. Jam habitur kur kam pa se ne mesin e bjeshkes,
kopshtet ishin te mbjellura me patate dhe me thane qe keto
patate jane nder me te njohurat dhe me te
kerkuarat patate ne Malin e Zi. Uji buronte mu ne mesin e
majes te Koritės. U mahnita kur e pash te gjithe at
gjelbrim edhe pse kete vere ne tere Malsin ka qene vere
jashtzakonisht e nxeht dhe pothuaj se cdo majemali dhe
fushe nen kembet e maleve shihen pasojat. Kur arrita ne
maje ishte nji kenaqesi e vacant kur e pash nji Kishe
shum te bukur, krahas kishes valonte
flamuri yne kombetar. Kjo gje me preku mu ne zemer edhe mi
ngohi ndjenjat kombetare, per nji moment mu kujtua e
kaluara e jone e hidhur kur ne si popull shqipetear ne ish
trojet e jugosllavise nuk kishim te drejt per te perdorur
flamurin tone kombetar. Nga gezimi qe ndjeva ne ato moment
medova dhe mu kujtua edhe lufetari I Malsise se madhe
prisi i yne Ded Gjo Luli, i cili me 1911 ishte ne krye te
kryengritesve dhe i pari qe e ngiti shqipen tone dykrershe
ne majen e Deciqit. U ndjeva krenar qe isha pjes e kombit
tim shqipetar dhe thash me vehte: ah sikur te ishte Deda
sot ketu ta shihete flamurin qe valonte, te shihte qe
paseardhesit e tij nuk u dorzuan dhe nuk e humben
identitetin kombetar.
Dita ishte e shkelqyer dhe mu
para kishes se bukur u mbajt mesha pastaj filloi program I
pasur me kange dhe valle qe I argetoj popullin e tubuar qe
kishin ardhur nga shume vise dhe treva te ndryshme
shqipetare. Dukej nje fest madheshtore. Ishin tubuar diku
rreth 2000 vete. Ky ishte nji tubim madheshtor dhe vertet
mahnites se si malsoret tone jo vetem qe e mbajn traditen
tone kombetare por edhe e kultivojn dhe e ringjallin me
teper ne menyra te ndryshme sikur qe ky shembull zgjedhja
e misit ne bjeshk. I shihnim malesoret e veshura aq
bukurme teshat kombetaredhe na dukeshin zi Zana. Ishin 11
vajza te reja dhe te bukura te veshura ne Xhubleta gje qe
e zbukuroj dhe e beri ket tubim te vecante. Pater Pashku,
frati I kishes, ishte I komunikueshem, atedhetar I mire
dhe fetar I mire.
Me nderime
Alex Selimaj
|
|