Sipas gazetës DN, përfaqësuesit e partive shqiptare janë të bindur se me daljen e tyre të bashkuar në një koalicion do të sigurojnë hyrjen në Kuvënd.
DN sqaron se me ndërrimin e ligjit zgjedhor, partive shqiptare u janë ndërpre mandatet e garantuara, çka do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme në vjeshtë, partitë shqiptare duhet të garojnë me partitë tjera për hyrje në parlament.
Për përfaqësuesit e partive shqiptare është më e rëndësishme bashkimi i tyre sesa bashkimi në frontin opozitarë demokratik, shkruan DN.
Kryetari i LDMZ Mehmet Bardhi sqaroi se synimi i tyre është fitimi i 5 mandateve në parlament, e kjo është e mundshme vetëm nëse krijojnë një koalicion të vetëm.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu i cili tha se kishin takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe shpreson që gjatë 7 ditëve të ardhshme, gjithçka do të jetë më e qartë.
Nimanbegu megjithatë sqaron se sipas tij do të krijohen 2 lista shqiptare, pasi ekzistojnë partitë të cilat kërkojnë arritjen dhe avancimin e të drejtave për shqiptarët dhe në tjetrën anë janë partitë në krye me Unionin Demokratik të Shqiptarëve të cilët kanë ulë kërkesat për shqiptarët.
Edhe deputeti i Perspektivës, Vasel Sinishtaj përkrahë daljen unike të përfaqësuesve të popullit shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo sipas tij është më e rëndësishmja, që shqiptarët të dalin të bashkuar në zgjedhje.
Sinishtaj sqaroi se koalicioni duhet të jetë sa më i gjerë dhe se bisedimet deri me tani janë duke shkuar mirë por ka ende gjera për të cilat duhet biseduar. Ai thekson se lista shqiptare duhet të formohet në kohë sa më të shkurtë. “Nëse listën nuk e dorëzojmë në kohë atëherë më mirë mos ta dorëzojmë fare”, tha Sinishtaj. /Malesia.Org/





04/08/2012 at 15:23
Po deri kur ju malsoret e Malesise se Madhe do te merreni me z. Bardhin? Ai
duhet te dal ne pension..jan shpenzue energjite e tij..shko more Bardh..po ti e Berisha doni me ken ne ball te kuvendit derisa te jeni gjalle..mos pyet per ne!
Une mendoj se kryetari i ri i LD duhet te dal nga Malesia…deri kur na malsoret “baj vene e pi uj” mjaft me te merremi me tjeret..merrnju me veten tuej..more vllazen..bashkpunim po por jo nenshtrim!
Tung…
08/08/2012 at 18:21
Pajtohem me Ty Prele 100%. Malsia duhet te fitoi komunen e pa varur dhe te kete deputet e vet nga Malsia. Mos harroni se partite politike jane bere bisnis i mire ne ballkan, per at arsye shqiptaret ,ne mal te zi, kane me shum parti se shum shtete me milliona banore. Tung!
04/08/2012 at 15:39
edhe une jam dakord se Bardhi urgjentisht duhet te japin doreheqje nga posti i kryetarit te LDse, dhe cdo post tjeter i lart, por nuk jam dakord qe malsoret te largohen nga LD se ajo asht partia tcilet me kontributn ma te madh te malsorve edhe asht krijua dhe asht partia e par shqiptare ne mal te zi. Partia duhet te vazhdoj ne Malesi por me kuadro treja, me njerz tri.
Tgjith shqiptart bashk duhet te punojn bashk, si ata te Malsise, te Ulqinit, Tivarit, Plaves, Gucis e Rozhajes se vetem atehere mund te bejme dicka
04/08/2012 at 15:39
e themeluar ne Tuz te Malesise, se harrova ta shkruaj
04/08/2012 at 18:17
Te lumte Malot, ketij konstatimit tend skam cfare ti shtoj tjeter
04/08/2012 at 20:31
Partite shqiptare duhet te dalin vetem dhe vetem dhe vetem dhe vetem…..dhe vetem ( nje milion here…) me nje liste, dhe nuk eshte qellimi vec sa per te hyre ne parlament, por per te arrijte unitetin ma se te kerkuar, e ma se te nevojshem…, pa te cilin shqiptaret nuk munden te zgjidhin asnje problem te tyre. Megjithese eshte e kollajte per tu kuptuar pse disa lidere po kerkojne qe pikerisht kesaj here partite shqiptare te dalin te bashkuar ne keto zgjedhje, kjo eshte e vetmja rruge dhe i vetmi opcion per te kapercyer te kaluaren e tyre te palavdishme, plote konflikte, inate, akuza e armiqesi te ndersjellta te cilat kane lane gjurme te pashlyeshme negative per gjithe popullin shqiptare, ne menyre te barabarte.
Prandaj, paragjykimet dhe paralajmerimet per te dale ne keto zgjedhje te radhitur ne te ashtuquajturat ” dy Kolona” apo “dy grupe”, jane shume te primitive per autoret e tyre dhe te rrezikshme per vete elektoratin shqiptar.
Masat e gjera te bazez zgjedhore e kane per detyre te ushtrojne presion mbi lideret e tyre arrogante, qe te kthehen ne rrugen e vertete, e ajo eshte uniteti i faktorit politik shqiptar, pa asnje kusht, pa asnje perjashtim.
Ne mos ndodhte keshtu, tyrpi i mbulofte per jete!!!
05/08/2012 at 09:36
O burrat e dheut, Malsis i duhet partija e vet e jo me kên kryetart n’Ulqin ose dikû tjetër,Malsia asht ën vetin qysh 1878 e gjithmon e kempa parin ën Malësi.Hiqniju Perspektiet,alternativet, Lidhje demokratike, UDSH,Forca e nuk dij se si u thon tânet.Gjithecilla asht e Malit Zi.Epjani êmnin partija Malësore ose Zêni i Malësis a si t’ doni se na e duom komunën e vet e deputatat e Malësis e jo meu trnua me Ulqinak si Sinishtaj.
05/08/2012 at 18:45
ju te nderuar komentues zoti bardhin po e nisni ne pension por i vetmi qe lufton per te drejtat e shqiptareve ne malesi ne ulqin dhe plave e gusi eshte bardhi.prandaj po me duket se u pengon nje njeri i cili krejt jeten i a kushtu kombit te vet .prandaj sikur te ndigjohej profesori ju shqiptaret ne crna gore do ishi ne pozite ma te mire prandaj dhe ato partite tjera jane pjelle e millos vetem me dobsu te nderuarin profesor .prandaj duhet tia ngrisim nje lapidar per se gjalli sepse mos te ishte profesori nuk do te kishte shqiptar ne crna gore se ai ishte ai qe i inkurajoj rezervistat ti hjedhin armet ne sutorman se krejt ishte e pregaditun qe ata rezervista mos te ktheheshin te gjalle sepse milloja po pregadiste masakren e tivarit2 tung .
05/08/2012 at 21:23
Ket teze te Krajes na e ka thane edhe Ferhati , edhe ai gjoja i ka shpetue shqiptaret ne Malesi prej rezervistave. Meritojn lapidare te dy.Por se di se kush do duhet ti ndertonte , malazezet apo shqiptaret.
06/08/2012 at 06:22
Gjithmon bashkimi ban fyqin e vetm te bashkuar dot arrim dikun vec se i cili qe ta marrin at stol mos te menoj se e ka arrit gjellimin se malsija e trojet shqiptare kan nevoja te mella te cilat u tokojn e u meritojn ne vendin e vet me shekuj por mos te harroni se malsori gjithmon asht ken mikprits e ka nerua mikun por ne kry te sofers gjithmon ka nej i zoti i shtepis.
06/08/2012 at 09:47
i mderuar detroit per ferhatin nuk e di po per profesorin kam fakte dhe deshmitar te gjalle .prfesori ne ato momente te veshtira ne sutorman u ka dhan njerezve kurojo sepse kamionat kan qene te ndezur per me shkue ne lufte ne kroaci me vra vellezerit e gjakut kroatet .prandaj profesori ka shume merita tjera e sa per dinoshen nuk mund te flase as ta krahasoj me profesorin se dinosha as gjuhen shqipe se flet mire .prandaj i nderuari detroit ka ardhe koha qe ne shqiptaret ti lam lokalizmat anash se nuk na chojne askun prandaj miloja i do shqiptaret keshtu te perchare por kjo iniciative per bashkimin e bllokut shqiptar ne crnagore eshte ma mire vone se hich tung e mire u ndigjofshim.
06/08/2012 at 06:31
Ligji Komunist i Sali Berishes solli percarjen e partis Demokratike sot kemi Fryma e Re Demokratike (FRD) me nje ligj ku kryetari i Partise nuk mund te zgjidhet me shume se dy mandate ne ket post ket ligj duhet ta ken edhe partit Shqiptare ne Mal Te Zi dhe ne trojet etnike