Një Komunë të plotë për Malësinë e andejme…

Sytki-NdrecajDhe një Komunë/Bashki të plotë për Malësinë e këndejmë

Nga Sytki Ndrecaj

Ka muaj e muaj që individ, shoqata, institucione lokale e qëndrore, parti politike shqiptare ose jo ( me apo pa protesta ) po shprehen për statusin që duhet të ketë Komuna e Malësisë e andejme duke opinionuar se dikush është për një Komunë të Plotë ( me integritet ) si gjitha komunat e tjera në Mal të Zi e dikush për Komunë “ të plotë “ nën Potgoricë( Komunë vasale pa integritet ). Ashtu siç ka muaj e muaj që shumë “ ekspertë “ të ndarjeve administrativo-territoriale, politikanë ( duke përfshi edhe partitë e tyre ), analistë të fushave e profesioneve të ndryshme ( ka nga ata me ose pa shkollë ) kanë folur e po flasin në takime të organizuara për këtë qëllim, nëpër kafene por edhe kanë folur e botuar në media vizive e të shkruara për ndarjen e re territoriale që do bëhet së fundmi në Shqipëri e në veçanti për Qarkun Shkodër e sidomos për Malësinë e këndejme për të qënjë Komunë/Bashki ( me integritet ) apo dy Komuna/Bashki ( pa integritet ).

U mata shumë që kur shkruajta fjalën Malësi të mos përdori shprehjen gjithëpërshirëse “ trevë “ pasi të gjithë së bashku e kemi parasysh se na mungon këndej Malësisë pothuajse gjysma e jonë e përbashkët e andejme ( për shkak të padrejtësisë historike të
fillimshekullit të kaluar e cila na e la nën sundimin e Malit të Zi ) e në këto rrethana nuk ma bani zemra ta shkruaj shprehjen “ trevë “ pasi do bëja edhe unë një padrejtësi duke privuar pothuajse gjysmen e kësaj treve e konkretisht Malësinë e andejme. E kur duam ta themi një Malësi atëherë të përdorim fjalët e bukura, fjalët kuptimplote Treva jonë Malësi e Madhe. Ndryshe mohojmë vetveten, mohojmë realitetin tonë historik, mohojmë atë që na e don zemra të gjithëve: Malësinë e Madhe pa kufinj.

Ajo që na ndanë Malësinë e andejme dhe të këndejme përveç vijës kufitare dhe të qënurit në dy shtete ( me gjak, zemër e shpirtë jemi gjithmonë të bashkuar ) në këto momente është pikërisht se në rast se Malësia e andejme po lufton me të gjitha forcat për të fituar statusin e Komunës së Plotë si gjitha komunat e tjera në Mal të Zi ( pra për ta bashkuar Malësinë e andejme në një Malësi të përbashkët ), ka bashkëmalësorë të Malësisë së këndejme që po përpiqen me të gjitha forcat për ta ndarë Malësinë në dy pjesë me pretekse nga më absurde deri edhe fetare, bajraqesh, malesh e rranxash e duke harruar fjalët e Pashko Vasës: “ Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria “ apo thënien tjetër shqiptare: Së bashku “Pa Dallim Feje, Krahine e Ideje“ .

Ndërsa ajo që i bashkon Malësinë e andejme dhe të këndejme (duke u shtuar fjalët “ fali zot se nuk dine çfarë bajnë “ ) është pikërisht se edhe në Malësinë e andejme shumë shqiptarë me pushtet shtetërorë por edhe politik ( drejtues të institucioneve malazeze dhe partive politike shqiptare ) bëjnë gjithë ditën ( se natën e bajnë edhe ma zi ) kompromise në dëm të statusit të Komunës së Plotë si gjitha komunat e tjera në Mal të Zi e na hiqen si ekspertë administrativo-territorialë, të politikës civilizuese shqiptare por dhe patriotë të flaktë ( kur të gjithë e dimë se po gënjejnë ditën për diellë ). Ashtu siç ka bashkëmalësorë, parti politike, drejtues të njësive vendore, drejtues të institucioneve qendrore në nivel lokal në Malësinë e këndejme që bashkëpunojnë
me individ, shoqata ( me apo pa personalitet ) deri dhe institucione në nivel qarku e më gjërë që ja kanë me hile Malësisë e që po bëjnë çështë e mundur që Malësinë e këndejme ta ndajnë në dy pjesë ( pra në dy njësi vendore ) për gjoja shërbime publike më të afërta për qytetarin .

Që në fillim unë kam qënë, jam e do jem edhe në të ardhmen me apo pa kosto (pushtetare e politike ) për ti dhënë Malësisë së andejme Statusin e Komunës së Plotë si gjitha komunat e tjera në Mal të Zi, ashtu siç jam për të mbajtur një Malësi të këndejmë të bashkuar në një njësi vendore pasi është më e mira e mundshme për të gjithë bashkëmalësorët e bashkëmalësoret tanë si të Malësisë së andejme edhe të Malësisë së këndejme.

Po cilat janë dobitë në parim për qytetarët që jetojnë në Malësinë e andejme për të qënë Komunë e Plotë si gjitha komunat e tjera në Mal të Zi dhe për qytetarët në Malësinë e këndejme për të qënë një Komunë/Bashki:

Së pari: Unifikohet bashkëjetesa dhe bashkëpunimi në inisiativa të përbashkëta branda vetë komunitetit që jetojnë në juridiksion të këtyre njësive vendore. I vihet fre ndarjeve fetare, krahinore etj. duke qënë të barabartë në vendin që u ka dhuruar zoti. Vetëm kështu jemi më afër integrimit mes njëri-tjetrit, mes vetë njësisë vendore, mes vet shtetit e më pas integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike ku edhe duam të shkojmë.

Së dyti: Gjitha potencialet intelektuale të disponueshme vihen në shërbim të një njësie të vetme vendore duke ndalur hemoragjinë stresuese dhe për ti dhanë shansin kapaciteteve të lartpërmendura për një administrim kompetent të këtyre njësive vendore nepërmjet politikave të afrimit e jo të perjashtimit ( sidomos atyre fetare, ideale apo krahinore ).

Së treti: Të gjitha institucinet që nuk ndodhen aktualisht si Gjykata, Prokuroria, drejtoritë rajonale etj. bëhen pjesë e padiskutueshme e këtyre njësive në kuadër të decentralizimit të pushtetit juridik e vendorë duke sjellur shërbimet e tyre më pranë qytetarit e ajo çka është më e rëndësishmja jep efekt të drejëpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe e të ardhurave personale e familjare. Gjithashtu njësitë janë më kopetente në zbatueshmërinë ligjore.

Së katërti: Duke qënë një njësi vendore e vetme ( ku mirret për bazë edhe numri i popullsisë dhe shtrirja territoriale ) ka një shëndoshje të financave duke mbajtur nivelin e taksave, të pagave dhe të investimeve jo vetëm me mirëadministrim të brëndshëm të buxhetit por edhe me forcën që i jep të qënurit Komunë/Bashki e kategorisë së parë ( ku përfshihen edhe donacionet e Shtetit dhe ato të Huajat ).

Së pesti: Gjitha resurset turistiko-natyrore, ato etno-kulturore etj. mbrohen dhe administrohen së bashku duke krijuar një ansambël projektësh dhe idesh që nxisin zhvillim e kulturë gjithëpërfshirëse. Me të tilla akte qytetarie sjellim civilizim dhe mbajmë gjallë kulturen shekullore të trashëguar nga të parët tanë.

Unë gjatë një prononcimi tim edhe në portale kam deklaruar se shumë shpejt do paraqes fakte dhe prova pse duhet të kemi një Komunë të Malësisë së andejme dhe një Komunë/Bashki të Malësisë së këndejme. Por duke u kërkuar ndjesë pak për asrye shëndetësore e më shumë për “ kyçjen me porosi “ të dokumentacionit që disponojnë institucionet sidomos të Malësisë së këndejme nuk e kam pregatitur akoma materialin e plotë e më konkret ( material që do u dergoj gjitha instancave vendore e qëndrore të shtetit tonë ).

Besimi im për një reflektim individual, politik, institucional etj. edhë në Malësinë e andejme dhe në Malësinë e këndejme do sjelli progres dhe mbarësi në të ardhmen tonë të përbashkët.

Sytki Ndrecaj – Koplik me 11.04.2014